Irani dërgon automjete në Rusi - Vizita e presidentit rus Putin për të ndërtuar marrëdhënie të reja

Fabrika kryesore për prodhimin e automjeteve në Iran po përpiqet t’i japë prioritet eksporteve drejr Rusisë, meqënëse të dy vendet janë objektiv i sanksioneve ekonomike perëndimore.
Iran Khodro prezantoi modelin e fundit të automjetit Rira në fabrikën e vendosur në perëndim të Teheranit, ku dhe u prezantuan ambiciet e prodhuesit për tregun rus.
Sipas tij nga këndvështrimi i opsioneve, cilësisë dhe stilit, ky lloj automjeti mund të konkurojë plotësisht me të gjitha modelet në tregjet në Rusi, Azerbajxhan, Oman dhe Irak. Ai theksoi se volumi i tregut rus është më i madhi i të gjitha vendeve pranë Iranit.
Shoqëria në fjalë dhe më parë ka eksportuar automjete në Rusi në mënyrë të vecantë në periudhën 2007 – 2009.
Vendimi vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin vizitoi Teheranin në muajin korrik ku u takua me homologun e tij Ebrahim Raisi dhe liderin suprem Ajatollah Ali Khamenei.
Rusia është objektiv i sanksioneve gjithnjë e më të ashpra që nga pushtimi i Ukrainës në muajin shkurt, ndërsa Irani është përballur me sanksione që rihynë në fuqi në vitin 2018 kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga një marrëveshje për programin bërthamor mes Teheranit dhe fuqive të mëdha.
Të dy vendet i janë përgjigjur sanksioneve duke përforcuar bahskëpunimin në sektorë të rëndësishme për të përforcuar mbështetjen ndaj ekonomive përkatëse.
Dorina Kurtaj / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=6UvFj7Xnbo0
Sondazh

Rritet çmimi i gazit në Gjermani - Familjet do të përballen me një rritje prej 480 euro në fatura
Familjet gjermane do të duhet të paguajnë pothuajse 500 euro më shumë në vit për gazin, pas vemdosjes së një takse të re për të ndihmuar kompanitë që të......

Vijojnë zjarret në Europë 660 mijë hektarë të shkrumbuar shënojnë një rekord të ri
Europa është ende e impenjuar në luftën e saj kundër zjarreve në pyje. 660 mijë hektarë terren janë shkrumbuar në Bashkimin Europian që nga fillimi i këtij......

Rivalët Truss dhe Sunak që synojnë “Douning Street” - Planet ekonomike të kandidatëve për kryeministër konsiderohen si jo reale
Liderët e politikës në Britaninë e Madhe janë akuzuar se po prezantojnë zgjidhje për problemet e vendit, të cilat i përkasin fantazisë, në një moment që......

Gjigantët kinezë të teknologjisë ndajnë detaje të algoritmeve të tyre të çmuara me rregullatorin kryesor në një lëvizje të paprecedentë!
Gjigantët kinezë të teknologjisë kanë ndarë detaje të algoritmeve të tyre të çmuara me rregullatorët e vendit në një lëvizje të paprecedentë, ndërsa Pekini......

Punonjësit ‘Bumerang’ janë rikthyer në fuqi. Pse duhet ose nuk duhet të përpiqeni t’i riktheheni punës suaj të vjetër?!
Nëse jeni duke u vendosur në pozicionin tuaj të ri dhe kuptoni se është larg nga puna e ëndrrave që keni parashikuar, nuk jeni vetëm. Një studim i vitit 2022......

Punë nga zyra vetëm tri herë në javë duke filluar nga shtatori për të gjithë stafin e Apple!
Punonjësit e Apple që punojnë në Santa Clara County pranë selisë së kompanisë në Kaliforni janë thirrur përsëri në zyrë duke filluar nga shtatori, ku pritet të......

Gjermania refuzon të mbështesë thirrjet për ndalimin e vizave turistike për Rusinë!
Kancelari gjerman Olaf Scholz po refuzon të mbështesë thirrjet në rritje për një ndalim në mbarë BE-në për dhënien e vizave turistike për rusët. Duke folur në......

Britania në mungesë të theksuar personeli - Brexit përkeqëson mangësinë e punëtorëve të kualifikuar!
Qeveria britanike dëshiron që punëdhënësit t'i zënë vendet e punës me punëtorë vendas dhe të paguajnë paga më të larta. Por një studim tregon se nuk ka ende......