Qytetarët, 15% tatim për qiratë dhe dhuratat - Pr.ligji/ Tatohen trashëgimitë dhe të ardhurat nga lojërat e fatit!
Qytetarët shqiptarë do të tatohen me 15 për qind për të ardhurat që marrin nga dhënia me qira e pasurive të paluajtshme si ambiente banimi apo komerciale. Projektligji i ri për “tatimin mi të ardhurat” përcakton të gjitha të ardhurat e individëve për të cilat do të duhet të paguhet tatim. Kështu, neni 60 i draftit të hedhur për konsultim, citon se: individët rezidentë dhe jo rezidentë në Republikën e Shqipërisë, të cilët marrin një dhuratë ose trashëgimi të aseteve të ndodhura në Shqipëri ose jashtë saj apo marrin fitime nga lojërat e fatit të zhvilluara në Shqipëri ose jashtë saj, do të paguajnë një normë tatimore prej 15 për qind mbi vlerën.
Dhurata në këtë rast nënkupton pasurinë e luajtshme ose të paluajtshme ose paratë e fituara pa ndonjë kompensim në këmbim. Ndërsa termi “trashëgimi”, nënkupton pasurinë e luajtshme ose të paluajtshme ose paratë e fituara si rezultat i kalimit për shkak të vdekjes nga personi i vdekur tek trashëgimtarët e tyre. Sendet nga dhuratat dhe trashëgimia vlerësohen me vlerë nominale ose vlerën e tregut, cila prej tyre është vlera më e madhe.
Ndërkohë që në këtë pikë projektligji përcakton disa përjashtime ligjore. Konkretisht, përjashtohen nga tatimi: dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë ligjorë në radhë të parë dhe të dytë; dhurimet dhe trashëgimitë të marra nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë të ligjshëm përveç shkallës së parë dhe të dytë, deri në 5 milionë lekë për tatimpagues për pasuritë e paluajtshme, dhe deri në 1 milionë lekë për pasuritë e luajtshme për tatimpagues.
Si dhe kalimi i të drejtës së pronësisë trashëgimtarëve ligjorë nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria, kur prona rrjedh nga bashkëpronësia e detyrueshme. Edhe në këtë rast, përjashtimi nga tatimi bëhet nëse trashëgimtari ose përfituesi i dhuratës provon që sendet e dhuruara ose të trashëguara janë tatuar paraprakisht ose janë raportuar nga i vdekuri ose dhuruesi. Ndërkohë kjo normë tatimore do të paguhet edhe për honoraret dhe interesat bankare.
Elisabeta Dosku / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=3CdB7td8i-c
Sondazh

Kompania kineze ndërton anijen më të madhe të mallrave në botë – Është 400 metra e gjatë dhe mban deri në 24 mijë kontejner
Anija më e madhe në botë me një kapacitet prej 24,000 kontejnerësh u dorëzua nga ndërtuesi i saj Hudong-Zhonghua Shipbuilding (Group) Co Ltd më 22 qershor në......

Çfarë tha Moneyval për Shqipërinë? Elvis Koçi, ish-kreu i Pastrimit të Parave: Vlerësim pozitiv për pronarët përfitues dhe legjislacionin!
Në intervistën e fundit dhënë si Drejtori i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, Elvis Koçi ka analizuar vendimet e Moneyval për......

“Mbyllja e sporteleve, diskriminim” - Qytetarët, ankesa te Komisioneri, Gajda: Po i shqyrtojmë. Ka shumë elemente që tregojnë se po penalizohen
Pamundësia për të marrë shërbime online përmes portalit e-Albania konsiderohet si diskriminim nga ana e qytetarëve. Disa ankesa janë depozituar pranë......

Pagesa e parkingut në Tiranë, jo më vetëm me sms - Veç kompanive telefonike, përfshihen edhe bankat!
Parkimi i automjetit në Tiranë nuk do të paguhet më vetëm me sms. “Tirana Parking” ka shpallur një tender me vlerë 10.7 milionë lekë për zhvillimin e një......

Paralajmërim urgjent për pasagjerët e linjave ajrore me fluturime në qershor e korrik: Greva masive!
Anulimet, vonesat dhe radhët me orë të tëra tashmë kanë një ndikim të pashmangshëm në udhëtimet verore nëpër Europë. Puna gjithëpërfshirëse dhe shkurtimet e......

Gjermania në 'nivel alarmi' të planit emergjent të gazit - Sheh rrezik të lartë të mungesës afatgjatë të furnizimit!
Gjermania ka deklaruar se po kalon në të ashtuquajturin "nivelin e alarmit" të planit të saj emergjent të gazit, pasi flukset e reduktuara ruse po përkeqësojnë......

Rubla ruse është në nivelin më të fortë në 7 vjet, pavarësisht sanksioneve masive. Ja përse!
Rubla e Rusisë arriti në 52.3 për dollar të mërkurën, një rritje prej rreth 1.3% një ditë më parë dhe niveli më i fortë që nga maji 2015. Kjo është një botë......

Qendër logjistike me vlerë 300 milion euro - Portet e Abu Dhabi synojnë investime në portin e Konstancës të Rumanisë
Portet e Emirateve të Bashkuara Arabe, zonat industriale dhe operatori logjistik Abu Dhabi Ports Group është i interesuar të investojë në portin rumun të Detit......