41 mln euro më shumë të fituara nga transporti - Tregtia ndërkombëtare e shërbimeve u rrit me 14% në terma vjetorë

Ledina Elezi/SCAN
Tregtia ndërkombëtare e shërbimeve është rritur me 14% në terma vjetorë, duke e mbyllur tremujorin e dytë me një balancë prej 864 milionë eurosh. Kjo tregti i referohet shkëmbimit të shërbimeve me vendet e tjera, në rritjen e të cilës kanë kontribuar eksportet e shërbimeve të turizmit, transportit dhe biznesit.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vëllimi i transaksioneve tregtare në shërbime u rrit me rreth 18% në terma vjetorë. Kjo ecuri u diktua nga zgjerimi i vëllimit tregtar në shërbime udhëtimi dhe transport, për shkak të rritjes së konsiderueshme të numrit të vizitorëve të huaj në Shqipëri, por edhe përmbushjes së ofertës turistike.
Gjatë tremujorit të dytë 2024, eksporti i shërbimeve të udhëtimit i ka siguruar ekonomisë vendase rreth 1,16 miliardë euro. Nga ana tjetër, udhëtarët rezidentë (shqiptarë dhe të huaj) kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit 688 milionë euro për akomodim, ushqim, ture dhe transport gjithashtu.
Shërbime të tjera biznesi rezultuan me bilanc pozitiv prej 125 milionë eurosh, një rritje vjetore prej 35%. Shkak i kësaj rritjeje mund të jetë zgjerimi në llojet ose volumin e shërbimeve të ofruara siç janë konsultim, teknologji informacioni, shërbime financiare apo ligjore. Për tremujorin e dytë të vitit, flukset valutore hyrëse për ekonominë shqiptarë nën këtë kategori shërbimi, shënuan rreth 149 milionë euro.
Si rezultat i flukseve të larta hyrëse të shtetasve të huaj dhe shqiptarë, sidomos përmes përdorimit të linjave ajrore, vetëm sektori i shërbimeve të transportit ka fituar 41 milionë euro më shumë përgjatë tremujorit të dytë të vitit.
Sondazh

“Lum” kërkesash për të punuar në BE - EUROSTAT: 75 mijë leje qëndrimi nga Shqiptarët drejt vendeve të BE-së
Hamit Yzeiraj/SCAN Për të siguruar një jetë më të mirë me të ardhura më të kënaqshme se ato që ofron vendi ynë, sipas të dhënave nga “EUROSTAT”, gjatë......

Analiza e strukturës moshore për kryefamiljarët në familje - Nga personat e referencës gra, pjesa më e madhe janë nën 20 vjeç
Armela Duka/SCAN Personat e referencës në njësitë ekonomike familjare në vendin tonë priren të jenë në moshë të madhe , ku 49% e tyre janë 60 vjeç......

Aksesi në rrugën Thumanë-Kashar - Balluku: Zgjidhje provizore për banorët. Projekti përfundimtar, pjesë e Thumanë-Milot
Banorëve të Thumanës do iu krijohet akses i përkohshëm në autostradën Thumanë – Kashar, teksa zgjidhja përfundimtare është pjesë e projektit Thumanë –......

Shqipëria, e para në rajon për politikat e punësimit - Ekspertja: Është “plus” për ne, por duhet të krahasohemi me vendet e BE
Diamila Leka/ SCAN Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ka publikuar të dhënat e fundit të raportit të OECD ku raportohet se......

Rama: Nuk ka pasur eksport mbetjesh të rrezikshme nga Porti i Durrësit!
Kryeministri vendit, Edi Rama gjatë seancës së sotme parlamentare deklaroi nuk ka pasur eksport mbetjesh të rrezikshme nga Porti i Durrësit. Në......

Tirana, gati 63% të totalit të primeve - AMF: Berati dhe Gjirokastra, pagim të lartë dëmesh në raport me vlerën e kontratave
Ledina Elezi/SCAN Pothuajse 63% e totalit të primeve të shkruara bruto dhe e dëmeve të paguara në rang vendi gjenden në Tiranë. Në vend të dytë vjen......

Financim për SME-të në tranzicion të gjelbër e digjital - Hapet thirrja/ Grante për zgjerimin e tyre në tregjet ndërkombëtare
Elisabeta Dosku/ SCAN Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri mund të përfitojnë grante deri në 2500 euro, për të mbështetur aktivitetet e tyre të......

Miliarda njerëz nuk po hanë mjaftueshëm 7 lëndë ushqyese kritike - Ja se si t'i futni ato në dietën tuaj!
Edel Strazimiri / SCAN Ushqyesit si hekuri dhe kalciumi janë thelbësore për shëndetin e gjakut dhe kockave, respektivisht. Por më shumë se gjysma e......