Vendi që i gëzohet inflacionit - Japonia kërkon shpëtimin nga deflacioni

Ekonomitë perëndimore mund të jenë në vuajtje se si të zbusin inflacionin, por një nga vendet më të zhvilluara në planet është i lumtur që e ka atë.
Për Japoninë, ekonominë e tretë më të madhe në botë në vështirësi, lajmi se inflacioni u rrit në nivelin më të lartë tre mujor prej 3.3% në tetor, ishte ‘muzikë’ për veshët e politikëbërësve. Pas gati tre dekadash deflacioni dhe shumë sprovash, kriza e shkaktuar nga pandemia dhe e përkeqësuar nga lufta në Ukrainë duket se mund të ketë qenë shtytja e mprehtë që i duhej ekonomisë japoneze për t'u çlodhur.
Çmimet e konsumit, duke përjashtuar ushqimet e freskëta dhe energjinë, u rritën 3.8% nga viti në vit, ritmi më i shpejtë që nga viti 1981. Indeksi bazë i çmimeve të konsumit, i cili përjashton koston e paqëndrueshme të ushqimeve të freskëta, u rrit me 2.7% në tetor. Megjithëse rritja erdhi me një ritëm më të ngadaltë se sa pritej, ajo mbeti mbi objektivin prej 2% për të 19-in muaj radhazi. Tendenca vazhdoi në nëntor, ndonëse me ritëm më të ngadaltë, në 2.3% nga viti në vit.
Presioni inflacionist - i cili filloi me çmimet më të larta të importit për shkak të rrëshqitjes së jenit ndaj dollarit dhe euros - tani është përhapur në pothuajse 90% të artikujve në "shportën" e indeksit të çmimeve të konsumit. Në familjet e vendit, lajmi nuk është përjetuar me të njëjtin entuziazëm. Aq më tepër kur kjo ende nuk është kompensuar me rritjen e duhur të pagave. Por duke pasur parasysh situatën e veçantë në të cilën ndodhet ekonomia e Japonisë, zhvillimi karakterizohet si inkurajues për perspektivën e saj.
Të dhënat e nëntorit, tregojnë se inflacioni ra në 2.6% nga viti në vit. Bazuar në parashikimet e fundit të FMN-së, Gjermania pritet të zëvendësojë Japoninë si ekonomia e tretë më e madhe në botë këtë vit. Duke qenë se tendencat inflacioniste tregojnë disa shenja stabilizimi, Banka qendrore po shqyrton ndryshimin e politikës së saj monetare. Analistët vlerësojnë se mund të braktisë normat negative të interesit brenda këtij viti. Megjithatë, shqetësimet mbeten nëse rritja e çmimit është e qëndrueshme apo e përkohshme, për shkak të kostove më të larta të mallrave dhe një jeni më të dobët. Por vendi ka regjistruar dhe një rritje të mëtejshme të pagave në pritje për të nxitur kërkesën e brendshme. PBB-ja u tkurr në tremujorin e tretë të këtij viti me 2.9%, duke shënuar rënien më të madhe që nga pranvera 2020.
Pothuajse në stanjacion ndërkohë për një çerek shekulli, pagat kanë filluar të rriten. Ato u rritën mesatarisht me 3.58% në sektorin privat pranverën e kaluar, ritmi më i shpejtë në dekada. Megjithatë, ato mbeten më të ulëta se ato të inflacionit. Ndërkohë kryeministri Fumio Kishida njoftoi një paketë të re të mbështetjes ekonomike prej më shumë se 17 trilion jen në fillim të këtij muaji: 100 miliardë euro. Ai zgjati deri në prill vlefshmërinë e subvencioneve - tashmë të përgjysmuara - për çmimet e energjisë si dhe një ulje të njëhershme të tatimit mbi të ardhurat familjare për vitin 2024.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

FED nuk ndryshon normat e interesit - Aktualisht, në nivelin më të lartë të 22 viteve të fundit
Duke shënuar një kthesë të madhe, Rezerva Federale sinjalizoi se fushata e saj e rritjes së normave kundër inflacionit ka të ngjarë të përfundojë. FED mbajti......

Në ankand monedhat me dinosaurë - Hera e parë në Britani, që ekzemplarët shfaqen në një monedhë 50 pens
Prodhuesi britanik i monedhave, ‘The Royal Mint’, në partneritet me Muzeun e Historisë Natyrore të Mbretërisë së Bashkuar, zbuloi një seri të re monedhash të......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan është blerë sot me 93.4 lekë dhe është shitur me 95.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal krahasuar me një ditë më parë duke humbur sërish......

Ndërtime brenda zonave të mbrojtura - Kuvendi nis shqyrtimin e projektligjit, ministria: Duhet gjetur një ekuilibër i ri
Komisioni i Veprimtarive Pordhuese ka nisur shqyrtimin e projektligjit të 12 deputetëve të Partisë Socialiste për ndryshime në ligjin “Për zonat e mbrojtura”,......

Gjykata Kushtetuese ‘ngrin’ marrëveshjen me Italinë për emigrantët! Vendimi final me 18 janar
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë ratifikimin në Kuvend të marrëveshjes së emigrantëve me Italinë. Marrëveshja parashikon ngritjen e një kampi......

Çmimet futin në “sherr” Braçen me tatimet - Deputeti: Rritje abuzive e shitjet pa faturë. DPT: Çmimet caktohen nga kërkesë-oferta!
Rritja e çmimeve të frutave dhe perimeve në prag të Vitit të Ri ka gjeneruar debat midis deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe administratës......

Ku në Europë kostot e kujdesit shëndetësor po nxisin varfërinë! – Si pozicionohet Shqipëria?
Këtë javë, udhëheqësit e shëndetësisë nga OBSH po mblidhen në Estoni për të vëzhguar 15-vjetorin e Kartës së Talinit, një kornizë që studion lidhjen midis......

Si do ta ndryshojë inteligjenca artificiale botën e punës?
Në të ardhmen, AI do të kryejë shumë detyra të kryera aktualisht nga njerëzit. Tashmë është duke u zhdukur në lloje të caktuara të punës. Tashmë, disa detyra......