2023, shqiptarët paguan rreth 220 milionë euro sigurime - Tregu u rrit me 8,8% dhe mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës
Tregu i sigurimeve në Shqipëri e ka mbyllur 2023-shin me një rritje prej rreth 8,8% krahasuar me vitin paraardhës. Të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregojnë se gjatë vitit të kaluar shqiptarët paguan thuajse 220 milionë euro për sigurimin e jetës, shëndetit, pronës dhe makinës. Në rritje të ndjeshme kanë qenë edhe kontratat me 10,63%, në 1,466 milionë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.82% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës me 8.12% dhe risigurimi 0.06 %. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.94% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.06% të totalit të tregut.
Gjatë vitit 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6,959 miliardë lekë. Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë vitit 2023 arritën rreth 13,980 miliardë lekë, ose 6.94% më shumë se në vitin 2022. Produkti MTPL e brendshme, pati një rritje prej 8.20% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.21% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Produkti Karton Jeshil në vitin 2023 pati një rritje prej 1.16% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Ndërsa kontratat pësuan një rritje të konsiderueshme prej 38.10% krahasuar me vitin 2022. Produkti Sigurim Kufitar, regjistroi rritje 1.11% të vëllimit të primeve të shkruara bruto, si dhe 11,58% të numrit të kontratave.
Këto dy produkte tregojnë qartë tendencën e shqiptarëve për të lëvizur jashtë vendit për pushime. Por, nga ana tjetër edhe ndikimin që ka patur gjatë gjithë vitit nënçmimi i euros në të ardhurat, të cilat regjistruan një rritje modeste në vlerë, ndryshe nga numri i kontratave.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Korrupsioni, Shqipëria përmirësohet me 1 pikë - TI: Përparimi varet nga autonomia e kuvendit dhe liria e medias
Shqipëria është përmirësuar me një pikë, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2023, krahasuar me vitin 2022. Vendi ynë regjistron 37 pikë dhe......

Shqiptarët 3-fishojnë blerjen e automjeteve nga Korea - 82 milionë euro vetëm në 2023-shin. Si ka ndryshuar gjeografia e importeve
Shqiptarët vijojnë të preferojnë më së shumti blerjen e automjeteve të përdorura nga jashtë, për shkak edhe të çmimeve më të favorshme që kanë në krahasim me......

Gjermania nis javën e punës me 4 ditë - Në përpjekje për të ringjallur ekonominë e “sëmurë”
Lufta e Gjermanisë për të ringjallur ekonominë e saj të ngadaltë është gati të marrë një kthesë eksperimentale pasi shumë kompani testojnë përfitimet javës me......

Tregtia globale, në gjendje alarmi - Sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe pasojat tek konsumatorët
Efektet mbi konsumatorët dhe ekonomitë më të cënueshme nga ndërprerja e tregtisë detare si në Detin e Kuq ashtu edhe në Kanalin e Panamasë po përshkallëzohen.......

Cili është vendi më i korruptuar në Europë?
Korrupsioni në Europën Perëndimore dhe në BE po përkeqësohet, sipas perceptimeve të ekspertëve, dhe kjo është hera e parë që përkeqësohet në më shumë se një......

BQE ul kufirin për kreditimin e vendeve jashtë BE - Një ndihmë e rëndësishme për ekonomitë më të vogla
Banka Qendrore Europiane vendosi të ulë kufirin për kreditimin e bankave qendrore nga jashtë Bashkimit Europian në kohë krize. Ndryshimet duhet ta bëjnë më të......

BE-së i duhen 1,5 trilionë euro në vit - Objektivat klimatike për vitin 2050, në rrezik
Bashkimi Europian do të ketë nevojë për 1.5 trilionë euro investime në vit për të përmbushur objektivin e tij neto të emetimeve zero për vitin 2050. Ky është......

Kryhet implanti i parë Neuralink tek njeriu - Pacienti komunikon me kompjuterët me anë të mendimit
Kompania e neuroteknologjisë së Elon Musk, Neuralink, implantoi pajisjen e saj në një njeri për herë të parë dhe pacienti ‘po shërohet mirë’, sipas postimit të......