Bashkohet tregu energjetik Shqipëri-Kosovë - Dy zonat ofertuese, ankande të përbashkëta në bursën e energjisë. 21 kompani të listuara
Duke nisur nga data 1 shkurt, ankandet e Ditës në Avancë në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX do të zhvillohen si bashkim tregjesh mes Shqipërisë dhe Kosovës. Bashkimi i tregjeve mes 2 vendeve ishte paralajmëruar vitin që shkoi, ndërkohë që njoftimi zyrtar për 2 zonat e ofertimit është bërë nga ALPEX, duke konsideruar ditën e parë të lëvrimit 1 shkurtin.
Numri i kompanive të anëtarësuar në bursë ka ardhur në rritje që nga nisja e operimeve, në datën 11 prill 2023. Aktualisht, numri i kompanive private shqiptare që janë bërë pjesë e Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike ka arritur në 12.
Ndërkohë që, së bashku me 5 kompanitë shqiptare publike të energjisë, që ishin të parat që u antarësuan, numri total i subjekteve shkon në 17. Ndërkohë, sa i takon Kosovës numri i kompanive të listuara ka shkuar në 4.
E para që nënshkroi marrëveshjen e anëtarësimit ishte Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, që është kompania publike e transmetimit të energjisë në Kosovë. Më pas, pjesë u bë edhe Korporata Energjetike e Kosovës, që është prodhuesi publik dhe në të njëjtën kohë prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në Kosovë, i cili operon me dy termocentrale, TC "Kosova A" and TC "Kosova B".
Anëtare është edhe kompania Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike, që ka funksionin e Furnizuesit të Shërbimit Universal të energjisë elektrike në Kosovë, si dhe një kompani tjetër private. Në total numri i kompanive që mund të kryejnë transaksione të shit –blerjes për 2 zonat ofertuese është 21.
Krijimi i një tregu të përbashkët energjetik është i favorshëm për secilin shtet. Kjo pasi që siguron rrjedhje më të sigurtë të energjisë, alokim më të lehtë të kapaciteteve, tregtim më të shpejtë dhe më të lirë, si dhe siguron çmim më të përballueshëm për konsumatorët.
Po ashtu, Strategjitë e Energjisë, Direktivat e Bashkimit Evropian dhe Paketa e Tretë e Energjisë përkrahin integrimin e tregjeve në një të vetëm, duke konstatuar se kjo garanton më shumë transparencë dhe likuiditet më të madh si për tregtarët dhe operatorët, ashtu edhe për blerësit.
Përveç rritjes së transparencës dhe uljes së çmimeve, bashkimi i tregjeve energjetike Shqipëri – Kosovë parashikohet të sjellë edhe rritje të sigurisë energjetike. Kjo duke marrë në konsideratë se Shqipëria e prodhon energjinë elektrike kryesisht nga uji, ndërsa Kosova nga termocentralet, duke mundësuar një treg me shumllojshëmri produktesh.
Ola Mitre/SCAN
Sondazh

Përdorimi i ulët i 5G në Europë do të pengojë zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe jo vetëm!
Përdorimi i ulët i vazhdueshëm i vendosjes së 5G në Europë do të thotë se teknologjitë e tjera të varura nga interneti i shpejtë si inteligjenca artificiale do......

“Pagat e mësuesve, 950 euro pas pak muajsh” - Rama: Por nuk mjafton dhe prandaj na duhet të reformojmë sistemin
Ministria e Arsimit lançoi Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, që çel një kapitull i ri për rritjen e vazhdueshme profesionale të......

Shkurtimet e buxhetit të BE-së kërcënojnë udhëheqjen globale të unionit!
Në shumë vende, në shumë pjesë të botës, perspektiva që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë se prindërit e tyre është duke u shtrydhur. Qoftë......

Cilat janë 12 bashkitë në nevojë për para’? - Brahimi: 4 prej tyre në vështirësi, njësitë po ndjekin plan rikuperimi
Bashkitë në Shqipërisë ndahen në katër kategori sa i takon gjendjes së tyre financiare, nga ato që konsiderohen me probleme deri tek njësitë e falimentuara......

2023, shqiptarët paguan rreth 220 milionë euro sigurime - Tregu u rrit me 8,8% dhe mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës
Tregu i sigurimeve në Shqipëri e ka mbyllur 2023-shin me një rritje prej rreth 8,8% krahasuar me vitin paraardhës. Të dhënat e publikuara nga Autoriteti i......

Korrupsioni, Shqipëria përmirësohet me 1 pikë - TI: Përparimi varet nga autonomia e kuvendit dhe liria e medias
Shqipëria është përmirësuar me një pikë, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2023, krahasuar me vitin 2022. Vendi ynë regjistron 37 pikë dhe......

Shqiptarët 3-fishojnë blerjen e automjeteve nga Korea - 82 milionë euro vetëm në 2023-shin. Si ka ndryshuar gjeografia e importeve
Shqiptarët vijojnë të preferojnë më së shumti blerjen e automjeteve të përdorura nga jashtë, për shkak edhe të çmimeve më të favorshme që kanë në krahasim me......

Gjermania nis javën e punës me 4 ditë - Në përpjekje për të ringjallur ekonominë e “sëmurë”
Lufta e Gjermanisë për të ringjallur ekonominë e saj të ngadaltë është gati të marrë një kthesë eksperimentale pasi shumë kompani testojnë përfitimet javës me......