“Lum” kërkesash për të punuar në BE - EUROSTAT: 75 mijë leje qëndrimi nga Shqiptarët drejt vendeve të BE-së

Hamit Yzeiraj/SCAN
Për të siguruar një jetë më të mirë me të ardhura më të kënaqshme se ato që ofron vendi ynë, sipas të dhënave nga “EUROSTAT”, gjatë katër viteve të fundit janë lëshuar gati 75 mijë leje qëndrimi nga qytetarët shqiptarë drejt vendeve të Bashkimit Europian. Si përherë, punësimi ka qenë aktori kryesor i nxitjes për kërkesën për të emigruar drejt vendeve të BE-së, duke përbërë 33.8% të lejave të lëshuara gjatë këtij periudhe katërvjeçare. Ky trend reflekton dëshirën e vazhdueshme të shqiptarëve për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe mundësitë profesionale jashtë kufijve të vendit të tyre.
Nga 176 vendet e shqyrtuara nga Agjencia e Statistikave të Bashkimit Evropian, Shqipëria renditet e 16-ta për numrin e lartë të kërkesave për leje qëndrimi në vendet anëtare të BE-së. Ky fakt tregon qartë një dëshirë gjithnjë në rritje për të braktisur vendin në kërkim të mundësive më të mira në shtetet më të zhvilluara. Ky fenomen ilustron një trend të dukshëm të mobilitetit të lartë dhe nevojën për të krijuar mundësi më të mira brenda vendit për të frenuar emigrimin.
Nga ana tjetër të dhënat e Censit për vitin 2023 treguan se popullisia e vendit në aktin kohor të 12 viteve ishte reduktuar me 420 mijë banorë dhe se mosha mesatare ishte ishte rritur 35 vjeç në vitin 2011 në 42 në vitin 2023 duke kuptuar që janë pikërisht të rinjtë ata që kërkojnë leje për të punuar në vendet e BE-së.
Nga të dhënat e EUROSTAT vihet re se në 10 vendet e para që kishin kërkuar leje qëndrimi ishin edhe Rusia me Ukrainën. Kjo e fundit ishte në vendin e parë me 307 mijë kërkesa për leje qëndrimi e nxitur kjo sigurisht për shkak të luftës me shtetin Rus.
Sondazh

Analiza e strukturës moshore për kryefamiljarët në familje - Nga personat e referencës gra, pjesa më e madhe janë nën 20 vjeç
Armela Duka/SCAN Personat e referencës në njësitë ekonomike familjare në vendin tonë priren të jenë në moshë të madhe , ku 49% e tyre janë 60 vjeç......

Aksesi në rrugën Thumanë-Kashar - Balluku: Zgjidhje provizore për banorët. Projekti përfundimtar, pjesë e Thumanë-Milot
Banorëve të Thumanës do iu krijohet akses i përkohshëm në autostradën Thumanë – Kashar, teksa zgjidhja përfundimtare është pjesë e projektit Thumanë –......

Shqipëria, e para në rajon për politikat e punësimit - Ekspertja: Është “plus” për ne, por duhet të krahasohemi me vendet e BE
Diamila Leka/ SCAN Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ka publikuar të dhënat e fundit të raportit të OECD ku raportohet se......

Rama: Nuk ka pasur eksport mbetjesh të rrezikshme nga Porti i Durrësit!
Kryeministri vendit, Edi Rama gjatë seancës së sotme parlamentare deklaroi nuk ka pasur eksport mbetjesh të rrezikshme nga Porti i Durrësit. Në......

Tirana, gati 63% të totalit të primeve - AMF: Berati dhe Gjirokastra, pagim të lartë dëmesh në raport me vlerën e kontratave
Ledina Elezi/SCAN Pothuajse 63% e totalit të primeve të shkruara bruto dhe e dëmeve të paguara në rang vendi gjenden në Tiranë. Në vend të dytë vjen......

Financim për SME-të në tranzicion të gjelbër e digjital - Hapet thirrja/ Grante për zgjerimin e tyre në tregjet ndërkombëtare
Elisabeta Dosku/ SCAN Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri mund të përfitojnë grante deri në 2500 euro, për të mbështetur aktivitetet e tyre të......

Miliarda njerëz nuk po hanë mjaftueshëm 7 lëndë ushqyese kritike - Ja se si t'i futni ato në dietën tuaj!
Edel Strazimiri / SCAN Ushqyesit si hekuri dhe kalciumi janë thelbësore për shëndetin e gjakut dhe kockave, respektivisht. Por më shumë se gjysma e......

Kërkesa globale për helium do të dyfishohet në 2035 - Rritja do të vijë nga industria e gjysmëpërçuesve, mungesa e alternativave
Kristi Ceta/SCAN Kërkesa globale për helium ka të ngjarë të dyfishohet deri në vitin 2035, e mbështetur kryesisht nga një rritje e kërkesës nga......