Shqipëria Postuar më 23 Gusht 2022, 11:41

Tatimet, 65 mijë inspektime tek bizneset - Si do të rrisë plani antiinfomalitet të ardhurat në buxhet në 3 vitet e ardhshme

Nga SCAN TV
Tatimet, 65 mijë inspektime tek bizneset - Si do të rrisë plani

Pavarësisht faktit se arka e shtetit, falë rritjes së çmimeve, ndodhet në ditët më të mira sa i takon të ardhurave, qeveria planikon që ky trend të vijojë edhe në vitet që pasojnë, por duke u mbështetur në mirëadministrim.

Në projektdokumentin e programit buxhetor afatmesëm 2023–2025, planifikohet që për periudhën 3 vjeçare në vijim, programi “Menaxhimi i të Ardhurave Tatimore” synon rritjen me rreth 8% në vit të mbledhjes së të ardhurave tatimore dhe jotatimore.

Kjo rritje, synohet të mbështetet në planin antiinformalitet i cili ka nisur vitin që lam pas dhe që deri më tani është fokusuar kryesisht në deklarimin e pagave reale në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe që do të vijojë në këtë drejtim.

Aktualisht, në fazën e dytë të tij, është targetuar Sektori i Shoqërive të  Sigurimeve, Sektori i Media ve dhe Komunikimit dhe Sektori i Institucioneve të Arsimit privat dhe Tatimpaguesit e evidentuar me risk në iniciativën e dhjetorit 2021, por që nuk patën reagim pozitiv.

Në këtë drejtim parashikohet rritje e raportit të zbulueshmërisë nga kontrollet e kryera nga administrata tatimore tek bizneset si dhe zgjerimi i kontrollit të verifikimit në terren nëpërmjet strukturave të hetimit tatimor, nga 60 mijë inspektime në vitin 2023 në 65 mijë në vitin 2025.

Ndërkohë, përpos kontrolleve dhe masave administrative që ndërmerren në raste abuzimesh,  synohet ndërgjegjësimi i bizneseve ndaj fushatave të shumta për luftën kundër informalitetit, duke tentuar uljen në 180 raste të evazionit fiskal të përcjella në Prokurori në 2025 nga 260 të tilla të parashikuara për 2022.

Elisabeta Dosku / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=ygrRch73Jvo

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat