Shqipëria Postuar më 16 Gusht 2022, 11:47

Bie niveli i arkëtimeve për faturat e dritave - Gjatë gjysmës së parë të vitit prodhimi u dominua nga HEC-et private

Nga SCAN TV
Bie niveli i arkëtimeve për faturat e dritave - Gjatë

Rreth 3.7 mln mwh energji u prodhuan gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend, duke shënuar një rënie të ndjeshme në raport me një vit më parë, ku për të njëjtën periudhë u gjenerua rreth 6 mln mwh energji.

Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, prodhimi u dominua nga hidorecentralet privatë me 53.7% të energjisë totale, ndryshe nga vitit u kaluar ku për të njëjtën periudhë energjia më e madhe u prodhua nga hidrocentralet e Kaskadës së Drinit.

Paralelisht ka vijuar edhe prodhimi i energjisë nga centralet fotovoltaike, ndonëse sasia e gjeneruar është tejet e ulët në raport me energjinë e prodhuar nga burimet hidrike. Në total këto impiante prodhuan 22 618 Mwh energji, duke shënuar rritje të lehtë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku prej këtyre impianteve u prodhua 21 107 mwh energji. Ndërkaq, konsumi total i energjisë për 6-mujorin arriti në rreth 4.25 mln mwh energji, një nivel i njëjtë me atë të konsumuar në periudhën janar- qershor të vitit të kaluar.

Ndërkaq, niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për 6-mujorin u regjistrua në 21.26%, duke shënuar një përmirësim të lehtë në raport me të njëtën periudhë të vitit të kaluar, ku humbjet përllogariteshin në 22.3%

. Por, niveli i arkëtimeve ka një tendencë në rënie gjatë 6-mujorit, duke u fiksuar në 93.9%, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ky tregues ishte  96.1%, të faturave të gjeneruara nga OSHEE.

Ola Mitre / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=WV51ZCPQzqs

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat