Analiza e strukturës moshore për kryefamiljarët në familje - Nga personat e referencës gra, pjesa më e madhe janë nën 20 vjeç

Armela Duka/SCAN
Personat e referencës në njësitë ekonomike familjare në vendin tonë priren të jenë në moshë të madhe , ku 49% e tyre janë 60 vjeç e lart, ndërsa vetëm 15% e tyre janë nën moshën 40 vjeç. Personat e referencës janë individë të cilët në kontekstin e njësive ekonomike familjare mbajnë rolin e përgjegjësve kryesorë për menaxhimin dhe administrimin e burimeve të familjes. Këta individë janë zakonisht ata që regjistrohen si titullarë të pronës, menaxherë të financave familjare, ose ata që marrin vendime kyçe për çështje ekonomike dhe sociale brenda njësisë familjare.
Nëse analizojmë personat e referencës sipas gjinisë rezulton se përgjithësisht, përqindja e personave të referencës burra është më e lartë krahasuar me gratë përkatësisht 75.7% kundrejt 24.3 %. Kjo tregon një prirje të vazhdueshme të dominimit të burrave në këtë rol.
Nga ana tjetër, të dhënat e publikuara nga INSTAT sinjalizojnë se shpërndarja e konsiderueshme e personave të referencës gra në moshat e mëdha mund të shpjegohet me jetëgjatësinë më të lartë tek gratë dhe diferencën mesatare të moshës ndërmjet bashkëshortëve. Po ashtu, përqindja e grave në grupmoshat më të reja, veçanërisht nën 20 vjeç, është dukshëm më e lartë sesa pritej, duke arritur në 57.6% , çka tregon një rol të pazakontë të grave të reja si persona reference.
Pas anketimit të Cens-it të popullsisë dhe banesave rezulton se 88,1% e popullsisë jetonin në NjEF me përbërje tradicionale të bërthamave familjare (fëmijë, bashkëshort, bashkëjetues dhe prindër). Nga pjesa tjetër e popullsisë 7,6 përqind e tyre deklaruan se nuk kishin lidhje familjare dhe 4,3 përqind e popullsisë jetonin vetëm. Nga 103 mijë persona të cilët jetonin vetëm, 62,5 përqind e tyre ishin 60 vjeç e lart.
Sondazh

Aksesi në rrugën Thumanë-Kashar - Balluku: Zgjidhje provizore për banorët. Projekti përfundimtar, pjesë e Thumanë-Milot
Banorëve të Thumanës do iu krijohet akses i përkohshëm në autostradën Thumanë – Kashar, teksa zgjidhja përfundimtare është pjesë e projektit Thumanë –......

Shqipëria, e para në rajon për politikat e punësimit - Ekspertja: Është “plus” për ne, por duhet të krahasohemi me vendet e BE
Diamila Leka/ SCAN Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ka publikuar të dhënat e fundit të raportit të OECD ku raportohet se......

Rama: Nuk ka pasur eksport mbetjesh të rrezikshme nga Porti i Durrësit!
Kryeministri vendit, Edi Rama gjatë seancës së sotme parlamentare deklaroi nuk ka pasur eksport mbetjesh të rrezikshme nga Porti i Durrësit. Në......

Tirana, gati 63% të totalit të primeve - AMF: Berati dhe Gjirokastra, pagim të lartë dëmesh në raport me vlerën e kontratave
Ledina Elezi/SCAN Pothuajse 63% e totalit të primeve të shkruara bruto dhe e dëmeve të paguara në rang vendi gjenden në Tiranë. Në vend të dytë vjen......

Financim për SME-të në tranzicion të gjelbër e digjital - Hapet thirrja/ Grante për zgjerimin e tyre në tregjet ndërkombëtare
Elisabeta Dosku/ SCAN Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri mund të përfitojnë grante deri në 2500 euro, për të mbështetur aktivitetet e tyre të......

Miliarda njerëz nuk po hanë mjaftueshëm 7 lëndë ushqyese kritike - Ja se si t'i futni ato në dietën tuaj!
Edel Strazimiri / SCAN Ushqyesit si hekuri dhe kalciumi janë thelbësore për shëndetin e gjakut dhe kockave, respektivisht. Por më shumë se gjysma e......

Kërkesa globale për helium do të dyfishohet në 2035 - Rritja do të vijë nga industria e gjysmëpërçuesve, mungesa e alternativave
Kristi Ceta/SCAN Kërkesa globale për helium ka të ngjarë të dyfishohet deri në vitin 2035, e mbështetur kryesisht nga një rritje e kërkesës nga......

Italia, kthen vëmendjen në energjinë bërthamore - Projekti synon reduktimin e varësisë ndaj lëndëve djegëse
Kristi Ceta/SCAN Italia po konsideron një risi në politikën e saj energjetike, duke krijuar një kompani të re të fokusuar në zhvillimin e reaktorëve të......