Gjermanët nuk kanë më mundësi për të kursyer para - Të ardhurat do t'u duhen për të përballuar shpenzimet e përditshme!

Analistë të disa bankave në Gjermani, ndër të tjera Sparkasse, Volksbank dhe Raiffeisenbank, janë të mendimit se qytetarëve do t'u mbeten më pak para për të kursyer, sepse të ardhurat do t'u nevojiten për të përballuar shpenzimet e përditshme të jetesës.
Sipas ekspertëve të grupit të Bankave të Kursimeve, Sparkasse, shumica e gjermanëve po jetojnë gjithnjë e më shumë limitet e tyre financiarë për shkak të inflacionit të lartë. Presidenti i Shoqatës Gjermane të Bankave të Kursimeve, Helmut Schleweis, tha: "Ne presim që deri në 60 për qind e konsumatorëve do ta humbasin fuqinë blerëse për shkak të rritjes së konsiderueshme të çmimeve".
Edhe grupi i bankave Volksbank dhe ai i Raiffeisenbank po vëzhgojnë se klientët kanë më pak hapësirë për të manovruar. "Inflacioni i lartë u rrëmben konsumatorëve fuqinë blerëse, gjë që redukton aftësinë e tyre për të kursyer”, tha drejtori i bordit të drejtorëve të Shoqatës së Grupit Volksbank dhe Raiffeisenbank, Andreas Martin.
Sipas ekspertëve bankarë situata e kursimeve pritet të përkeqësohet ndjeshëm veçanërisht në vjeshtë dhe dimër, sidomos për personat me të ardhura të ulta dhe të mesme. Situata e tensionuar duket që tashmë qartë në llogaritë bankare, sepse shumë vetë marrin kredi afatshkurtra ose hyjnë në minus.
E . S / SCAN
Sondazh

Sezon rekord turistik në Greqi: 1 milionë turistë në javë!
Prej kohësh nuk është dëgjuar kaq shumë muzikë, nuk është kërcyer kaq shumë, nuk është pirë e ngrënë pranë detit nën qiellin e verës sa këtë verë në Greqi. Pas......

‘Kërcen’ Dollari amerikan, fiton 1 pikë brenda natës – Rritje e ndjeshme edhe për valutat e tjera
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të fortë prej 1 pikë brenda natës teksa është blerë sot me 116.8 lekë dhe është shitur me 118.3 lekë në raport me......

Kenneth Griffin, financieri që fiton 23 milionë dollarë në ditë - Personi që lë pas dhe Warren Buffett falë tregtisë në internet
Emri i tij nuk është aq i njohur sa ai i Uarren Buffett, por Ken Griffin, është bërë financieri më i famshëm i Uall Street. Sipas Bloomberg, përmes kompanisë......

Turqia dyfishon importet ruse të naftës, duke mbushur boshllëkun e BE-së!
Turqia dyfishoi importet e saj të naftës ruse këtë vit, treguan të hënën të dhënat e Refinitiv Eikon, pasi të dy vendet janë të vendosura për një bashkëpunim......

Buxheti paguan 68.5 milionë euro për kreditë e OSHEE - Mori 81.5 milionë euro borxh me garanci sovrane për importin e energjisë, por blerjet i bën KESH
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk ka mundur të likujdojë kreditë e marra nga bankat e nivelit të dytë në fund të vitit që kaloi, duke......

Nisin kontrollet në biznese për pagat e ulëta - Informaliteti/ Ibrahimaj: Ka përfunduar afati, në “sitë” çdo subjekt i njoftuar
Administrata tatimore nga muaji Shtator do të nisë kontrollet fizike në biznese të cilat janë targetuar dhe njoftuar për nëndeklarim pagash, me qëllim luftën......

Maturantët më të interesuar për degët inxhinierike - Mjekësia e dyta me 23.8%, degët profesionale në vend të pestë
Aplikimet e 21 mijë maturantëve kanë përcaktuar dhe degët më të preferuara për këtë vit të ri akademik që pritet të filloj në tetor. Teksa traditë kanë qenë......

Energjia, miliona euro humbje nga rrjeti i amortizuar - Përllogaritjet/ Vetëm në 6 muaj, 128.9 milionë euro. Bashkë me vjedhjet shkon në 194 milionë euro!
Humbjet e energjisë në rrjetin e shpërndarjes kushtojnë miliona euro shtesë, teksa plani për reduktimin e tyre në 14% deri në vitin 2019 nuk u arrit, duke u......