Shqipëria Postuar më 20 Qershor 2022, 13:42

“Të indeksohen pagat dhe pensionet” - Radonshiqi: Paketa antikrizë ka nevojë për rishikim!

Nga SCAN TV

Në kushtet kur kriza e rritjes së çmimeve po vijon, qeveria duhet të shikojë mundësinë për indeksimin e pensioneve dhe pagave, si një mënyrë për të mbrojtur këto kategori nga kostot e shtuara.

Në një intervistë për SCAN TV, ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi, shprehet se buxheti aktualisht i ka hapësirat për rishikim për shkak të tejkalimit të të ardhurave.

Nga ana tjetër, Radonshiqi sugjeron edhe rishikimin e paktës antikrizë në ndihmë të grupeve vulnerabël, duke qenë se afati i saj përfundon muajin Qershor.

Për të amortizuar rritjen e çmimeve, qeveria vuri në dispozicion 3 mijë lekë në muaj për një periudhë 3 mujor për familjet në nevojë dhe pensionistët.

Elisabeta Dosku / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=8-PkuKEMMt8

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat