Britania në mungesë të theksuar personeli - Brexit përkeqëson mangësinë e punëtorëve të kualifikuar!

Qeveria britanike dëshiron që punëdhënësit t'i zënë vendet e punës me punëtorë vendas dhe të paguajnë paga më të larta. Por një studim tregon se nuk ka ende shenja të rritjes së pagave që nga Brexit-i.
Studiuesit e tregut të punës në Britaninë e Madhe ia atribuojnë Brexit-it disa nga mungesat e rënda të punonjësve në Britaninë e Madhe. Kështu thuhet në një studim të publikuar sot. Sipas studimit, pandemia dhe fakti që shumë punëtorë kanë vendosur të dalin në pension më herët se zakonisht janë arsye të tjera të mungesës. Kësaj i shtohen mungesat specifike për sektorë të caktuar. Vitin e kaluar, për shembull, mungesa e shoferëve të kamionëve bëri që raftet e supermarketeve mbetën pjesërisht të zbrazëta dhe pikat e karburanteve nuk furnizoheshin dot me karburant.
Megjithatë, është e vështirë të veçohen efektet e përfundimit të lëvizjes së lirë nga veçoritë e tjera të tregut të punës pas pandemisë, shpjegojnë studiuesit. Sipas tyre, kur punëdhënësit kanë vështirësi të rekrutojnë personel të mjaftueshëm, shpesh ka disa faktorë që kombinohen. Tendencat afatgjata, si rritja më e ulët e pagave, për shembull, i bëjnë disa profesione më pak tërheqëse.
Në fusha të tilla si gastronomia apo logjistika, punëdhënësit britanikë dikur mbështeteshin shumë te BE, thotë studimi po tani ata kanë vështirësi të mëdha në plotësimin e vendeve të punës. Numri i falimentimeve të restoranteve në Britani u rrit me pothuajse dy të tretat (64 %) vitin e kaluar, siç analizoi së fundmi në një vlerësim firma e auditimit UHY Hacker Young. Nëse në vitet 2020/21 u paraqitën për falimentim 856 restorante (deri më 31 mars), për vitin e ardhshëm parashikohen 1406 të tillë.
Restorantet më të vogla në veçanti po vuajnë nga fakti se nuk janë më në gjendje të punësojnë me lehtësi punonjës nga BE-ja. Me Brexit, liria e lëvizjes domethënë e drejta e qytetarëve të BE për të jetuar dhe punuar në të gjitha vendet e Bashkimit Europian - mori fund në Britani. Tani kërkohen viza të shtrenjta, të sponsorizuara nga punëdhënësi dhe që duhet të aplikohen përmes një procedure komplekse.
Sistemi i imigracionit pas Brexit liberalizoi qasjen në tregun e punës në Mbretërinë e Bashkuar për qytetarët jo nga BE, por në të njëjtën kohë futi kërkesat për viza për qytetarët e BE që më parë mund të punonin në çdo profesion, shkruajnë studiuesit në studimin e tyre. Qeveria britanike i ka vendosur vetes synimin e një "ekonomie shumë të kualifikuar me paga të larta”. Punëdhënësit britanikë duhet të plotësojnë vendet e punës me punëtorë vendas dhe të rrisin pagat.
Deri tani, megjithatë, nuk ka asnjë provë që pagat janë rritur ndjeshëm që nga Brexit, përfundojnë studiuesit. Në fakt, punëdhënësit që mbështeteshin shumë te punëtorët e BE priren të përshtaten duke prodhuar më pak ose duke automatizuar procese. Disa vende pune - për shembull në bujqësi - tani u jepen të huajve jo evropianë, por kjo nuk është një alternativë e përshtatshme për të gjitha bizneset. Programet e vizave në këta sektorë shpesh çojnë në shfrytëzim dhe janë të vështira për t'u rregulluar.
Pasojat e rritjes së vazhdueshme të çmimeve të energjisë dhe rënies së konjukturës të ekonomisë botërore po rëndojnë gjithnjë e më shumë mbi ekonominë britanike. Ajo u tkurr pak në pranverë. Nga prilli në qershor, produkti i brendshëm bruto (PBB) ra 0.1 për qind nga tremujori i mëparshëm. Banka e Anglisë vlerëson se vendi do të rrëshqasë në një recesion në fund të vitit, i cili pritet të zgjasë deri në vitin e ardhshëm. Do të ishte periudha më e gjatë e dobësisë ekonomike në ishull që nga kriza globale financiare.
Të nxitura nga kostot në rritje të energjisë dhe problemet e zinxhirit të furnizimit, çmimet e konsumit në Britani së fundmi u rritën me 9.4 për qind. Banka qendrore britanike pret një normë inflacioni mbi 13 për qind deri në fund të vitit. Për të luftuar inflacionin e lartë, autoritetet monetare e ngritën së fundmi normën e politikës monetare me gjysmë pikë përqindjeje, në 1.75%, gjë që është e pazakontë.
E . S / SCAN
Sondazh

Inflacioni në SHBA kap shifrën rekord në 40 vitet e fundit - Rriten ndjeshëm kostot e qirave dhe ushqimeve!
Në maj të këtij viti, çmimet e ushqimeve në Nju Jork u rritën me ritmin më të shpejtë që nga viti 1981. Kjo rritje u ngadalësua pak në qershor, por çmimet e......

Forcohen ndjeshëm Dollari, Paundi dhe Franga – Sa këmbehet sot monedha europiane?!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me dje është blerë sot me 114 lekë dhe është shitur me 115.4 lekë sipas kursit......

Çmimet e larta të energjisë “frenojnë” KESH - Anulohet procedura e blerjes, Korporata: Do e mbulojmë nga prodhimi vendas!
Rritja e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare ka detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të anulojë procedurën për blerjen e 61 600 mwh......

Energjia, ulet mbështetja buxhetore - Plani 3-vjeçar/ Më pak para’ se parashikimet e vitit të kaluar. Prioritet, eficenca e energjisë
Qeveria parashikon ulje të shpenzimeve buxhetore për sektorin energjetik në 2 vitet e ardhshëm, në raport me parashikimet e vitit të kaluar. Sipas programit......

FAO: 1 në 3 shqiptar vuan nga pasiguria ose pamjaftueshmëria ushqimore! Të parët në Europën jugore!
Nën ushqyerja përkufizohet si gjendja e një individi të cilit ushqimi i zakonshëm ditor bazik është i pamjaftueshëm për t’u siguruar për të mbajtur kështu një......

Rritja e taksave ndaj fitimeve të kompanive energjetike për të frenuar çmimin për familjet - Laburistët në Britani propozojnë planin për energjinë
Lideri i laburistëve në Britaninë e Madhe, Keir Starmer deklaroi se familjet nuk do të paguanin asnjë cent më shumë në faturat e energjisë elektrike këtë......

Tender 1,035 miliardë lekë për qendrën e fëmijëve - Ministria e Kulturës nis procedurat për ndërtesën e re!
Teatri i kukullave dhe Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë do të zhvendosen në një ndërtesë të vetme, të re pranë pranë parkut të Liqenit Artificial.......

Gjermania i shkruan Brukselit për përjashtimin e TVSH-së për tarifën e gazit!
Ministri gjerman i financave, Christian Lindner i ka shkruar Komisionit Europian duke kërkuar leje për të hequr dorë nga tatimi mbi vlerën e shtuar për një......