Shqiptarët 3-fishojnë blerjen e automjeteve nga Korea - 82 milionë euro vetëm në 2023-shin. Si ka ndryshuar gjeografia e importeve
Shqiptarët vijojnë të preferojnë më së shumti blerjen e automjeteve të përdorura nga jashtë, për shkak edhe të çmimeve më të favorshme që kanë në krahasim me makinat e reja që shiten në koncesionare. Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, tregojnë se zëri i automjeteve të përdorura renditet në vendin e katërt për të ardhurat doganore që sjell në buxhetin e shtetit, në raport me të gjitha mallrat e importuara. Konkretisht në 2023 ky zë ka sjellë afro 10 miliardë lekë të ardhura, me një kontribut prej 4.59 % në raport më të ardhurave totale doganore.
Por ndërsa deri vonë dy tregjet kryesore të importit të automjeteve të përdorura kanë qenë Gjermania dhe Italia, tashmë një tjetër shtet ka fituar terren të konsiderueshëm në Shqipëri. Interesi i qytetarëve shqiptarë për të blerë automjete të përdorura me çmime shumë më të lira se vendet evropiane, është zhvendosur në Korenë e Jugut.
Të dhënat e INSTAT të analizuara nga SCAN tregojnë se importi i mjeteve të transportit nga Korea e Jugut ka pësuar një rritje të konsiderueshme nga viti në vit, ku në 2018 regjistroheshin në vetëm 869 milionë lekë dhe në 2023-shin importet kanë arritur në 8.5 miliardë lekë. Nëse do të marrim në konsideratë dy vitet e fundit, në 2023 ka një trefishim të importit në raport me 2022-shin.
Por cila është gjeografia e blerjeve të automjeteve nga shqiptarët?
Në vendin e parë për hapësirën që zë në tregun vendas renditet Gjermania, e cila ka sjellë 25.5 miliardë lekë mjete transporti në Shqipëri gjatë vitit 2023, dhe në vendin e dytë renditet Italia, ndjekur nga Korea e Jugut, e cila thuajse është barazuar me Italinë, dhe ne vendin e katërt rezulton Zvicra. Me interesin në rritje ndaj tregut të Koresë, kanë lulëzuar së fundmi edhe bizneset e transportit që sjellin automjetet nga ky shtet në Shqipëri.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Gjermania nis javën e punës me 4 ditë - Në përpjekje për të ringjallur ekonominë e “sëmurë”
Lufta e Gjermanisë për të ringjallur ekonominë e saj të ngadaltë është gati të marrë një kthesë eksperimentale pasi shumë kompani testojnë përfitimet javës me......

Tregtia globale, në gjendje alarmi - Sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe pasojat tek konsumatorët
Efektet mbi konsumatorët dhe ekonomitë më të cënueshme nga ndërprerja e tregtisë detare si në Detin e Kuq ashtu edhe në Kanalin e Panamasë po përshkallëzohen.......

Cili është vendi më i korruptuar në Europë?
Korrupsioni në Europën Perëndimore dhe në BE po përkeqësohet, sipas perceptimeve të ekspertëve, dhe kjo është hera e parë që përkeqësohet në më shumë se një......

BQE ul kufirin për kreditimin e vendeve jashtë BE - Një ndihmë e rëndësishme për ekonomitë më të vogla
Banka Qendrore Europiane vendosi të ulë kufirin për kreditimin e bankave qendrore nga jashtë Bashkimit Europian në kohë krize. Ndryshimet duhet ta bëjnë më të......

BE-së i duhen 1,5 trilionë euro në vit - Objektivat klimatike për vitin 2050, në rrezik
Bashkimi Europian do të ketë nevojë për 1.5 trilionë euro investime në vit për të përmbushur objektivin e tij neto të emetimeve zero për vitin 2050. Ky është......

Kryhet implanti i parë Neuralink tek njeriu - Pacienti komunikon me kompjuterët me anë të mendimit
Kompania e neuroteknologjisë së Elon Musk, Neuralink, implantoi pajisjen e saj në një njeri për herë të parë dhe pacienti ‘po shërohet mirë’, sipas postimit të......

Amerikanët jetojnë më gjatë me prindërit - 57% e të rinjve deri në 25 vjeç jetojnë në shtëpinë e prindërve
Prindërit i kanë mbështetur gjithmonë fëmijët e tyre në udhëtimin drejt moshës madhore, nga financimi i një dasme deri tek ndihma e tyre për të blerë një......

Kartëmonedha 10 mijë lekë, mjet thesarizimi apo këmbimi? - BSH: Janë hedhur në qarkullim 4 milionë të tilla
Në qershorin e vitit 2021 Banka e Shqipërisë emetoi kartëmonedhën me prerjen më të madhe, ajo 10 mijë lekë. Në emisionin “Ekonomia 3D”, u analizua fakti se pse......