Sezon rekord turistik në Greqi: 1 milionë turistë në javë!

Prej kohësh nuk është dëgjuar kaq shumë muzikë, nuk është kërcyer kaq shumë, nuk është pirë e ngrënë pranë detit nën qiellin e verës sa këtë verë në Greqi. Pas 12 vitesh krize financiare, dy vite pandemi, dhe gjashtë muaj të luftës në Ukrainë, grekët duan të jetojnë sërish ditë pa shqetësime, para se të kthehen sërish në realitetin e ashpër të fakteve. Në javën e tretë të gushtit 2022, shumica e grekëve kanë prenotuar pushimet, duke u përpjekur të harrojnë disi aferën e përgjimeve të gazetarëve, dramën e refugjatëve, krizën energjetike, inflacionin që në korrik u ngjit në vlerën e 11,6%.
Nga ana tjetër në Greqi shpresat janë shumë të mëdha që sezoni turistik i këtij viti të vazhdojë me këto ritme si deri më tani. Ekonomia e Greqisë është e varur nga turizmi, madje në vite të mira të ardhurat e turizmit përbëjnë 20% të kapacitetit ekonomik grek. Viti 2022 duket se të jetë një vit shumë i mbarë për turizmin grek. Ministri i Turizmit, Vasilis Kikilias madje pret më shumë turistë se në vitin 2019, vit rekord deri më tani. Në këtë vit në Greqi pushuan 33 milionë turistë, të ardhurat nga turizmi në 2019-n kapën vlerën e 18,2 miliardë eurove. Këtë vit priten rreth 20 miliardë euro të ardhura.
Shifrat aktuale janë shumë premtuese: Nga fillimi i gushtit gati çdo javë mbërrijnë 1 milionë turistë me avion në Greqi, sipas ministrit Kikilias. Qindra mijëra të tjerë udhëtojnë më automjete në Kalkidhiki apo Pieria në veri, shumica nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Edhe korriku e qershori shënuan një fluks të madh turistësh. Ishulli më i madh i Kikladen kishte në korrik 2022 po aq vizitorë sa në vitin rekord 2019. Në ishujt e njohur grekë si Mikonos, Santorini, Korfu, Kos apo Rodos është gati e pamundur të gjesh një vend, nëse nuk ke prenotuar në kohën e duhur. Me shumë para në kuletë dhe me fat mund të gjesh një dhomë në fillim të shtatorit.
Në ishujt grekë plazhet janë të tejmbushura, nganjëherë më shumë se sa është e pranueshme sikurse edhe baret dhe tavernat. Por për ata që duan të bëjnë festa këto janë kushte ideale ndërsa kush do qetësi mund të kërkojë një vend në ishujt më pak të vizituar grekë, apo në mal. Atmosfera e kësaj vere bëhet edhe më interesante nga oferta shumë e pasur kulturore, pas dy vitesh pandemie. Kudo mbahen koncerte në teatrot antikë të Epidaurus, Filipoit, Dionit, Dodonit, Samotrakit etj. Në fundjavë mund të ndjekësh shfaqjet e tragjedive greke, komedive apo pjesëve moderne teatrale, si edhe festat popullore.
Atmosferën nuk e ka errësuar as lufta në Ukrainë. Madje edhe mungesa e turistëve rusë, që kanë qenë prezentë në Kalkidi apo Kretë nuk është ndjerë shumë, sepse ata janë zëvendësuar nga turistë nga vende të tjera. Deri në mes të gushtit shumica e turistëve erdhën nga Britania e Madhe, mes tyre edhe kryeministri britanik, Boris Johnson. Po ashtu mjaft turistë kanë ardhur edhe nga Gjermania, Italia, Holanda, Zvicra, Austria e Polonia. Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë një rritje të numrit të turistëve nga SHBA me 50% krahasuar me vitin 2919.
Çudia e kësaj vere ishte menaxhimi i mirë i punës në aeroportet greke, ndryshe nga gjendja kaotike në aeroportet europiane për shkak të mungesës së personelit. Por hotelet dhe gastronomia e kanë pasur të vështirë të gjejnë punëtorë. Çdo i pesti vend pune në këtë sektor ka mbetur i pazënë, sipas Institutit për Studimin e Turizmit, INSETE. Shumë grekë shkojnë të punojnë në degën e turizmit jashtë vendit këto muaj, madje edhe në vende ekzotike si Islanda. Aty ata gjejnë kushte më të mira pune dhe pagesë më të mirë.
E . S / SCAN
Sondazh

‘Kërcen’ Dollari amerikan, fiton 1 pikë brenda natës – Rritje e ndjeshme edhe për valutat e tjera
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të fortë prej 1 pikë brenda natës teksa është blerë sot me 116.8 lekë dhe është shitur me 118.3 lekë në raport me......

Kenneth Griffin, financieri që fiton 23 milionë dollarë në ditë - Personi që lë pas dhe Warren Buffett falë tregtisë në internet
Emri i tij nuk është aq i njohur sa ai i Uarren Buffett, por Ken Griffin, është bërë financieri më i famshëm i Uall Street. Sipas Bloomberg, përmes kompanisë......

Turqia dyfishon importet ruse të naftës, duke mbushur boshllëkun e BE-së!
Turqia dyfishoi importet e saj të naftës ruse këtë vit, treguan të hënën të dhënat e Refinitiv Eikon, pasi të dy vendet janë të vendosura për një bashkëpunim......

Buxheti paguan 68.5 milionë euro për kreditë e OSHEE - Mori 81.5 milionë euro borxh me garanci sovrane për importin e energjisë, por blerjet i bën KESH
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk ka mundur të likujdojë kreditë e marra nga bankat e nivelit të dytë në fund të vitit që kaloi, duke......

Nisin kontrollet në biznese për pagat e ulëta - Informaliteti/ Ibrahimaj: Ka përfunduar afati, në “sitë” çdo subjekt i njoftuar
Administrata tatimore nga muaji Shtator do të nisë kontrollet fizike në biznese të cilat janë targetuar dhe njoftuar për nëndeklarim pagash, me qëllim luftën......

Maturantët më të interesuar për degët inxhinierike - Mjekësia e dyta me 23.8%, degët profesionale në vend të pestë
Aplikimet e 21 mijë maturantëve kanë përcaktuar dhe degët më të preferuara për këtë vit të ri akademik që pritet të filloj në tetor. Teksa traditë kanë qenë......

Energjia, miliona euro humbje nga rrjeti i amortizuar - Përllogaritjet/ Vetëm në 6 muaj, 128.9 milionë euro. Bashkë me vjedhjet shkon në 194 milionë euro!
Humbjet e energjisë në rrjetin e shpërndarjes kushtojnë miliona euro shtesë, teksa plani për reduktimin e tyre në 14% deri në vitin 2019 nuk u arrit, duke u......

Shtatori “rikthen” 3 mijë lekshin për pensionistët - Paketa antikrizë, e njëjtë me atë të Prillit. “Harrohen” dy muajt e verës
Duke filluar nga muaji Shtator dhe deri në fund të vitit, pensionistët dhe shtresat në nevojë do të marrin një mbështetje prej 3 mijë lekësh nw muaj nga......