Besimi në ekonomi e nis vitin në "zbritje"/ Konsumatorët, më pesimistë për ekonominë gjatë muajit Janar
"Banka e Shqipërisë", nëpërmjet vrojtimit të besimit të biznesit dhe konsumatorit, sinjalizon se treguesi i ndjesisë ekonomike e ka nisur vitin 2024 me rënie. Kjo rënie konstatohet me 1.8 pikë në muajin Janar dhe qëndron 7.6 pikë përqindje mbi mesataren historike.
Institucioni i Bankës së Shqipërisë shpjegon se rënia e këtij treguesi këtë muaj është nxitur nga rënia e treguesit të besimit konsumator, rënia e besimit në sektorin e ndërtimit dhe atë të shërbimeve. Nga ana tjetër, besimi në sektorët e industrisë dhe të tregtisë shënuan rritje në muajin Janar të këtij viti.
‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat për të kuptuar se si kanë ndryshuar vlerat e treguesve të besueshmërisë sipas sektorëve bazë të ekonomisë. Shifrat tregojnë se treguesi i besimit të industrisë u rrit me 4 pikë përqindje në muajin Janar të këtij viti dhe kjo rritje e pozicionon atë 9 pikë përqindje mbi mesataren historike . Qasja e bizneseve mbetet optimiste përsa i përket kontratave porositëse nga eksportet dhe prodhimit aktual. Treguesi i dytë i cili regjistroi rritje në nisje të këtij viti ishte dhe ai i besimit në tregti, ku rritja për këtë tregues është 4.9 pikë përqindje. Kjo rritje mujore lidhet me performancën e mirë të bizneseve gjatë muajit Janar të vitit aktual.
Nga ana tjetër, treguesit që kanë pësuar rënie janë treguesi i besimit në ndërtim, treguesi i besimit në shërbime dhe treguesi i besimit konsumator. Konkretisht treguesi i besimit në ndërtim ra me 8.6 pikë përqindje, megjithatë, niveli i tij vijon të qëndrojë ndjeshëm mbi mesataren historike, me rreth 18 pikë. Kjo rënie u përcaktua kryesisht nga vlerësimet në rënie për aktivitetin aktual ndërtues dhe nivelin e porosive.
Treguesi i besimit në shërbime gjithashtu pësoi një rënie të konsiderueshme me 5.2 pikë përqindje në muajin Janar të vitit 2024. Niveli i këtij treguesi aktualisht qëndron 8.1 pikë përqindje mbi mesataren historike, ndërkohë edhe treguesi i besimit konsumator ka regjistruar një rënie të lehtë me 0.9 pikë përqindje, duke zbritur afër nivelit të mesatares historike. Kjo rënie ka ardhur si pasojë e vlerësimit të konsumatorëve të cilët e cilësuan me rënie situatën e tyre financiare dhe situatën ekonomike të vendit në të ardhmen.
Sondazh

Instituti i Vienës për ekonominë shqiptare/ Projeksionet, të njëjta me edicionin e vjeshtës. Ekonomia pritet të rritet me 3.6% këtë vit
“Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare” ka publikuar raportin më të fundit me projeksionet e dimrit për vitin 2024 duke e lënë të pandryshuar......

Transporti ajror performon "lart"/ Fluturimet u rritën me 31%, u regjistruan rreth 7.3 milionë pasagjerë
Sipas të dhënave më të fundit të “Institutit të Statistikave”, në vitin që lamë pas, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar gjithsej rreth 305 mijë......

Gjeografia e turistëve të huaj gjatë vitit 2023/ Erdhën rreth 10.1 milionë të huaj, pjesa më e madhe nga Europa Jugore dhe Perëndimore
Publikimi më i fundit mbi lëvizjet e shtetasve nga “Instituti i Statistikave” na ndihmon të kemi tani më një panoramë të qartë të numrit të të huajve që kanë......

Indeksi i lirisë, Shqipëria “në vend numëro”/ Asnjë ndryshim në renditje, 'stonojmë' në funksionimin e sistemit ligjor
Sipas të dhënave të publikuara nga “Instituti Fraser”, Indeksi i Lirisë Njerëzore në Shqipëri vlerësohet me 7.67 pikë nga 10 pikë të mundshme, duke e renditur......

Më pak shtetas 'me sytë' nga Europa/ Në nëntor pati 21.1% aplikime më pak se vjet, por më shumë se në verë
Të dhënat më të fundit të publikuara nga ‘Agjencia për Azil e Bashkimit Europian’ që i referohen muajit Nëntor të vitit 2023 konstatojnë një rënie me 21% të......

Analiza e tregtisë së jashtme për vitin 2023/ Eksportet “tkurren” me 9.5%, nënçmimi i euros “fajtori” kryesor
Rënia e ndjeshme e çmimeve, si për produktet e importit, ashtu edhe për ato të eksportit e ka mbyllur vitin 2023 me një `tkurrje` të ndjeshme të tregtisë së......

Shqipëria, "bum" netë qëndrimesh/ Kryesojmë Europën me rritjen më të lartë përgjatë 10 muajve
Turizmi padyshim që ka qenë kryefjala e vitit që lamë pas, pasi muaj pas muaji ka regjistruar rekorde të reja duke thyer çdo parashikim. Shifrat zyrtare nga......

'Rrëzohet' miti i bujarisë për shqiptarët/ Shqipëria në 20 vendet më pak bujare, të fundit në dhurimin e kohës vullnetare
“Fondacioni i ndihmës dhe bamirësisë” (Charities Aid Foundation), ka publikuar së fundmi të dhënat e një studimi të kryer në vitin 2023 përsa i përket indeksit......