Norvegjia regjistron eksporte rekord - Rritja e çmimit të gazit në Europë, shkak për rritjen e eksportit të energjisë

Eksportet e Norvegjisë arritën një rekord në muajin korrik, të nxitura kryesisht nga rritja e çmimeve të gazit natyror që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Agjencia e statistikave të vendit skandinav njoftoi se eksportet norvegjeze arritën në 229 miliard krona - 23.2 miliard euro, muajin e kaluar, 0.4% më i lartë se rekordi i mëparshëm i vendosur në mars të këtij viti.
Suficiti tregtar i Norvegjisë prej 153.2 miliardë korona - 15.5 miliard euro, gjithashtu shënoi rekord të ri.
Norvegjia, një prodhues i madh i naftës dhe gazit në det të hapur, po shënon rritje të eksporteve të energjisë teksa vendet europiane përpiqen të gjejnë alternativa ndaj energjisë ruse.
Që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska, Bashkimi Europian ka miratuar ndalimin e importit për qymyrin rus dhe pjesën më të madhe të naftës, por ai nuk përfshin gazin natyror rus sepse blloku prej 27 vende anëtare varet nga gazi për të furnizuar fabrikat, për të prodhuar energji elektrike dhe për të ngrohur shtëpitë.
Megjithatë, presidenti rus Vladimir Putin ka kufizuar eksportet e gazit për të bërë presion ndaj bllokut për të reduktuar sanksionet perëndimore për shkak të luftës në Ukrainë. BE po përpiqet të mbushë depozitat e gazit përpara dimrit, kur kërkesa rritet dhe kompanitë e shërbimeve ulin rezervat e tyre për të mbajtur shtëpitë të ngrohta dhe termocentralet në punë.
Statistikat e Norvegjisë tregojnë se eksportet e gazit natyror arritën në 128 miliardë krona – 12.97 miliard euro, në korrik, katër herë më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Eksportet më të larta të peshkut dhe metaleve kontribuan gjithashtu në rritjen e eksporteve të Norvegjisë.
Dorina Kurtaj / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=zPfgHtY12yM
Sondazh

Inflacioni në Malin e Zi arrin 14,9% - Rritja më e madhe e çmimeve u regjistrua tek lëndët djegëse, nafta dhe perimet
Inflacioni në Malin e Zi regjistroi një tjetër rekord për muajin korrik duke arritur nivelin prej 14,9%. Sipas të dhënave nga zyra e statistikave Monstat,......

Inflacioni i lartë në Greqi - Grekët heqin dorë nga artikujt kozmetikë dhe veshjet
Me rritjen e çmimeve, konsumatorët grekë po reduktojnë produktet jo thelbësore, të tilla si artikujt kozmetikë dhe veshjet e modës. Njerëzit po reduktojnë......

Inflacioni në Britani shënon rekord - Niveli prej 10.1%, më i larti në 40 vitet e fundit
Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar është rritur sërish duke shënuar një rekord të ri si më i larti në 40 vitet e fundit, në muajin korrik, ndërsa çmimet e......

Biden nënshkruan ligjin për Reduktimin e Inflacionit - Vendos normën minimale të taksës së korporatave 15%!
Pas më shumë se një viti debati mbi kostot, taksat, kreditimin e taksave dhe rregulloret, Presidenti Joe Biden më në fund nënshkroi ligjin e tij......

A po e blen vërtet Elon Musk Manchester United?
Si një nga njerëzit më të pasur në planet, shefi i Tesla-s, Elon Musk është i njohur për investimet e tij të ‘çmendura’. Kohët e fundit ai shiti 6.9 miliardë......

215 mijë euro për të zgjidhur helmimin e lumit Oder! – Qeveria polake nën kritika të ashpra për reagimin e ngadaltë!
Gjysmë ton peshq të ngordhur në orë aktualisht rrjedhin nëpër lumin Oder në Poloni, së bashku me zogj të panumërt të ngordhur, kastor dhe midhje. Era e trupave......

Norvegjia i siguron Gjermanisë gaz
Norvegjia e ka rritur prodhimin e gazit pas sulmit rus në Ukrainë gati me 10%, theksoi kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Störe pas një takimi me kancelarin......

Forcohen sërish Paundi dhe Dollari ndërsa Franga nuk luhatet!
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë të mërkurë sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 114.3 lekë dhe duke u shitur me 115.6......