Biden kërkon pezullimin e taksës së benzinës - Masa do të jetë në fuqi deri në muajin shtator për të lehtësuar familjet amerikane
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden i kërkoi kongresit që të miratojë një pezullim tre-mujor të taksës federale të benzinës për të ndihmuar në përballjen me çmimet rekord të karburanteve si dhe për të lehtësuar për një periudhë kohe familjet amerikane gjatë sezonit të verës.
Presidenti gjithashtu u kërkoi shteteve amerikane të pezullojnë përkohësisht taksat shtetërore të karburantit, të cilat shpesh janë më të larta se tarifat federale, si dhe të sfidojnë kompanitë e mëdha të naftës që të ofrojnë zgjidhje se si të rikthejnë kapacitetin e përpunimit.
Biden dhe këshilltarët e tij e kanë diskutuar këtë çështje prej muajsh mes presionit në rritje për të vepruar, pasi çmimet rekord të gazit kanë ndikuar në rënien e mbështetjes ndaj Biden sipas sondazheve të fundit. Por rrezikojnë dhe ruajtjen e pushtetit të demokratëve në kongres pas zgjedhjeve të mes mandatit në muajin nëntor të këtij viti.
Një pezullim i taksës federale të benzinës prej 18.4 cent për gallon – afërsisht 3.78 litra - dhe taksës së naftës 24.4 cent, kërkon miratimin e Kongresit, i cili meqënëse aktualisht është nën kontrollin e demokratëve e bën propozimin e Biden thuajse simbolik.
Ligjvënësit e të dyja partive kanë shprehur rezistencë ndaj pezullimit të taksës, duke përfshirë kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Ata janë të shqetësuar për faktin se masa mund të ketë efekt të kufizuar tek çmimet nëse kompanitë e naftës dhe shitësit me pakicë grumbullojnë pjesën më të madhe të kursimeve.
Biden i kërkoi Kongresit të pezullojë taksën e karburantit deri në muajin shtator, një veprim që do t'i kushtojë Fondit të Autostradave afërsisht 10 miliardë dollarë të ardhura të humbura, por mund të plotësohet nga sektorë të tjerë në një kohë që buxheti po sheh rritje të të ardhurave dhe tkurrje të deficitit në një situatë ku vendi po rimëkëmbet nga pandemia e Kovid 19.
Disa shtete, si Nju Jorku dhe Konektikat, kanë pezulluar tashmë taksat shtetërore të karburantit, ndërsa të tjerë kanë hedhur ide të tilla si zbritje për konsumatorët.
Çmimet e karburanteve në SHBA janë mesatarisht 5 dollarë për gallon –e përkthyer në njësi matëse europiane e barabartë me 3.78 litra - pasi kërkesa në rritje për karburantet motorike përkon me humbjen e rreth 1 milion fuçive në ditë të kapacitetit përpunues. Në tre vitet e fundit shumë impiante u mbyllën kur kërkesa për karburant u ul ndjeshëm në kulmin e pandemisë.
SCAN
Sondazh

Rrëzohen në ritestim shkelësit e rëndë të rregullave të qarkullimit rrugor - DPSHTRR: S’ka shpëtim përveçse riedukimit!
DPSHTRR ka publikuar një mesazh për humbësit e të gjitha pikëve të lejes së drejtimit, ata që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës,......

Bordi i Transparencës - Ulet me vetëm 3 lekë çmimi i naftës
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë......

Shtrenjtimi i naftës i orienton shqiptarët drejt biçikletës - Shifrat/ Maji 2022 rekord përdorimi! Më të frekuentuara ditët mërkurë-premte
Rritja e çmimit të karburantit ka bërë që shumë qytetarët të ndryshojnë mënyrën e tyre të transportit. Një prej metodave alternative që ka njohur përdorim të......

Rekord kandidaturash për Avokatin e Popullit - Nga Ilir Rusmaili, te Ahmet Prençi e Sali Shehu. Në garë ish-ministra dhe politikanë
Si rrallë më parë, posti i Avokatit të Popullit ka ngjallur shumë interes këtë vit, ndërkohë që nuk mungojnë edhe kandidatët surprizë. Ndërsa tradicionalisht......

Drafti për tatimin e të ardhurave nxit evazionin - Preçi: Zbritja e shpenzimeve “minon” fiskalizimin!
Ndërsa projektligji i ri i tatimit mbi të ardhurat synon të luftojë evazionin fiskal, ekspertët e ekonomisë shprehen se miratimi këtij drafti mund të sjellë......

Kultura po zhvlerësohet: Më pak spektatorë dhe shpenzime publike. Çmimet janë rritur minimalisht në 6 vite!
Të dhënat e “Institutit të Statistikave” referuar dimensionit ekonomik të kulturës, tregojnë se numri i shfaqjeve apo premierave gjatë vitit 2021 është rritur......

Qytetarët, 15% tatim për qiratë dhe dhuratat - Pr.ligji/ Tatohen trashëgimitë dhe të ardhurat nga lojërat e fatit!
Qytetarët shqiptarë do të tatohen me 15 për qind për të ardhurat që marrin nga dhënia me qira e pasurive të paluajtshme si ambiente banimi apo komerciale.......

Kompania kineze ndërton anijen më të madhe të mallrave në botë – Është 400 metra e gjatë dhe mban deri në 24 mijë kontejner
Anija më e madhe në botë me një kapacitet prej 24,000 kontejnerësh u dorëzua nga ndërtuesi i saj Hudong-Zhonghua Shipbuilding (Group) Co Ltd më 22 qershor në......