Europa Postuar më 17 Gusht 2022, 11:43

Thatësira zbulon fshatin e zhytur nga rezervuari në shekullin e 19-të! (FOTOT)

Nga SCAN TV

Ndryshe nga qyteti i humbur i Atlantidës, kur ky fshat i Uellsit i shekullit të 19-të u zhyt nën ujë, iu desh vetëm një periudhë e thatë që të rishfaqej dhe të zbulonte rrënojat e tij.

Liqeni Vyrnwy, një rezervuar në Powys, Uells është avulluar mjaftueshëm për të ekspozuar mbetjet e fshatit Llanwddyn. Mbetjet e fshatit ishin të dukshme për herë të fundit gjatë thatësirës së vitit 1976, raportojnë mediat lokale.

Pas javëve të pafundme të temperaturave të larta përvëluese, rekord në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Liqeni Vyrnwy është një nga shumë lumenjtë dhe rezervuarët që janë tkurrur e avulluar.

Sipas Zyrës Met në Mbretërinë e Bashkuar, temperaturat rekord për Uellsin u vunë re më 18 korrik në qarkun verilindor të Flintshire, duke arritur në 37.1 gradë celsius, rreth 72 kilometra nga liqeni Vyrnwy.

Pjesë të fshatit nisën të shfaqeshin një javë më parë, por ai priti deri në momentin e fundit para shiut për të shfaqur rrënojat kur uji ishte në nivelin më të ulët.

Liqeni Vyrnwy ishte rezervuari më i madh artificial në Europë kur ndërtimi 10-vjeçar përfundoi në 1891 për të furnizuar me ujë të freskët qytetin e Liverpulit të Anglisë veriore.

Kur lugina e lumit Vyrnwy u mbyll për të ndërtuar një digë për të kufizuar rrjedhën e lumit, fshati Llanwddyn duke përfshirë varrezat e kishës u zhvendos, përpara se fshati i mëparshëm të zhytej.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat