Avionët janë gjithnjë e më të sigurtë - Vetëm një aksident fatal nga 37 milionë fluturime

Nëse do të shihnim vetëm statistikat, me shifrat aktuale një personi do t’i duhej të fluturonte çdo ditë, për 103.239 vjet, përpara se të humbiste jetën në një aksident ajror. Fluturimi është bërë aq i sigurtë sa viti 2023 konsiderohet më i miri që kur ekziston aviacioni komercial. Me vetëm një fatkeqësi - atë në Nepal me 72 viktima, krahasuar me pesë një vit më parë dhe mesataren për periudhën pesëvjeçare 2019 - 2023. Ndërsa për sa i përket avionëve më të mëdhenj, si Airbus A320 dhe A350 ose Boeing 737 dhe 787 nuk ka pasur asnjë aksident fatal. Kjo është llogaritur nga Iata, shoqata kryesore ndërkombëtare e linjave ajrore.
Në raportin e saj organizata shkruan se vitin e kaluar ka pasur 37 milionë fluturime të cilat kanë transportuar, rreth 4.3 miliardë pasagjerë. Pati 30 aksidente - të të gjitha llojeve, fatale ose të tjera - krahasuar me 42 në 2022-shin, pra 0.8 për çdo milion ngritje. Shifra e mëparshme më e ulët ndonjëherë ishte ajo e vitit 2017 me 1.06. Megjithatë, nëse shikoni përplasjet e avionit me viktima, ishte vetëm një, ai i Yeti Airlines ATR 72-500 që u rrëzua për shkak të gabimit njerëzor në Nepal gjatë uljes më 15 janar 2023.
Aksidenti i vetëm fatal solli kështu shkallën e rrezikut nga 0.11 për milion fluturime në 2022 në 0.03 në 2023. Kjo është gjithashtu vlera më e ulët ndonjëherë, duke mposhtur kështu rekordin e mëparshëm pozitiv prej 0.08 në 2015-ën.
Në nivel territorial, shtatë nga tetë makro-zonat mbyllën vitin 2023 me një shkallë aksidentesh fatale të barabartë me zero Amerika e Veriut, Amerika Qendrore dhe Jugore, Evropa, Afrika, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, Rusia dhe shtetet fqinje, Azia Veriore. Nëse shikojmë të gjitha llojet e aksidenteve - edhe ato pa viktima - Europë - 0.48 për milion fluturime, Amerikën Jugore dhe Qendrore - 0.37, Azinë e Veriut zero, Lindjen e Mesme - 1.16, Afrikën - 6.38 dhe Rusia - 1.09.
Duke shfletuar raportin e IATA-s, vërejmë se në periudhën 2018-2023 kanë ndodhur 256 aksidente, nga të cilat 34 kanë qenë fatale me gjithsej 1228 viktima në bord dhe 12 të tjera si pasojë e përplasjes në tokë. 51 avionë të tjerë mallrash - domethënë vetëm për transport mallrash - u rrëzuan ose patën probleme teknike.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Gjoba për këdo që hedh, gropos, apo djeg mbetje - Për herë të parë përfshihen individë. Ja sa do të jenë masat administrative
Çdo individ që hedh, gropos, djeg, braktis, depoziton apo asgjëson mbetje të formë të pakontrolluar do të gjobitet”. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka......

Punësime të reja me mjetet e inteligjencës artificiale - Kompanitë i përdorin për të gjetur stafin e duhur
Mjetet e inteligjencës artificiale priren të bëhen pjesë integrale e procesit të rekrutimit, pasi gjithnjë e më shumë kompani në mbarë botën i përdorin ato për......

Kubë, benzina 500% më e shtrenjtë nga 1 marsi - Ishulli, përballë një prej krizave më të këqija ekonomike
Nga 1 marsi, benzina kushton mbi 500% më shumë për kubanët. Rritja, më e madhja në dekada, pritej në shkurt, por u shty pasi autoritetet në ishull thanë se......

Shkëputja graduale e Rusisë nga Gjermania - Në 2014, Moska “thithi” 3% të eksporteve gjermane. Sot, vetëm 0.6%
Regjimet autoritare janë të rrezikshme. Diktatorët, të cilët nuk janë më të kufizuar nga kontrollet dhe balancat serioze, dhe duke u rrethuar gjithnjë e më......

Tregu i sigurimeve vijoi rritjen në janar - Të ardhurat nga primet e shkruara bruto arritën në 1,7 miliardë lekë
Tregu i sigurimeve në Shqipëri edhe në muajin janar ka vijuar ecurinë rritëse që regjistroi gjatë gjithë vitit 2023. Sipas të dhënave të publikuara nga......

Hungaria do të zbatojë ligjin më të rreptë të imigracionit në BE – Vendimi hyn në fuqi nisur nga muaj mars
Masat e reja të imigracionit të Hungarisë, të cilat u vendosën më 1 janar, por do të hyjnë në fuqi këtë fillim marsi dhe do të jenë më të rreptat në Bashkimin......

370 milionë euro për 120 km hekurudhë - Spahiu: Investime të jashtëzakonshme, sfidë elektrifikimi
“Infrastruktura hekurodhore në Shqipëri po modernizohet dhe brenda 10 vitesh, do të kemi një rrjet të rivitalizuar’’. Kështu ka thënë për SCAN TV eksperti i......

BB: Shqipëria, vendi me energjinë më të pastër - Studimi: Emetimet nga vendi ynë përbëjnë 0.02% të emetimeve globale
Ndërprerja e furnizimit të Europës me gas rus në vitin 2022 solli jo vetëm një krizë energjetike me pasoja të rënda, por edhe rikthehu burimet alternative të......