Shqipëria Postuar më 23 Qershor 2022, 13:36

Shtrenjtimi i naftës i orienton shqiptarët drejt biçikletës - Shifrat/ Maji 2022 rekord përdorimi! Më të frekuentuara ditët mërkurë-premte

Nga SCAN TV

Rritja e çmimit të karburantit ka bërë që shumë qytetarët të ndryshojnë mënyrën e tyre të transportit. Një prej metodave alternative që ka njohur përdorim të gjerë është edhe biçikleta. Referuar të dhënave të publikuara në Open Data nga Bashkia e Tiranës, rezulton se që prej muajit mars kur nisi edhe rritja e çmimit të karburantit, numri i biçikletave ka njohur rritje progresive deri në muajin maj 2022. Për të numëruar biçikletat, Bashkia e Tiranës ka vendosur në 4 pika të kryeqytetit tabela elektronike, të cilat numërojnë biçikletat që kalojnë.

Këto pika gjenden në: Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Rruga e Kavajës, Rruga “Luigj Gurakuqi” dhe Rruga Abdyl Frashëri.

Sipas platformës Eco-Visio që gjeneron të dhënat e këtyre tabelave, deri ne Maj 2022 në këto 4 pika kanë kaluar gjithsej 1 milionë e 397 mijë e 636 biçikleta. Pika më e frekuentuar është Rruga e Kavajës ku kanë kaluar 570 mijë e 579 biçikleta ndërsa pika më pak e frekuentuar është Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” përgjatë të cilës kanë kaluar gjithsej 139 mijë e 138 biçikleta.

Dita me fluksin më të lartë të biçikletave ka qenë data 24 Maj 2022 ku në pikën e vendosur në Rrugën e Kavajës kanë kaluar 5 mijë e 971 biçikleta. Muaji Maj është muaji ku biçikletat janë përdorur më shumë në të katërta pikat.

Ditët më të frekuentuara janë ditët e javës nga e Mërkura deri të Premten, ku piku i lëvizjes është në mëngjes rreth orës 8:00 dhe në pasdite rreth orës 4:00 e 5:00. Në fundjavë piku i lëvizjes është paradite rreth orës 11:00 dhe në pasdite rreth orës 7:00.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=DxRVgHRk-2k

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat