Norvegjia i siguron Gjermanisë gaz

Norvegjia e ka rritur prodhimin e gazit pas sulmit rus në Ukrainë gati me 10%, theksoi kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Störe pas një takimi me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Oslo. Aktualisht po "furnizojmë maksimalisht sa mundemi", thotë ai, dhe nuk e vendos qeveria, nëse prodhimi i gazit mund të zgjerohet. Ky është vendim i sipërmarrjeve. Për një prodhim më të madh në Norvegji, duhet që të vihen në punë rezerva të tjera të gazit, thuhet. Me këtë pas Katarit bie shpresa e Gjermanisë se mund të zëvendësojë shumë shpejt gazin rus.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz falënderoi Norvegjinë që "po shfrytëzon deri në limit" rezervat e gazit. Kjo është "shumë e rëndësishme, që të zvogëlojmë varësinë nga gazi rus." Rëndësi ka premtimi i Oslos, që të ruajë nivelin e lartë të prodhimit, sepse edhe në vitin 2023 do të ketë nevoja të mëdha për gaz. Jo vetëm ky dimër është një sfidë e madhe për Gjermaninë. Edhe në vitin e ardhshëm duhet që të mbushen depozitat e gazit. "Partneritetin tonë energjetik ne duam ta zgjerojmë dhe thellojmë", ka thënë kancelari Scholz.
Kancelari gjerman mori pjesë në Oslo në takimin e Këshillit Ministerial të Veriut, ku krahas Scholz dhe Störe morën pjesë kryeministret e Suedisë, Danimarkës, Finlandës dhe Islandës. Temat kryesore ishin furnizimi me energji dhe gjendja e sigurisë.
Si kurrë më parë Norvegjia ofron gaz për Europën dhe Gjermaninë. Furnizimet nga Norvegjia që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë rritur ndjeshëm. Në Gjermani pjesa e gazit norvegjez përbën tani 30% të furnizimit, duke e kaluar kështu Rusinë. Nga Rusia aktualisht përmes Nord Stream 1 vijnë rreth 20% të sasisë së premtuar. Kurse BE importon rreth 20% të gazit nga Norvegjia.
Pas sulmit rus kundër Ukrainës, ministria e Energjetikës në Oslo modifikoi licencat e nxjerrjes së gazit për fusha të gazit në mënyrë që të përftohej më shumë gaz. Por prodhimi dhe kapacitetet e gazsjellësve janë në përdorim maksimal. Për Norvegjinë tani bëhet fjalë që të shfrytëzojë burime të reja për të rritur më tej eksportet, tha Stören pas takimit me kancelarin gjerman.
Ky vend do ta furnizojë Gjermaninë edhe më tej me gaz të lëngshëm. Vendet nordike dhe Gjermania do të bashkëpunojnë më ngushtë në të ardhmen në fushën energjetike. Scholz viziton më tej Suedinë, ku do të bisedohet për zgjerimin verior të NATO-s. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Forcohen sërish Paundi dhe Dollari ndërsa Franga nuk luhatet!
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë të mërkurë sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 114.3 lekë dhe duke u shitur me 115.6......

Renditja e shkollave dhe gjimnazeve në kryeqytet - Kryeson “Qemali” dhe “Samiu”. Shkollat periferike me rezultate më të ulta
Performanca e shkollave të kryeqytetit në vitin 2021 me tregues të ndryshëm ka sjellë dhe rankimin e tyre, qoftë të gjimnazeve publike apo jopublike por dhe......

Mbipopullim dhe mungesë personeli – "Vera e kaosit të udhëtimeve ajrore" do të zgjasë deri në tetor!
"Vera e kaosit të udhëtimit ajror" në Europë do të shtrihet deri në vjeshtë pasi Aeroporti Heathrow i Londrës do të zgjasë kufirin e tij në kapacitetin e......

Rusia zbulon modelin fizik të stacionit të ri hapësinor duke sugjeruar se Moska është serioze për braktisjen e ISS!
Agjencia hapësinore e Rusisë zbuloi të hënën për herë të parë një model fizik të asaj se si do të duket një stacion i ri hapësinor i planifikuar nga Rusia,......

Turqia po mburret haptazi se tregtia e automjeteve me Rusinë është rritur - Eksportet drejt Rusisë arritën nivelin më të lartë në 8 vite!
Pas pushtimit rus të Ukrainës, shumë vende e kanë goditur Rusinë me sanksione gjithëpërfshirëse dhe kanë minimizuar marrëdhëniet e tyre me Kremlinin. Turqia,......

Si miliarderi saudit vuri një bast prej 500 milionë dollarësh për Rusinë në fillim të luftës!
Miliarderi saudit Princi Alwaleed Bin Talal investoi më shumë se 500 milionë dollarë në firmat ruse rreth kohës së pushtimit të Ukrainës nga Moska, në shenjë......

Këto shtëpi lundruese futuriste janë aktualisht në ndërtim e sipër! (FOTOT)
Shtëpitë lundruese, jetesa luksoze dhe teknologjia e shtëpive inteligjente nuk janë domosdoshmërish gjëra që priren të shkojnë krah për krah. Por Ocean......

Tesla feston makinën e saj të 1-miliontë në Kinë - Moment historik për ambiciet globale të kompanisë!
Tesla po feston makinën e saj të njëmiliontë të prodhuar në Kinë, një moment historik i madh për ambiciet globale të kompanisë së makinave elektrike. Por Tesla......