Më pak shtetas 'me sytë' nga Europa/ Në nëntor pati 21.1% aplikime më pak se vjet, por më shumë se në verë

Të dhënat më të fundit të publikuara nga ‘Agjencia për Azil e Bashkimit Europian’ që i referohen muajit Nëntor të vitit 2023 konstatojnë një rënie me 21% të aplikimeve të shtetasve shqiptarë për azil në vendet e Bashkimit Europian.
E përkthyer në shifra, aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e BE-së, gjatë muajit Nëntor të vitit 2022, ishin 1,131. Ndërkohë, në të njëjtën periudhë të vitit 2023 i janë drejtuar azilit 239 shtetas më pak. Pra, konkretisht në muajin Nëntor të vitit 2023 kanë aplikuar gjithsej 892 shtetas shqiptarë, ku 704 prej tyre ishin aplikues të rinj ose për herë të parë dhe pjesa tjetër rezultojnë të jenë përsëritës në aplikim. Nga aplikimet e kryera, 95% janë refuzuar ose kanë marrë përgjigje negative dhe vetëm 5% e aplikimeve totale janë aprovuar. Edhe pse paraqiten me rënie krahasuar me një vit më parë, të dhënat flasin për një numër më të lartë aplikimesh në Nëntor sesa në muajt e verës.
‘Scan Intel’ ka analizuar këto të dhëna për të parë se ku pozicionohet Shqipëria krahasimisht me vendet e rajonit sa i përket aplikimeve për azil drejt vendeve të Bashkimit Europian. Sipas shifrave shtetasit shqiptarë janë më të prirur të aplikojnë për azil në vendet e Bashkimit Europian, duke e renditur kështu Shqipërinë në vendin e parë për numrin më të lartë të aplikimeve, krahasimisht me vendet e tjera të rajonit. Më pas renditet Maqedonia e Veriut me 711 aplikime, ku 56.6% e aplikimeve kanë qenë për herë të parë. Në vendin e tretë pozicionohet Serbia me 507 aplikime në total, 59.7% e të cilave janë aplikime të reja të regjistruara në muajin Nëntor të vitit 2023
Ndërkohë, me numrin më të ulët të aplikimeve janë Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina, përkatësisht me 30 dhe 127 aplikime gjithsej. Nga këto aplikime 55%-75% e tyre regjistrohen si aplikime të reja.
Në përfundim të analizës, konkludojmë se azili nuk shihet më si një 'rrugëdalje' nga shtetasit e rajonit pasi fluksi i aplikimeve për azil ka rënë ndjeshëm në të gjitha vendet, tendecë kjo e kundërt me atë të një viti më parë.
Sondazh

Analiza e tregtisë së jashtme për vitin 2023/ Eksportet “tkurren” me 9.5%, nënçmimi i euros “fajtori” kryesor
Rënia e ndjeshme e çmimeve, si për produktet e importit, ashtu edhe për ato të eksportit e ka mbyllur vitin 2023 me një `tkurrje` të ndjeshme të tregtisë së......

Shqipëria, "bum" netë qëndrimesh/ Kryesojmë Europën me rritjen më të lartë përgjatë 10 muajve
Turizmi padyshim që ka qenë kryefjala e vitit që lamë pas, pasi muaj pas muaji ka regjistruar rekorde të reja duke thyer çdo parashikim. Shifrat zyrtare nga......

'Rrëzohet' miti i bujarisë për shqiptarët/ Shqipëria në 20 vendet më pak bujare, të fundit në dhurimin e kohës vullnetare
“Fondacioni i ndihmës dhe bamirësisë” (Charities Aid Foundation), ka publikuar së fundmi të dhënat e një studimi të kryer në vitin 2023 përsa i përket indeksit......

Kush e financon biznesin shqiptar? Anketa e RCC: Mbi 90% nga burimet e brendshme, 7% nga huadhënësit informalë/ fajdexhinjtë
Të dhënat e Barometrit të Ballkanit për vitin 2023, të publikuara nga “Këshilli për Bashkëpunim Rajonal”, tregojnë se bizneset e Ballkanit Perëndimor i......

Cili qark ka jetëgjatësinë më të lartë? Tirana dhe Durrësi mbi mesataren kombëtare, Gjirokastra e fundit
Përgjatë viteve të fundit jetëgjatësia në Shqipëri ka ruajtur relativisht një ritëm të qëndrueshëm deri në vitin 2020 dhe 2021, ku shumë tregues demografikë......

Sezoni "fatlum" i strukturave akomoduese/ U rritën me 7.6% në vitin 2022, rajoni i qendrës 'strehoi' më shumë turistë
Numri i lartë i vizitorëve të huaj që zgjodhën vendin tonë për të pushuar ka nxitur sipërmarrësit të investojnë në sektorin e hotelerisë duke rritur kështu......

Dhjetori konfirmon zbutjen e inflacionit/ Norma arriti pranë 4.8%, por zarzavatet akoma me rritje dyshifrore
Gjatë muajit të fundit të vitit të kaluar, inflacioni ka vijuar tendencat rritëse, duke u ngjitur pranë 4%, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Instituti i......

Shqiptarët, mes Tiranës dhe qyteteve bregdetare/ Vetëm tre qarqe me shtesë pozitive, pjesa tjetër po "tkurren"
Migrimi i brendshëm është një fenomen shoqëror përmes të cilit njerëzit zhvendosen nga vendi i tyre i origjinës në një vend tjetër brenda të njëjtit shtet.......