2023, shqiptarët paguan rreth 220 milionë euro sigurime - Tregu u rrit me 8,8% dhe mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës

Tregu i sigurimeve në Shqipëri e ka mbyllur 2023-shin me një rritje prej rreth 8,8% krahasuar me vitin paraardhës. Të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregojnë se gjatë vitit të kaluar shqiptarët paguan thuajse 220 milionë euro për sigurimin e jetës, shëndetit, pronës dhe makinës. Në rritje të ndjeshme kanë qenë edhe kontratat me 10,63%, në 1,466 milionë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.82% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës me 8.12% dhe risigurimi 0.06 %. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.94% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.06% të totalit të tregut.
Gjatë vitit 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6,959 miliardë lekë.
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë vitit 2023 arritën rreth 13,980 miliardë lekë, ose 6.94% më shumë se në vitin 2022. Produkti MTPL e brendshme, pati një rritje prej 8.20% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.21% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Produkti Karton Jeshil në vitin 2023 pati një rritje prej 1.16% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Ndërsa kontratat pësuan një rritje të konsiderueshme prej 38.10% krahasuar me vitin 2022. Produkti Sigurim Kufitar, regjistroi rritje 1.11% të vëllimit të primeve të shkruara bruto, si dhe 11,58% të numrit të kontratave.
Këto dy produkte tregojnë qartë tendencën e shqiptarëve për të lëvizur jashtë vendit për pushime. Por, nga ana tjetër edhe ndikimin që ka patur gjatë gjithë vitit nënçmimi i euros në të ardhurat, të cilat regjistruan një rritje modeste në vlerë, ndryshe nga numri i kontratave.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Vaji i ullirit me risk të mesëm, inspektime në 94 subjekte - Ekspertja e Ushqimit, Vuksani: Nuk janë parashikuar kontrolle për sigurinë
“Vaji i ullirit do të duhej që të klasifikohej me risk të lartë dhe inspektimet duhet të ishin më të shpeshta përgjatë këtij viti”. Kështu deklaron......

Bashkohet tregu energjetik Shqipëri-Kosovë - Dy zonat ofertuese, ankande të përbashkëta në bursën e energjisë. 21 kompani të listuara
Duke nisur nga data 1 shkurt, ankandet e Ditës në Avancë në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX do të zhvillohen si bashkim tregjesh mes Shqipërisë......

Përdorimi i ulët i 5G në Europë do të pengojë zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe jo vetëm!
Përdorimi i ulët i vazhdueshëm i vendosjes së 5G në Europë do të thotë se teknologjitë e tjera të varura nga interneti i shpejtë si inteligjenca artificiale do......

“Pagat e mësuesve, 950 euro pas pak muajsh” - Rama: Por nuk mjafton dhe prandaj na duhet të reformojmë sistemin
Ministria e Arsimit lançoi Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, që çel një kapitull i ri për rritjen e vazhdueshme profesionale të......

Shkurtimet e buxhetit të BE-së kërcënojnë udhëheqjen globale të unionit!
Në shumë vende, në shumë pjesë të botës, perspektiva që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë se prindërit e tyre është duke u shtrydhur. Qoftë......

Cilat janë 12 bashkitë në nevojë për para’? - Brahimi: 4 prej tyre në vështirësi, njësitë po ndjekin plan rikuperimi
Bashkitë në Shqipërisë ndahen në katër kategori sa i takon gjendjes së tyre financiare, nga ato që konsiderohen me probleme deri tek njësitë e falimentuara......

2023, shqiptarët paguan rreth 220 milionë euro sigurime - Tregu u rrit me 8,8% dhe mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës
Tregu i sigurimeve në Shqipëri e ka mbyllur 2023-shin me një rritje prej rreth 8,8% krahasuar me vitin paraardhës. Të dhënat e publikuara nga Autoriteti i......

Korrupsioni, Shqipëria përmirësohet me 1 pikë - TI: Përparimi varet nga autonomia e kuvendit dhe liria e medias
Shqipëria është përmirësuar me një pikë, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2023, krahasuar me vitin 2022. Vendi ynë regjistron 37 pikë dhe......