Europa Postuar më 17 Gusht 2022, 10:54

Inflacioni në Britani shënon rekord - Niveli prej 10.1%, më i larti në 40 vitet e fundit

Nga SCAN TV
Inflacioni në Britani shënon rekord - Niveli prej 10.1%, më i

Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar është rritur sërish duke shënuar një rekord të ri si më i larti në 40 vitet e fundit, në muajin korrik, ndërsa çmimet e ushqimeve dhe energjisë vazhdojnë të ushtrojnë presion të paprecedentë tek familjet.

Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 10.1% në vit, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra për Statistikat Kombëtare, më shumë se parashikimet e mëparshme të Reuters prej 9.8% dhe nga 9.4% në muajin qershor.

Inflacioni bazë, i cili përjashton energjinë, ushqimin, alkoolin dhe duhanin, arriti në 6.2% në vit deri në korrik 2022, duke u rritur nga 5.8% në qershor dhe më shumë se  parashikimet prej 5.9%.

Rritja e çmimeve të ushqimeve dha kontributin më të madh në rritjen e normave vjetore të inflacionit mes qershorit dhe korrikut.

Zyra për Statistikat Kombëtare përsëriti se vlerësimet treguese të modeluara të inflacionit të çmimeve të konsumit "sugjerojnë që norma e Indeksit të Çmimeve të Konsumit ka qenë më e lartë rreth vitit 1982, ku vlerësimet variojnë nga gati 11% në janar deri në afërsisht 6.5% në dhjetor".

Banka e Anglisë ka zbatuar gjashtë rritje të njëpasnjëshme të normave të interesit në përpjekje për të frenuar inflacionin dhe në fillim të këtij muaji konfirmoi rritjen e saj më të madhe të vetme që nga viti 1995, ndërsa parashikon se Mbretëria e Bashkuar do të hyjë në recesionin e saj më të gjatë që nga kriza financiare globale në tremujorin e katërt të vitit.

Banka e Anglisë pret që inflacioni të arrijë në 13.3% në muajin tetor. Kandidatët për postin e liderit të Partisë Konservatore Liz Truss dhe Rishi Sunak, njëri prej të cilëve do të pasojë Boris Johnson si kryeministër më 5 shtator, janë nën presion të vazhdueshëm për të ofruar zgjidhje radikale për krizën historike të kostos së jetesës në vend.

Parashikimet e fundit sugjerojnë se kufiri i çmimit të energjisë në Mbretërinë e Bashkuar mund të rritet në 4.266 paund, çdo vit në fillim të vitit të ardhshëm nga 1.971 paund që është aktualisht, me shumë familje që tashmë zgjedhin midis ngrohjes dhe ngrënies.

Pavarësisht rritjes së pagës mesatare me përjashtim të bonuseve me 4.7%, kostoja e jetesës është shumë më e lartë se rritja e pagave, duke tkurrur ndjeshëm të ardhurat e familjeve.

Dorina Kurtaj / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=oUUrfb0_bxs

 

 

Sondazh

Poll
Europa 17 Gusht

Norvegjia i siguron Gjermanisë gaz

Norvegjia e ka rritur prodhimin e gazit pas sulmit rus në Ukrainë gati me 10%, theksoi kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Störe pas një takimi me kancelarin......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......