Turistët në Maqedoninë e Veriut - Nga vendet e rajonit janë serbët ata që e kanë zgjedhur më shumë

Në krahasim me vitin e kaluar, në Maqedoninë e Veriut është rritur numri i turistëve gjatë muajit qershor, ndërsa këtë muaj ka pasur më shumë vizitorë nga Serbia, sipas raportimeve të mediave në vend.
Në Maqedoninë e Veriut vetëm në muajin qershor kanë ardhur 8.420 turistë serbë, nga gjithsej 56.540 turistë të huaj. Greqia fqinje ka sjellë 2.411 turistë, Bullgaria 2.211, Shqipëria 1.709, ndërsa Kosova 1.593 turistë.
Më pak turistë të regjistruar ka pasur nga Bjellorusia, pasi gjatë muajit qershor kanë ardhur vetëm 13 turistë, ndërsa nga Luksemburgu 15.
Ndërkohë, numër i konsiderueshëm turistësh kanë mbërritur në Maqedoninë e Veriut edhe nga Turqia 7.644, Gjermania 3.470, Polonia 3.015, Rumania 2.181, Holanda 2.083, Sllovenia 1.928, Kroacia 1.830, etj.
Në varësi nga cilësia e hoteleve, prej gjithsej 83.532 turistëve të huaj dhe vendorë, në hotele me pesë yje janë vendosur 20.495 turistë, në ato me katër yje 36.074 turistë, kurse në hotele me tre yje janë vendosur 15.204 turistë. Turistët janë vendosur edhe në motele, apartamente turistike, bujtina, shtëpi malesh, kampe dhe forma tjera të akomodimit.
Dorina Kurtaj / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=TDCEbnNrM8c
Sondazh

Norvegjia regjistron eksporte rekord - Rritja e çmimit të gazit në Europë, shkak për rritjen e eksportit të energjisë
Eksportet e Norvegjisë arritën një rekord në muajin korrik, të nxitura kryesisht nga rritja e çmimeve të gazit natyror që nga pushtimi i Ukrainës nga......

Inflacioni në Malin e Zi arrin 14,9% - Rritja më e madhe e çmimeve u regjistrua tek lëndët djegëse, nafta dhe perimet
Inflacioni në Malin e Zi regjistroi një tjetër rekord për muajin korrik duke arritur nivelin prej 14,9%. Sipas të dhënave nga zyra e statistikave Monstat,......

Inflacioni i lartë në Greqi - Grekët heqin dorë nga artikujt kozmetikë dhe veshjet
Me rritjen e çmimeve, konsumatorët grekë po reduktojnë produktet jo thelbësore, të tilla si artikujt kozmetikë dhe veshjet e modës. Njerëzit po reduktojnë......

Inflacioni në Britani shënon rekord - Niveli prej 10.1%, më i larti në 40 vitet e fundit
Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar është rritur sërish duke shënuar një rekord të ri si më i larti në 40 vitet e fundit, në muajin korrik, ndërsa çmimet e......

Biden nënshkruan ligjin për Reduktimin e Inflacionit - Vendos normën minimale të taksës së korporatave 15%!
Pas më shumë se një viti debati mbi kostot, taksat, kreditimin e taksave dhe rregulloret, Presidenti Joe Biden më në fund nënshkroi ligjin e tij......

A po e blen vërtet Elon Musk Manchester United?
Si një nga njerëzit më të pasur në planet, shefi i Tesla-s, Elon Musk është i njohur për investimet e tij të ‘çmendura’. Kohët e fundit ai shiti 6.9 miliardë......

215 mijë euro për të zgjidhur helmimin e lumit Oder! – Qeveria polake nën kritika të ashpra për reagimin e ngadaltë!
Gjysmë ton peshq të ngordhur në orë aktualisht rrjedhin nëpër lumin Oder në Poloni, së bashku me zogj të panumërt të ngordhur, kastor dhe midhje. Era e trupave......

Norvegjia i siguron Gjermanisë gaz
Norvegjia e ka rritur prodhimin e gazit pas sulmit rus në Ukrainë gati me 10%, theksoi kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Störe pas një takimi me kancelarin......