Shqipëria Postuar më 17 Gusht 2022, 09:29

Forcohen sërish Paundi dhe Dollari ndërsa Franga nuk luhatet!

Nga SCAN TV
Forcohen sërish Paundi dhe Dollari ndërsa Franga nuk luhatet!

Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë të mërkurë sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 114.3 lekë dhe duke u shitur me 115.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik gjithashtu vijon të rikuperojë pikë pasi në raport me fillimin e kësaj jave është blerë sot me 137.8 lekë dhe është shitur me 139.4 lekë duke regjistruar kështu sërish rritje.

Monedha europiane shfaqet relativisht e qëndrueshme me një rritje të lehtë të kuotës në raport me dje teksa blihet sot me 116.7 lekë dhe shitet me 117.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Franga zvicerane ndërkaq nuk ka pësuar luhatje të vlerës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me ditën e martë vazhdon të blihet po njësoj me 120 lekë dhe të shitet me 121.2 lekë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat