Eksportet kryesore të ushqimit ukrainas janë pothuajse përgjysmuar që nga fillimi luftës!

Eksportet e mallrave kryesore bujqësore ukrainase kanë rënë me pothuajse gjysmën që nga fillimi i pushtimit rus në fillim të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, treguan të hënën vonë të dhënat nga ministria e bujqësisë.
Rusia filloi sulmin e saj ndaj Ukrainës më 24 shkurt dhe si rezultat i luftimeve, portet detare ukrainase u bllokuan, duke lënë një sasi të madhe të korrash ose të pa korrur ose të shkatërruar.
Eksportet bujqësore ndërmjet 24 shkurtit dhe 15 gushtit të këtij viti ranë në 10 milionë tonë nga rreth 19.5 milionë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, treguan të dhënat e ministrisë.
Të korrat e grurit të vitit 2022 në Ukrainë parashikohet të bien në rreth 50 milionë tonë nga një rekord prej 86 milionë tonësh në vitin 2021.
Nga 24 shkurti deri më 15 gusht të këtij viti, Ukraina ka eksportuar 3.8 milion ton misër, 1.4 milion ton fara luledielli, pothuajse 1 milion ton vaj luledielli dhe rreth 640,000 ton grurë, treguan të dhënat e ministrisë.
Vendi, prodhimi ushqimor i të cilit, sipas qeverisë, është i aftë të ushqejë deri në 400 milionë njerëz, eksportonte gjithashtu elb, fasule soje dhe vaj, luledielli dhe ushqime soje.
Në fund të korrikut, tre porte ukrainase të Detit të Zi u zhbllokuan sipas një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.
Por edhe me portet e hapura, eksportet bujqësore të Ukrainës janë dukshëm më të ulëta se para konfliktit, kur Ukraina eksportonte deri në 6 milionë tonë drithë në muaj.
Javën e kaluar ministria e bujqësisë tha se eksportet e grurit të Ukrainës në sezonin 2022/23 deri më 19 gusht janë ulur 51.6% nga një vit më parë në 2.99 milionë tonë.
Eksportet e grurit për sezonin 2021/22, i cili përfundoi më 30 qershor, u rritën me 8.5% në 48.5 milionë tonë falë një vëllimi të madh dërgesash përpara se Rusia të pushtonte.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Ford shkurton 3.000 vende pune - Nis procesin e ristrukturimit për të konkurruar Tesla në automjetet elektrike
Kompania Ford Motor njoftoi se do të shkurtojë gjithsej 3,000 vende pune, kryesisht në Amerikën e Veriut dhe Indi, ndërsa ka nisur procesin e ristrukturimit......

Greqia, 1,9 miliardë euro subvencione për energjinë - Familjarëve në shtator do t’u paguhen 639 euro për megavat orë
Subvencionet shtetërore në Greqi për faturat e energjisë elektrike për familjet dhe bizneset do të arrijnë në 1.9 miliardë euro në shtator, njoftoi ministri i......

Gjermania dhe Kanadaja afrohen më shumë – Fokusi, për thellimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe klimës!
Bashkë me përfaqësues të lartë të ekonomisë gjermane, kancelari Olaf Scholz dhe ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck kërkojnë në Kanada mundësi për......

Nafta rritet ndërsa Arabia Saudite paralajmëron për ulje të prodhimit të OPEC!
Nafta u rrit me 1 dollarë për fuçi të martën pasi oferta e shtrënguar u kthye në fokus si rezultat i përhapjes së idesë së uljes së prodhimit nga OPEC+ nga......

Kriza energjetike e Europës ndjek Euron që ra në nivelin më të ulët të 20 viteve kundrejt Dollarit!
Aksionet aziatike ranë për të gjashtën seancë radhazi të martën pasi një rritje e përtërirë e çmimeve të energjisë europiane ngjalli frikën e recesionit dhe......

Gjermanët nuk kanë më mundësi për të kursyer para - Të ardhurat do t'u duhen për të përballuar shpenzimet e përditshme!
Analistë të disa bankave në Gjermani, ndër të tjera Sparkasse, Volksbank dhe Raiffeisenbank, janë të mendimit se qytetarëve do t'u mbeten më pak para për të......

Sezon rekord turistik në Greqi: 1 milionë turistë në javë!
Prej kohësh nuk është dëgjuar kaq shumë muzikë, nuk është kërcyer kaq shumë, nuk është pirë e ngrënë pranë detit nën qiellin e verës sa këtë verë në Greqi. Pas......

‘Kërcen’ Dollari amerikan, fiton 1 pikë brenda natës – Rritje e ndjeshme edhe për valutat e tjera
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të fortë prej 1 pikë brenda natës teksa është blerë sot me 116.8 lekë dhe është shitur me 118.3 lekë në raport me......