Shqipëria Postuar më 23 Qershor 2022, 13:08

Kultura po zhvlerësohet: Më pak spektatorë dhe shpenzime publike. Çmimet janë rritur minimalisht në 6 vite!

Nga SCAN TV

Të dhënat e “Institutit të Statistikave” referuar dimensionit ekonomik të kulturës, tregojnë se numri i shfaqjeve apo premierave gjatë vitit 2021 është rritur nga 328 shfaqje në 512 të tilla, por ajo që vihet re është se numri i spektatorëve ka rënë me 0.62%. Gjatë vitit 2021, në shfaqet e organizuara, morën pjesë 38,091 spektatorë, ndërsa gjatë vitit 2020 regjistroheshin 38,332 spektatorë. Pjesëmarrja më e ulët vjen edhe si pasojë e masave anti-Covid dhe numrit të kufizuar të publikut nëpër shfaqje për shkak të ruajtjes së distancës, duke qenë se krahasimi është me vitin 2020, në të cilin 2 muajt e parë të vitit ishin pa masa kufizuese. Këto të dhëna tregojnë se edhe përgjatë vitit 2021, institucionet kulturore janë sfiduar nga pandemia dhe sidomos institucionet të cilat aplikojnë arte skenike dhe kërkojnë pjesëmarrje fizike. Përgjatë vitit që lamë pas, teatri eksperimental numëron numrin më të lartë të shfaqjeve të vëna në skenë dhe po ashtu numëron dhe numrin më të lartë të spektatorëve edhe pse paraqiten me një rënie të konsiderueshme. Pjesëmarrja në aktivitetet kulturore ka një ndikim të rëndësishëm në jetën e individit, ndaj këto të dhëna përcjellin nota pesimiste sa i përket mirëqenies së tyre....Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=i-_vpDbHwns

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat