Shqipëria Postuar më 20 Qershor 2022, 13:33

Shqipëri-Kosovë, dy qeveritë mblidhen në Prishtinë - Rama paralajmëron mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve. Kurti: Oqean mundësish

Nga SCAN TV

Dy qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës kanë zhvilluar mbledhjen e tetë të përbashkët. Dy Kryeministrat kanë theksuar hovin që ka marrë bashkëpunimi mes dy vendeve, duke dhënë rezultate konkrete në çdo aspekt të jetës së qytetarëve e të sipërmarrjeve.

Në fjalën e hapjes, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se sot bashkëpunimi mes dy vendeve nuk ka qenë kurrë më i ngushtë.

Kryeministri Edi Rama e shprehur në shifra rezultatin e bashkëpunimit mes dy shteteve.

Ai tha se bashkëpunimi mes dy shteteve do ngrihet në një tjetër nivel, duka paralajmëruar këtë nëntor mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve.

Gjatë mbledhjes, Ministrat përkatës bënë publike marrëveshjet e reja mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Lorenc Rabeta / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=PuTJg3pgho4

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat