Rivalët Truss dhe Sunak që synojnë “Douning Street” - Planet ekonomike të kandidatëve për kryeministër konsiderohen si jo reale

Liderët e politikës në Britaninë e Madhe janë akuzuar se po prezantojnë zgjidhje për problemet e vendit, të cilat i përkasin fantazisë, në një moment që britanikët po përketojnë krizën më të rëndë të kostos së jetesës në dekada. Në të njëjtën kohë qeveria akuzohet se nuk po vepron sa duhet pasi është hutuar nga gara për lidershipin e partisë konservatore që do të vendosë se kush do të pasojë Boris Johnson në postin e kryeministrit të vendit.
Zyra e kryeministrit në largim Johnson, bëri të ditur se ai ka nisur një javë pushime, ndërkohë që sipas Douning Street tashmë i takon kryeministrit të ardhshëm që të marrë masat e duhura.
Liz Truss and Rishi Sunak, dy kandidatët për të zëvendësuar Johnson janë përqendruar për të marrë sa më shumë vota, në një kohë që ekonomia po përballet me një recesion të gjatë dhe Britania e Madhe regjistron inflacionin më të lartë në grupin e G7-ës, që ka thyer një rekord 40 vjecar. Në korrik inflacioni arriti nivelin e 9.4% dhe Banka e Anglisë pret që të rritet dhe më shumë në muajin tetor kur pritet që të shtrenjtohen dhe më shumë faturat e energjisë elektrike.
Analistët ekonomikë në vend janë shprehur të zhgënjyer me planet ekonomike të shpalosura si nga kandidatët konservatorë po ashtu dhe nga ai i opozitës laburiste. Truss, sekretare e jashtme, ka thënë se ajo preferon uljen e taksave dhe nuk është angazhuar për të rritur pagat direkte për konsumatorët. Sunak, ish ministër i financave, mbështet "ndihmën urgjente" për t'u mundësuar njerëzve të paguajnë faturat, por pa dhënë detaje.
Në fillim të këtij viti ai miratoi një ndihmë financiare prej 400 paund - 475 euro për të kompensuar faturat e karburantit që të gjitha familjet do të marrin këtë vjeshtë. Ai kundërshton uljet e menjëhershme të taksave, por është zotuar të ulë normën bazë të tatimit mbi të ardhurat me 20% deri në vitin 2029.
Megjithatë, analistët pranojnë se laburistët kanë shkuar shumë më tej se pretendentët e udhëheqjes konservatore në dhënien e detajeve se si të paguajnë për planet e tyre. Starmer, lideri i opozitës laburiste tha se partia e tij, nëse është në pushtet, do të zgjasë në kohë një taksë të papritur mbi kompanitë e naftës dhe gazit në Detin e Veriut për të mbledhur 8.1 miliardë paund - 9.6 miliard euro. Analistët kanë parashikuar që një faturë tipike vjetore e energjisë shtëpiake mund të arrijë ekuivalentin e 5 mijë eurove në janar.
Ndërkohë, ish-kryeministri laburist i Britanisë së Madhe, Gordon Broun, i cili ishte në pushtet gjatë krizës financiare globale të vitit 2008, bëri thirrje që Boris Johnson, Truss dhe Sunak të mblidhen dhe të hartojnë një buxhet emergjent në përgatitje për një "bombë financiare me sahat " në tetor. Fituesi i garës për lidershipin konservator – i cili do të bëhet edhe kryeministri i ardhshëm i vendit – do të shpallet më 5 shtator.
Dorina Kurtaj / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=WwagDHKWqzI
Sondazh

Gjigantët kinezë të teknologjisë ndajnë detaje të algoritmeve të tyre të çmuara me rregullatorin kryesor në një lëvizje të paprecedentë!
Gjigantët kinezë të teknologjisë kanë ndarë detaje të algoritmeve të tyre të çmuara me rregullatorët e vendit në një lëvizje të paprecedentë, ndërsa Pekini......

Punonjësit ‘Bumerang’ janë rikthyer në fuqi. Pse duhet ose nuk duhet të përpiqeni t’i riktheheni punës suaj të vjetër?!
Nëse jeni duke u vendosur në pozicionin tuaj të ri dhe kuptoni se është larg nga puna e ëndrrave që keni parashikuar, nuk jeni vetëm. Një studim i vitit 2022......

Punë nga zyra vetëm tri herë në javë duke filluar nga shtatori për të gjithë stafin e Apple!
Punonjësit e Apple që punojnë në Santa Clara County pranë selisë së kompanisë në Kaliforni janë thirrur përsëri në zyrë duke filluar nga shtatori, ku pritet të......

Gjermania refuzon të mbështesë thirrjet për ndalimin e vizave turistike për Rusinë!
Kancelari gjerman Olaf Scholz po refuzon të mbështesë thirrjet në rritje për një ndalim në mbarë BE-në për dhënien e vizave turistike për rusët. Duke folur në......

Britania në mungesë të theksuar personeli - Brexit përkeqëson mangësinë e punëtorëve të kualifikuar!
Qeveria britanike dëshiron që punëdhënësit t'i zënë vendet e punës me punëtorë vendas dhe të paguajnë paga më të larta. Por një studim tregon se nuk ka ende......

Inflacioni në SHBA kap shifrën rekord në 40 vitet e fundit - Rriten ndjeshëm kostot e qirave dhe ushqimeve!
Në maj të këtij viti, çmimet e ushqimeve në Nju Jork u rritën me ritmin më të shpejtë që nga viti 1981. Kjo rritje u ngadalësua pak në qershor, por çmimet e......

Forcohen ndjeshëm Dollari, Paundi dhe Franga – Sa këmbehet sot monedha europiane?!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me dje është blerë sot me 114 lekë dhe është shitur me 115.4 lekë sipas kursit......

Çmimet e larta të energjisë “frenojnë” KESH - Anulohet procedura e blerjes, Korporata: Do e mbulojmë nga prodhimi vendas!
Rritja e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare ka detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të anulojë procedurën për blerjen e 61 600 mwh......