Europa Postuar më 16 Gusht 2022, 11:40

Rritet çmimi i gazit në Gjermani - Familjet do të përballen me një rritje prej 480 euro në fatura

Nga SCAN TV
Rritet çmimi i gazit në Gjermani - Familjet do të

Familjet gjermane do të duhet të paguajnë pothuajse 500 euro  më shumë në vit për gazin, pas vemdosjes së një takse të re për të ndihmuar kompanitë që të mbulojnë koston e zëvendësimit të furnizimeve ruse, duke shtuar presionin mbi Berlinin për të marrë masa të mëtejshme lehtësimi për popullsinë.

Trading Hub Europe, operatori gjerman i tregut të gazit, konfirmoi se ka vendosur tarifën në 2.419 cent për kilovat orë.

Taksa do të jetë në fuqi nga 1 tetori dhe do të mbetet e tillë deri në muajin prill 2024, në një përpjekje për të ndihmuar Uniper - importuesi më i madh në vend i gazit rus - dhe importuesit e tjerë të përballen me çmimet në rritje.

Për një familje mesatare prej katër personash, tarifa do të arrijë në një kosto shtesë vjetore prej rreth 480 euro, ose një rritje prej rreth 13% për një faturë mesatare gazi prej 3.568 euro, për përdorimin e 20 mijë kilovat orë në vit.

Ministri gjerman ekonomik Habeck u shpreh se vendosjen e kësaj takse tregu i energjisë në vend do të ishte në kolaps. Ai theksoi se modeli energjitik i Gjermanisë i varur nga Rusia ka dështuar dhe nuk do të kthehej më.

Industria gjermane do t'i nënshtrohet gjithashtu tarifës, me Federatën Gjermane të Çelikut që thotë se do të shtojë rreth 500 milionë euro të tjera në vit në faturat e energjisë të sektorit, mbi 7 miliardë euro kosto shtesë që i atribuohen tashmë çmimeve të larta të energjisë.

Ekonomistët paralajmëruan se taksa do të përshpejtonte më tej inflacionin në ekonominë më të madhe të Europës, e cila tashmë po shkon në një nivel të ngritur prej 8.5%, me disa masa lehtësimi, si biletat e transportit publik me kosto të ulët, të cilat gjithësesi janë pranë skadencës.

Federata e Industrive Gjermane bëri thirrje për masa mbështetëse për bizneset pasi kancelari Olaf Scholz premtoi një paketë shtesë lehtësimi për familjet.

Rusia ka frenuar fluksin e gazit në Gjermani, duke fajësuar problemet teknike dhe burokracinë e sanksioneve perëndimore për një rënie të eksporteve përmes tubacionit kryesor Nord Stream 1 në 20% të kapacitetit të saj. Berlini i cilëson reduktimet si të motivuara politikisht.

Dorina Kurtaj / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=I_FOTHPltCg

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat