Shqipëria Postuar më 22 Gusht 2022, 14:10

Buxheti paguan 68.5 milionë euro për kreditë e OSHEE - Mori 81.5 milionë euro borxh me garanci sovrane për importin e energjisë, por blerjet i bën KESH

Nga SCAN TV
Buxheti paguan 68.5 milionë euro për kreditë e OSHEE - Mori 81.5

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk ka mundur të likujdojë kreditë e marra nga bankat e nivelit të dytë në fund të vitit që kaloi, duke aktivizuar garancinë sovrane të vendosur nga qeveria.

Në total, OSHEE mori 81.5 mln euro nga 4 banka, ndërkohë që përgjatë 7 muajve të parë të vitit buxheti i shtetit ka paguar rreth 68.5 mln euro për likujdimin e tyre. Sipas treguesve fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, plani për 7 muajt e parë të vitit është realizuar në masën 99%.

Megjithatë, mbetet e paqartë se për çfarë janë shpenzuar kreditë e marra nga OSHEE, duke qenë se vlera parashikohej të shkonte për financimin e kapitalit punues, në kuadër të nevojave për import të energjisë, teksa me një vendim qeverie tashmë blerjet e energjisë po menaxhohen nga Korporata Elektronergjetike Shqiptare.

Përgjatë gjithë kësaj periudhe, OSHEE ka kryer vetëm 1 blerje energjie, që shërben për plotësimin e nevojave të biznesve të liberalizuar, të lidhur në tensionin 35 KV.

Përmes kësaj blerjeje mbulohen nevojat vjetore për energji, teksa vlera totale arrin në 14 mln euro, përfshirë edhe mbulimin e humbjeve në rrjet. Por, likujdimi i kredive pranë bankave të nivelit të dytë nuk është mbështetja e vetme buxhetore e qeverisë për sektorin energjetik. Sipas Aktit Normativ, që ndryshoi buxhetin e shtetit në fund të muajit korrik, janë planifikuar edhe 20 mld lekë të tjera që do të duhet të disbursohen në vijim.

Përveç 4 kredive me mbështetje buxhetore, në fund të vitit që shkoi OSHEE mori një kredi prej 50 mln euro, nga Agjencia Franceze për Zhvillim, për funskionimin e bursës së energjisë, si dhe konsolidimin e kompanive të krijuara nga ndarja e OSHEE-së.

Ndërkohë që, gjatë muajit tetor, mori një hua prej 70 mln euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që do të shkojë për financimin e projektit për reagimin ndaj krizës së shkaktur nga COVID-19. Praktikisht, vlera totale e kredive të marra nga OSHEE arrin në 201.5 mln euro.

Ola Mitre / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=T0Y6EcymwCc

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......