Shqipëria Postuar më 22 Gusht 2022, 12:28

Nisin kontrollet në biznese për pagat e ulëta - Informaliteti/ Ibrahimaj: Ka përfunduar afati, në “sitë” çdo subjekt i njoftuar

Nga SCAN TV
Nisin kontrollet në biznese për pagat e ulëta - Informaliteti/

Administrata tatimore nga muaji Shtator do të nisë kontrollet fizike në biznese të cilat janë targetuar dhe njoftuar për nëndeklarim pagash, me qëllim luftën ndaj informalitetit.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se këto subjekte kanë pasur afat deri më datën 20 Gusht për të reaguar.

Faza e dytë e aksionint antiinformalitet është fokusuar tek Sektori i Shoqërive të  Sigurimeve, Sektori i Mediave dhe Komunikimit dhe Sektori i Institucioneve të Arsimit privat.

Në vëmendje janë edhe Tatimpaguesit e evidentuar me risk në iniciativën e dhjetorit 2021, por që nuk patën reagim pozitiv.

E pyetur nga SCAN Tv mbi ecurinë e dobët të investimeve publike përgjatë 7 muajve të parë të vitit, Ministrja theksoi se shkak kanë qenë çmimet e rritura të lënëve të para.

Ministrja e Financave bëri një pasqyrë të ecurisë së ekonomisë përgjatë 7 muajve, ku vuri në dukje se rritja e çmimeve ka kontribuuar në perfomancën pozitive të të ardhurave, por sipas saj, rritja ka qenë me e ngadaltë se vendet e tjera të rajonit dhe inflacioni është regjistruar në nivelin 7.5 për qind.

Elisabeta Dosku / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=zAjzO5zg-60

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......