Shqipëria Postuar më 30 Janar 2024, 13:14

“Pagat e mësuesve, 950 euro pas pak muajsh” - Rama: Por nuk mjafton dhe prandaj na duhet të reformojmë sistemin

Nga SCAN TV
“Pagat e mësuesve, 950 euro pas pak muajsh” - Rama: Por

Ministria e Arsimit lançoi Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, që çel një kapitull i ri për rritjen e vazhdueshme profesionale të mësuesve. Sipas kryeministrit Edi Rama, brenda pak muajsh pagat për mësuesit do të shkojnë mesatarisht 950 euro.

Pagat së shpejti brenda pak muajsh për mësuesit do të shkojnë mesatarisht 950 euro, por nuk mjafton dhe prandaj ne na duhet të reformojmë sistemin. Për shembull mekanizimin e asaj rritjes çdo 5 vjet të pagës si rezultat i rritjes së vjetërsisë në punë, ne duhet ta reformojmë komplet.

Nga ana tjetër, ne duhet të bëjmë të mundur dhe të gjejmë rrugën që përveç pagës uniforme, pra garancisë bazë për të gjithë, të ketë nivele të ndryshme pagash sipas meritës, sipas kontributit dhe sipas kualifikimeve. Për këtë ama na duhet një sistem i besueshëm kualifikimesh. Na duhet një sistem i besueshëm trajnimesh, na duhet një sistem i besueshëm kreditesh dhe ministrja e përmendi portofolin digjital i cili ka filluar strukturoret, por janë një sërë elementesh të tjerë që duhen vënë në vijë.

Lidion Kulla/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat