Inflacioni i lartë në Greqi - Grekët heqin dorë nga artikujt kozmetikë dhe veshjet

Me rritjen e çmimeve, konsumatorët grekë po reduktojnë produktet jo thelbësore, të tilla si artikujt kozmetikë dhe veshjet e modës.
Njerëzit po reduktojnë shpenzimet për shkak të tkurrjes së të ardhurave reale për shkak të inflacionit dhe veçanërisht rritjes së kostos së energjisë, e cila po ndikon edhe në biznese, si kompanitë kozmetike, disa prej të cilave tashmë kanë konfirmuar shënuar rënie të shitjeve në pesë muajt e parë të vitit 2022.
Për më tepër, duke qenë se familjet greke tashmë janë ndikuar nga kriza financiare 10-vjeçare, ndikimi i rritjes së çmimeve në Greqi krahasuar me vendet e tjera është më i dukshëm.
Një studim i kohëve të fundit tregoi se tendenca drejt uljes së blerjeve të produkteve specifike është forcuar, me 70% të pjesëmarrësve që thonë se shpenzojnë më pak para për produkte jo thelbësore, krahasuar me 60 % në 2021.
Krahasuar me vendet e tjera, kjo përqindje është dukshëm më e lartë se kampioni global (47%) dhe ai europian (40%) i anketimit. Në Spanjë dhe Itali, dy vende që kanë pasur edhe probleme financiare, përqindjet janë përkatësisht 47% dhe 49%.
Në fakt, krahasuar me 43% vitin e kaluar, një në dy grekë tani blejnë vetëm gjërat e nevojshme dhe 55% thonë se kalojnë më shumë kohë në shtëpi sot sesa para shpërthimit të pandemisë. Shoqata Panhelene e Prodhuesve dhe Distributorëve të Kozmetikës dhe Parfumeve vlerëson se tregu vendas i kozmetikës do të rritet këtë vit, por theksojnë gjithashtu se sfidat kryesore për bizneset e këtij sektori janë rritja e kostos së lëndëve të para dhe rritja e kostove të energjisë, të cilat do të reflektohen edhe në çmimet e kozmetikës.
Paqëndrueshmëria gjeopolitike e shkaktuar nga konflikti në Ukrainë ngre pyetje shtesë në lidhje me rritjen e çmimeve për produktet kozmetike të importuara dhe ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit. Drejtuesit e industrisë vërejnë se me kalimin e kohës, pasojat e inflacionit bëhen më të theksuara, me klientët që zgjedhin gjithnjë e më shumë produkte kozmetike të firmave të panjohura dhe kufizojnë blerjet e tyre për mallra më të shtrenjta. Disa biznese që ofrojnë marka të njohura kozmetike kanë filluar ta shohin këtë trend të pasqyruar edhe në shitjet e tyre.
Dorina Kurtaj / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=lWF4nvcrd2Q
Sondazh

Inflacioni në Britani shënon rekord - Niveli prej 10.1%, më i larti në 40 vitet e fundit
Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar është rritur sërish duke shënuar një rekord të ri si më i larti në 40 vitet e fundit, në muajin korrik, ndërsa çmimet e......

Biden nënshkruan ligjin për Reduktimin e Inflacionit - Vendos normën minimale të taksës së korporatave 15%!
Pas më shumë se një viti debati mbi kostot, taksat, kreditimin e taksave dhe rregulloret, Presidenti Joe Biden më në fund nënshkroi ligjin e tij......

A po e blen vërtet Elon Musk Manchester United?
Si një nga njerëzit më të pasur në planet, shefi i Tesla-s, Elon Musk është i njohur për investimet e tij të ‘çmendura’. Kohët e fundit ai shiti 6.9 miliardë......

215 mijë euro për të zgjidhur helmimin e lumit Oder! – Qeveria polake nën kritika të ashpra për reagimin e ngadaltë!
Gjysmë ton peshq të ngordhur në orë aktualisht rrjedhin nëpër lumin Oder në Poloni, së bashku me zogj të panumërt të ngordhur, kastor dhe midhje. Era e trupave......

Norvegjia i siguron Gjermanisë gaz
Norvegjia e ka rritur prodhimin e gazit pas sulmit rus në Ukrainë gati me 10%, theksoi kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Störe pas një takimi me kancelarin......

Forcohen sërish Paundi dhe Dollari ndërsa Franga nuk luhatet!
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë të mërkurë sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 114.3 lekë dhe duke u shitur me 115.6......

Renditja e shkollave dhe gjimnazeve në kryeqytet - Kryeson “Qemali” dhe “Samiu”. Shkollat periferike me rezultate më të ulta
Performanca e shkollave të kryeqytetit në vitin 2021 me tregues të ndryshëm ka sjellë dhe rankimin e tyre, qoftë të gjimnazeve publike apo jopublike por dhe......

Mbipopullim dhe mungesë personeli – "Vera e kaosit të udhëtimeve ajrore" do të zgjasë deri në tetor!
"Vera e kaosit të udhëtimit ajror" në Europë do të shtrihet deri në vjeshtë pasi Aeroporti Heathrow i Londrës do të zgjasë kufirin e tij në kapacitetin e......