Instituti i Vienës për ekonominë shqiptare/ Projeksionet, të njëjta me edicionin e vjeshtës. Ekonomia pritet të rritet me 3.6% këtë vit

“Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare” ka publikuar raportin më të fundit me projeksionet e dimrit për vitin 2024 duke e lënë të pandryshuar normën e rritjes ekonomike për vitin aktual, krahasuar me projeksionet e vjeshtës të publikuara në muajin Tetor të vitit 2023. Referuar të dhënave të buletinit të fundit, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë do të zgjerohet me 3.6% këtë vit. Nga ana tjetër, sipas raportit, për vitin 2025 të dhënat vijojnë një trajektore pozitive duke parashikuar një rritje prej 3.7%. Inflacioni parashikohet të jetë në nivele të kënaqshme gjatë vitit 2024, pranë një norme prej 3%. Përsa i përket normës së papunësisë themi se edhe ky tregues do të ndjekë një kurbë rënëse dhe pritet që në vitin 2024 të jetë 9.5% nga 10% që ishte në vitin 2023.
Sipas raportit, përshpejtimi i pritshëm i rritjes rajonale varet nga përmirësimi i kushteve ekonomike, të cilat deri më tani kanë qenë të ndikuara nga një sërë faktorësh globalë si pandemia, konfliktet dhe kushtet mjedisore. Ekonomia botërore përgjithësisht u ndikua nga pasiguritë politike në mbarë botën, goditje të shumta që lindin nga konfliktet dhe ndryshimet klimatike që bënë kërdinë kryesisht në jetët dhe mjetet e jetesës së miliona njerëzve, më tej duke rrezikuar progresin drejt zhvillimit të qëndrueshëm.
Por çfarë thonë shifrat përsa i përket projeksioneve në nivel rajonal? Sipas të dhënave të raportit për projeksionet e rritjes ekonomike në vendet e rajonit, Shqipëria pritet të ketë rritjen ekonomike më të lartë, pas Malit të Zi. Ekonomia në Malin e Zi pritet të zgjerohet me 4%, ndërsa ekonomia e vendit tonë pritet të ketë një zgjerim me 3.6%. Nga ana tjetër, ekonomia e Kosovës pritet të zgjerohet me 3.5% në vitin 2024. Në vendet e tjera të rajonit si Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia pritet që kjo rritje të jetë me 2%, 2.2% dhe 2.4% përkatësisht.
"Scan Intel" ka analizuar të dhënat edhe për pritshmëritë që lidhen me normën e inflacionit dhe atë të papunësisë për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit. Parashikimet që lidhen me këtë tregues për Malin e Zi, Serbinë dhe Kosovën tregojnë se në këto vende pritet të kenë rritje të normës së inflacionit, ku ky zgjerim parashikohet të jetë përkatësisht me 5%, 4.5% dhe 4%, ndërsa Shqipëria pritet të ketë një nivel optimal të normës së inflacionit, pra 3% në vitin 2024. Kujtojmë që norma e inflacionit në vitin 2023 përllogaritej në 4.8%.
Sipas “Institutit të Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare” norma e papunësisë në Shqipëri pritet të jetë 0.5% më e ulët se në vitin 2023, pasi parashikimet thonë se kjo normë do të jetë 9.5%. Në të gjitha vendet e rajonit përveç Serbisë kjo normë do të luhatet nga 10% në 13.2%.
Sondazh

Transporti ajror performon "lart"/ Fluturimet u rritën me 31%, u regjistruan rreth 7.3 milionë pasagjerë
Sipas të dhënave më të fundit të “Institutit të Statistikave”, në vitin që lamë pas, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar gjithsej rreth 305 mijë......

Gjeografia e turistëve të huaj gjatë vitit 2023/ Erdhën rreth 10.1 milionë të huaj, pjesa më e madhe nga Europa Jugore dhe Perëndimore
Publikimi më i fundit mbi lëvizjet e shtetasve nga “Instituti i Statistikave” na ndihmon të kemi tani më një panoramë të qartë të numrit të të huajve që kanë......

Indeksi i lirisë, Shqipëria “në vend numëro”/ Asnjë ndryshim në renditje, 'stonojmë' në funksionimin e sistemit ligjor
Sipas të dhënave të publikuara nga “Instituti Fraser”, Indeksi i Lirisë Njerëzore në Shqipëri vlerësohet me 7.67 pikë nga 10 pikë të mundshme, duke e renditur......

Më pak shtetas 'me sytë' nga Europa/ Në nëntor pati 21.1% aplikime më pak se vjet, por më shumë se në verë
Të dhënat më të fundit të publikuara nga ‘Agjencia për Azil e Bashkimit Europian’ që i referohen muajit Nëntor të vitit 2023 konstatojnë një rënie me 21% të......

Analiza e tregtisë së jashtme për vitin 2023/ Eksportet “tkurren” me 9.5%, nënçmimi i euros “fajtori” kryesor
Rënia e ndjeshme e çmimeve, si për produktet e importit, ashtu edhe për ato të eksportit e ka mbyllur vitin 2023 me një `tkurrje` të ndjeshme të tregtisë së......

Shqipëria, "bum" netë qëndrimesh/ Kryesojmë Europën me rritjen më të lartë përgjatë 10 muajve
Turizmi padyshim që ka qenë kryefjala e vitit që lamë pas, pasi muaj pas muaji ka regjistruar rekorde të reja duke thyer çdo parashikim. Shifrat zyrtare nga......

'Rrëzohet' miti i bujarisë për shqiptarët/ Shqipëria në 20 vendet më pak bujare, të fundit në dhurimin e kohës vullnetare
“Fondacioni i ndihmës dhe bamirësisë” (Charities Aid Foundation), ka publikuar së fundmi të dhënat e një studimi të kryer në vitin 2023 përsa i përket indeksit......

Kush e financon biznesin shqiptar? Anketa e RCC: Mbi 90% nga burimet e brendshme, 7% nga huadhënësit informalë/ fajdexhinjtë
Të dhënat e Barometrit të Ballkanit për vitin 2023, të publikuara nga “Këshilli për Bashkëpunim Rajonal”, tregojnë se bizneset e Ballkanit Perëndimor i......