Shtrenjtohen karburantet në Maqedoninë e Veriut - Nga e marta nafta tregtohet 177,82 lekë/litër, ndërsa benzina 169,30

Duke nisur nga dita e martë çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut janë më të shtrenjta. Nafta shitet me 93,50 denarë për litër, që referuar kursit zyrtar të këmbimit llogaritet në 177,82 lekë/litër. Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit miratoi vendimin, nëpërmjet të cilit rriten çmimet me pakicë të karburanteve mesatarisht 0,46% në raport me vendimin e datës 18 gusht.
Në vendim, Komisioni Rregullator thekson se çmimet referente të karburanteve në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë ulje te benzina mesatarisht 0,065%, te nafta ka rritje mesatarisht 2,069 USD/ton, te vaji ekstra i lehtë ka rritje mesatarisht 1,971 USD dhe te mazuti ka rritje mesatarisht për 1,557 USD. Ndërkaq, kursi i denarit në raport me dollarin krahasuar me 18 gushtin është më i lartë prej rreth 0,5%.
Bazuar në këto të dhëna çmimet e shitjes me pakicë të benzinës 95 oktan rriten me 0,50 denarë/litër duke u shitur jo më shumë se 89 denarë/litër, ose 169,3 lekë. Edhe çmimet e shitjes me pakicë të benzinës 98 oktan rriten me 0,50 denarë/litër duke u shitur jo më shumë se 91,5 denarë/litër, ose rreth 173 lekë. Ndërsa, çmimet e shitjes me pakicë të naftës eurodiezel ulen me 1,50 denarë/litër duke u shitur jo më shumë se 93,5 denarë, ose 177,8 lekë.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=6LOn92e_pNs
Sondazh

Kina po përballet me një tjetër krizë të energjisë. Por këtë herë ka të ngjarë të jetë ndryshe!
Ndërprerjet e energjisë elektrike në Kinë këtë vit nuk ka gjasa të shtrihen shumë përtej verës, pasi kushtet e krizës së energjisë elektrike të këtij viti janë......

Serbia do të shpenzojë 3 miliardë euro për importin e energjisë dimrin e ardhshëm – Vendi në kërkim të kapaciteteve të tjera prodhuese
Serbisë do t'i nevojiten 3 miliardë euro për të siguruar energji të mjaftueshme për dimrin e ardhshëm, tha Zorana Mihajloviq, zëvendëskryeministrja e Serbisë......

Rubla ruse forcohet kundrejt Dollarit amerikan – Është monedha me performancën më të mirë në botë!
Rubla ruse u forcua pak të martën pasi fillimisht u lehtësua përtej 60 kundrejt dollarit, ndërsa aksionet në firmën kryesore të internetit Yandex ia kaluan......

Eksportet kryesore të ushqimit ukrainas janë pothuajse përgjysmuar që nga fillimi luftës!
Eksportet e mallrave kryesore bujqësore ukrainase kanë rënë me pothuajse gjysmën që nga fillimi i pushtimit rus në fillim të këtij viti krahasuar me të njëjtën......

Ford shkurton 3.000 vende pune - Nis procesin e ristrukturimit për të konkurruar Tesla në automjetet elektrike
Kompania Ford Motor njoftoi se do të shkurtojë gjithsej 3,000 vende pune, kryesisht në Amerikën e Veriut dhe Indi, ndërsa ka nisur procesin e ristrukturimit......

Greqia, 1,9 miliardë euro subvencione për energjinë - Familjarëve në shtator do t’u paguhen 639 euro për megavat orë
Subvencionet shtetërore në Greqi për faturat e energjisë elektrike për familjet dhe bizneset do të arrijnë në 1.9 miliardë euro në shtator, njoftoi ministri i......

Gjermania dhe Kanadaja afrohen më shumë – Fokusi, për thellimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe klimës!
Bashkë me përfaqësues të lartë të ekonomisë gjermane, kancelari Olaf Scholz dhe ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck kërkojnë në Kanada mundësi për......

Nafta rritet ndërsa Arabia Saudite paralajmëron për ulje të prodhimit të OPEC!
Nafta u rrit me 1 dollarë për fuçi të martën pasi oferta e shtrënguar u kthye në fokus si rezultat i përhapjes së idesë së uljes së prodhimit nga OPEC+ nga......