Rajoni Postuar më 23 Gusht 2022, 10:35

Greqia, 1,9 miliardë euro subvencione për energjinë - Familjarëve në shtator do t’u paguhen 639 euro për megavat orë

Nga SCAN TV
Greqia, 1,9 miliardë euro subvencione për energjinë -

Subvencionet shtetërore në Greqi për faturat e energjisë elektrike për familjet dhe bizneset do të arrijnë në 1.9 miliardë euro në shtator, njoftoi ministri i Mjedisit dhe Energjetikës, Kostas Skrekas. Sipas tij, për tarifat familjare, subvencioni për shtatorin  do të arrijë në 639 euro për megavat orë, duke përthithur kështu 94% të rritjeve. Për ata që i bashkohen tarifës sociale do të absorbohet 100% e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, ku subvencioni është 677 euro për megavat orë.

Ndërkohë, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me energji elektrike deri në 35 kilovolt dhe për të gjitha furrat e bukës dhe ëmbëlsirave, pavarësisht nga furnizimi me energji elektrike, subvencioni është vendosur për muajin shtator në 604 euro/MWh, duke përthithur 89% të rritjes. Kjo masë prek 1.250.000 shërbime biznesi si restorante, dyqane, kioska, komoditete, parukeri, zyra, furra buke etj dhe llogaritet në 401 milionë euro për muajin shtator.

Për të gjitha furnizimet e tjera komerciale dhe industriale me fuqi mbi 35 kilovolt, subvencioni do të jetë 342 euro/MWh. Për zonat rurale, subvencioni është vendosur në 639 euro/MWh duke thithur 90% të rritjes.

Ministri I Energjetikës theksoi se në shtatori do të krijohet një mekanizëm i përhershëm i kompensimit të rrezikut. Ndërkohë, sipas Skrekas, gjatë 41 ditëve të para të funksionimit të mekanizmit të ri për rikuperimin e të ardhurave të tepërta nga kompanitë e prodhimit të energjisë elektrike, janë mbledhur 1,21 miliardë euro, të cilat i janë drejtuar Fondit të Tranzicionit të Energjisë për të rritur subvencionet për konsumatorët.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=lXMADfNSD00

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat