Tarifimi për të vizituar Europën nis që nga viti 2023!
Më në fund do të nisi ligji i ri: merr fund udhëtim pa pagesë në Bashkimin Europian. BE ka njoftuar nisjen e skemës së saj të shumëpritur të heqjes së vizave, ETIAS, që do të debutojë në maj 2023.
Ndërsa ETIAS nuk është njësoj si një vizë -- është më e shpejtë, bëhet në internet dhe nuk kërkon informacion biometrik, ka ende një procedurë dhe një kosto për ta marrë atë, më tepër si skema e Shteteve të Bashkuara, ESTA.
ETIAS, i cili qëndron për Sistemin Europian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, ishte planifikuar më parë për një debutim në fund të vitit 2022.
Udhëtarët e BE-së janë të përjashtuar dhe kanë lirinë e lëvizjes nëpër bllok, duke i lejuar ata të kalojnë sa më shumë kohë që duan në shumë vende. Banorët e BE-së gjithashtu do të përjashtohen.
Por për të gjithë të tjerët që hyjnë në bllok nga një vend që më parë nuk kërkonte vizë, ETIAS do të jetë i detyrueshëm. Lëvizja prek rreth 60 vende, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, të cilat humbën lirinë e lëvizjes pas Brexit. Asgjë nuk ndryshon për ata që më parë kishin nevojë për vizë për të hyrë.
Procesi i aplikimit do të jetë nëpërmjet një "sistemi IT kryesisht të automatizuar", me miratim të dhënë "brenda pak minutash", për rreth 95% të aplikantëve, sipas një memo të re të lëshuar nga BE. Koha maksimale e nevojshme për miratim mund të jetë deri në një muaj në "raste shumë të jashtëzakonshme". Kushdo, aplikimi i të cilit është refuzuar, do të ketë të drejtën e apelimit.
Autorizimi ETIAS është i vlefshëm për një numër të pakufizuar hyrjesh për tre vjet. Megjithatë, mbajtësit duhet t'u përmbahen rregullave të imigracionit dhe qëndrimit të tepërt. Aktualisht, shtetasit e tretë nuk mund të qëndrojnë më shumë se 90 ditë në bllok në tërësi, për çdo periudhë 180 ditore.
Kostoja: 7 € (7,35 dollarë) për ata të moshës nga 18 deri në 70 vjeç. Nuk është ende e qartë nëse të tjerët do të kenë një tarifë të reduktuar ose do të jenë në gjendje të aplikojnë falas. Në krahasim, SHBA tarifon 21 dollarë për një autorizim ESTA. Data e fillimit të aplikimeve nuk është bërë ende e ditur.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Warren Buffett drejt blerjes së kompanisë së kërkimit të hidrokarbureve - Ka investuar rreth 20 miliardë dollarë deri më tani
Berkshire Hathaway i Warren Buffett ka të ngjarë të blejë të gjithë Occidental Petroleum sapo të përmirësohet profili i saj i kreditit. "Ne besojmë se ka......

Amoniaku, një lëndë djegëse e rinovueshme e prodhuar nga dielli, ajri dhe uji, mund të fuqizojë globin pa karbon!
Duke përdorur sasi të mëdha të energjisë diellore dhe të erës, Australia po synon të zëvendësojë recetën e çrregullt, 100-vjeçare për prodhimin e......

Qëndrimi ulur i tejzgjatur lidhet me vdekjen e parakohshme!
Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh ka konfirmuar se një mënyrë jetese e ulur, veçanërisht ulja e zgjatur në një karrige, rrit rrezikun e sëmundjeve......

YouTube do të fillojë të shkarkojë video për shikim ‘offline’!
Aplikacioni i YouTube për Android do të ketë një shkarkim inteligjent (Smart Downloads). Kjo veçori do të shkarkojë automatikisht shumë video çdo javë bazuar......

Një aeroport që funksionon plotësisht me energji të rinovueshme – Ka një kombinim të energjisë hidro dhe diellore
Aeroporti Ndërkombëtar Indira Gandhi (IGI) në Delhi, është vendosur të bëhet objekti i parë i tillë në Indi që funksionon me një kombinim të energjisë hidro......

Eksploruesit gjejnë anijen në thellësinë më të madhe në botë: 6.4 kilometra nën Paqësor!
Ai fshihet mbi 6.4 km thellë nën Oqeanin Paqësor, e ndarë në gjysmë dhe e vendosur në një shpat. Ekziston një anije-mbytur e re më e thellë në botë për t'u......

Sindikata, për herë të parë në një dyqan Apple - Kompania u përpoq ta shmangte duke rritur pagat me dy dollarë më shumë në orë
Sindikata ka hyrë për herë të parë në një dyqan Apple në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka ndodhur në Merilend, ku dy të tretat e nëpunësve kanë votuar që të......

Recesioni i mundshëm në SHBA - Prodhuesit amerikanë konfirmojmë reduktimin e porosive të reja
Rritja e prodhimit po ngadalësohet në mbarë botën pasi izolimi i Kinës për shkak të përhapjes së COVID-19 dhe pushtimi rus i Ukrainës po prishin zinxhirët e......