Gjermania dhe Kanadaja afrohen më shumë – Fokusi, për thellimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe klimës!

Bashkë me përfaqësues të lartë të ekonomisë gjermane, kancelari Olaf Scholz dhe ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck kërkojnë në Kanada mundësi për thellimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe klimës. Së afërmi bëhet fjalë për tërheqjen e gazit të lëngshëm nga Kanadaja në Gjermani dhe në plan afatmesëm për hidrogjenin ekologjik në Gjermani. Në bisedimet me kryeministrin, Justin Trudeau bëhet fjalë edhe për mbështetjen politike, ekonomike dhe ushtarake të Ukrainës, bashkëpunimin në NATO dhe marrëdhënien me Rusinë.
Me tre stacione vizitash ky udhëtim i kancelarit gjerman konsiderohet i gjatë në mënyrë të pazakontë. Të hënën Scholz dhe Habeck zhvillojnë bisedime në Montreal me kryeministrin kanadez, Trudeau, i cili në Montreal ka zonën e tij zgjedhore. Më tej vizita vazhdon në metropolin ekonomik të Torontos, ku Scholz, Habeck dhe Trudeau marrin pjesë në një konferencë ekonomike kanadezo-gjermane. Në delegacionin e nivelit të lartë ekonomik gjerman merr pjesë edhe kreu i Volkswagen, Herbert Diess. Të martën është planifikuar një vizitë në Stephenville, ku do të diskutohet për zhvillimin e teknologjive të hidrogjenit dhe ndërtimin e zinxhirëve të furnizimit. Aty do të nënshkruhet edhe një marrëveshje.
Kanadaja me një sipërfaqe prej gati 1 milionë kilometër kuadrat është pas Rusisë vendi i dytë më i madh në botë, dhe me 37 milionë banorë është vend me dendësi të vogël popullsie. Ky vend është partner i Gjermanisë tek grupimi G7 dhe në NATO.
Para vizitës së kancelarit gjerman edhe Ukraina ka shprehur mbështetjen për gazin e lëngshëm kanadez, LNG dhe mbështet shprehimisht ndërtimin e një terminali të gazit të lëngshëm në brigjet lindore të këtij vendi. Zyrtarisht Gjermania nuk shpreh shpresa të mëdha për dërgim të shpejtë të gazit të lëngshëm nga Kanadaja, duke theksuar, se është e qartë që në dy vitet e ardhshme nuk mund të ofrohet gaz, sepse nuk ka terminale të eksportit të LNG në brigjet lindore. Në të ardhmen Gjermania do të lidhet me Kanadanë me marrëveshje për dërgimin e hidrogjenit. Gjermania synon ndërtimin e terminalit të gazit të lëngshëm, duke pritur që më vonë prej këtij terminali të transportohet edhe hidrogjeni për në Europë.
Qeveria gjermane ndodhet nën presion për të gjetur alternativa të tjera përveç gazit rus. Kanadaja tregohet e rezervuar, kjo lidhet edhe me presionin e brendshëm që ka kryeministri Trudeau. Pasi Kanadaja lejoi dërgimin e turbinës të Siemens Energy për gazsjellësin Nord Stream 1 tek Gjermania pati kritika të ashpra brenda vendit, sidomos nga komuniteti i madh ukrainas në Kanada. Kurse në provincën Kebek kundërshtohet fort ndërtimi i një terminali të gazit të lëngshëm pikërisht nga grupet ambientaliste. Përgjegjëse për projektet janë vetë provincat kanadeze, prandaj kancelari gjerman do të zhvillojë takime me kryeministrin e Kebekut.
E . S / SCAN
Sondazh

Nafta rritet ndërsa Arabia Saudite paralajmëron për ulje të prodhimit të OPEC!
Nafta u rrit me 1 dollarë për fuçi të martën pasi oferta e shtrënguar u kthye në fokus si rezultat i përhapjes së idesë së uljes së prodhimit nga OPEC+ nga......

Kriza energjetike e Europës ndjek Euron që ra në nivelin më të ulët të 20 viteve kundrejt Dollarit!
Aksionet aziatike ranë për të gjashtën seancë radhazi të martën pasi një rritje e përtërirë e çmimeve të energjisë europiane ngjalli frikën e recesionit dhe......

Gjermanët nuk kanë më mundësi për të kursyer para - Të ardhurat do t'u duhen për të përballuar shpenzimet e përditshme!
Analistë të disa bankave në Gjermani, ndër të tjera Sparkasse, Volksbank dhe Raiffeisenbank, janë të mendimit se qytetarëve do t'u mbeten më pak para për të......

Sezon rekord turistik në Greqi: 1 milionë turistë në javë!
Prej kohësh nuk është dëgjuar kaq shumë muzikë, nuk është kërcyer kaq shumë, nuk është pirë e ngrënë pranë detit nën qiellin e verës sa këtë verë në Greqi. Pas......

‘Kërcen’ Dollari amerikan, fiton 1 pikë brenda natës – Rritje e ndjeshme edhe për valutat e tjera
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të fortë prej 1 pikë brenda natës teksa është blerë sot me 116.8 lekë dhe është shitur me 118.3 lekë në raport me......

Kenneth Griffin, financieri që fiton 23 milionë dollarë në ditë - Personi që lë pas dhe Warren Buffett falë tregtisë në internet
Emri i tij nuk është aq i njohur sa ai i Uarren Buffett, por Ken Griffin, është bërë financieri më i famshëm i Uall Street. Sipas Bloomberg, përmes kompanisë......

Turqia dyfishon importet ruse të naftës, duke mbushur boshllëkun e BE-së!
Turqia dyfishoi importet e saj të naftës ruse këtë vit, treguan të hënën të dhënat e Refinitiv Eikon, pasi të dy vendet janë të vendosura për një bashkëpunim......

Buxheti paguan 68.5 milionë euro për kreditë e OSHEE - Mori 81.5 milionë euro borxh me garanci sovrane për importin e energjisë, por blerjet i bën KESH
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk ka mundur të likujdojë kreditë e marra nga bankat e nivelit të dytë në fund të vitit që kaloi, duke......