Inflacioni në SHBA kap shifrën rekord në 40 vitet e fundit - Rriten ndjeshëm kostot e qirave dhe ushqimeve!

Në maj të këtij viti, çmimet e ushqimeve në Nju Jork u rritën me ritmin më të shpejtë që nga viti 1981. Kjo rritje u ngadalësua pak në qershor, por çmimet e ushqimeve në SHBA janë ende 9,1 % më të larta se një vit më parë.
Kjo është rritja më e madhe që nga viti 1981 e deri më sot dhe niveli më i lartë në 40 vitet e fundit. Inflacioni i lartë është pasojë e ndërprerjeve në zinxhirët e furnizimit dhe të biznesit të shkaktuar nga vendosja e masave kundër pandemisë.
Numri i fëmijëve që vizitonin mensat publike të ushqimit në fillim të këtij viti ishte 55 % më i lartë se para shpalljes së pandemisë sipas informacioneve nga City Harvest, organizata më e madhe e rishpërndarjes së ushqimit në Nju Jork.
Gjatë masave kundër pandemisë, shumë organizata të tilla u krijuan në Nju Jork me synimin për të ndihmuar njerëzit e varfër dhe subvencionet shtetërore për ta mbetën të njëjta - ato thjesht ndahen tani mes më shumë njerëzve. Por paratë që marrin, po bëhet gjithnjë e më e vështirë për ta që të blejnë ushqim të mjaftueshëm, sepse çmimi i ushqimit vazhdon të rritet.
Shumë restorante dhe bare, pas bilancit katastrofik financiar që patën gjatë pandemisë, ia dolën t'i mbanin klientët duke mos i rritur kostot, ose vetëm duke i rritur pak çmimet e ushqimeve dhe pijeve. Por tani ata kanë rritur edhe pagat e punonjësve të tyre për t'i mbajtur ata - sepse ka një kërkesë të madhe në tregun e punës.
Sipas specialistëve të fushës aktualisht qeveria po bën gjithçka që mundet për të vënë situatën nën kontroll. Për shembull, Fed po rrit normat e interesit, e Presidenti Joe Biden ka detyruar kompanitë e naftës dhe gazit të rrisin prodhimin dhe të mbajnë të ulëta çmimet e benzinës. Por efektet e këtyre masave mund të bëhen të dukshme vetëm brenda një viti.
Në të gjithë SHBA-në, rritja e inflacionit që nisi në kohën e vendosjes së masave kundër pandemisë u ndal pak në korrik. Është shumë herët për ta ndjerë atë në jetën e përditshme të Nju Jorkut pasi përveç kësaj, pagat janë ende në rritje, vlera e parave po bie ndërsa qiratë po rriten.
E . S / SCAN
Sondazh

Forcohen ndjeshëm Dollari, Paundi dhe Franga – Sa këmbehet sot monedha europiane?!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me dje është blerë sot me 114 lekë dhe është shitur me 115.4 lekë sipas kursit......

Çmimet e larta të energjisë “frenojnë” KESH - Anulohet procedura e blerjes, Korporata: Do e mbulojmë nga prodhimi vendas!
Rritja e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare ka detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të anulojë procedurën për blerjen e 61 600 mwh......

Energjia, ulet mbështetja buxhetore - Plani 3-vjeçar/ Më pak para’ se parashikimet e vitit të kaluar. Prioritet, eficenca e energjisë
Qeveria parashikon ulje të shpenzimeve buxhetore për sektorin energjetik në 2 vitet e ardhshëm, në raport me parashikimet e vitit të kaluar. Sipas programit......

FAO: 1 në 3 shqiptar vuan nga pasiguria ose pamjaftueshmëria ushqimore! Të parët në Europën jugore!
Nën ushqyerja përkufizohet si gjendja e një individi të cilit ushqimi i zakonshëm ditor bazik është i pamjaftueshëm për t’u siguruar për të mbajtur kështu një......

Rritja e taksave ndaj fitimeve të kompanive energjetike për të frenuar çmimin për familjet - Laburistët në Britani propozojnë planin për energjinë
Lideri i laburistëve në Britaninë e Madhe, Keir Starmer deklaroi se familjet nuk do të paguanin asnjë cent më shumë në faturat e energjisë elektrike këtë......

Tender 1,035 miliardë lekë për qendrën e fëmijëve - Ministria e Kulturës nis procedurat për ndërtesën e re!
Teatri i kukullave dhe Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë do të zhvendosen në një ndërtesë të vetme, të re pranë pranë parkut të Liqenit Artificial.......

Gjermania i shkruan Brukselit për përjashtimin e TVSH-së për tarifën e gazit!
Ministri gjerman i financave, Christian Lindner i ka shkruar Komisionit Europian duke kërkuar leje për të hequr dorë nga tatimi mbi vlerën e shtuar për një......

Kosova nis kufizimet e energjisë elektrike - Nga e hëna energjia do të mungojë dy orë. Furnizimi vetëm nga prodhimi vendas
Kosova ka nisur këtë të hënë kufizimin e furnizimit me energji elektrike të popullatës. Nga ora 8 e mëngjesit të gjithë konsumatorët do të kenë 6 orë energji......