Takimi me FMN dhe BB/ Mete: Borxhi publik arriti nën 60% për herë të parë që nga viti 2011!

Ministri i Financave Ervin Mete gjatë mbledhjes së Konstituencës me FMN dhe BB e cila u zhvillua sot për herë të parë Shqipëri u shpreh se këto janë takime që i shërbejnë diskutimeve mbi zhvillimet e fundit në vendimmarrjet e ardhshme të këtyre institucioneve si edhe shkëmbimit të mendimeve në lidhje me sfidat me të cilat përballen ekonomitë e vendeve tona.
Mete evidentoi gjithashtu se turizmi në vend është kthyer në një mbështetës të fortë të zhvillimit dhe rritjes ekonomike për ne, ashtu siç ka qënë prej vitesh për shumicën e vendeve të pranishme në këtë takim. “Kontributi i këtij sektori, krahas sektorëve të tjerë, ka qënë i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare në përballje me një seri goditjesh, ku veç pandemisë dhe efekteve të konfliktit Rusi-Ukrainë, vendit tonë iu desh të përballej edhe me pasojat e një tërmeti shkatërrues të vitit 2019.”
Gjithashtu mete rikujtoi se edhe në vlerësimet e Fondit Monetar dhe Bankës Botërore, Shqipëria rezultoi si një nga ekonomitë më rezistente në rajon dhe kjo qëndrueshmëri është inkurajuese edhe për perspektivën afatmesme dhe afatgjatë, si edhe për shëndetshmërinë e financave publike në vend.
“Kemi pasur një ecuri të mirë të ekonomisë, punësimit, të ardhurave dhe investimeve të huaja. Standard and Poor’s në fund të vitit të kaluar rishikoi perspektivën e Shqipërisë nga e qëndrueshme në pozitive,” tha ai.
Mete theksoi gjithashtu se borxhi publik jo vetëm zbriti në nivelet e para krizave, por arriti nën 60% për herë të parë që nga viti 2011, duke shënuar një nivel prej 59.2% në fund të vitit 2023, sipas vlerësimeve më të fundit, duke e vendosur Shqipërinë ndër vendet që kanë ulur me ritmin më të shpejtë borxhin publik në rajon.
“Jemi angazhuar së fundmi në finalizimin e një strategjie të Menaxhimit të Financave Publike, në koordinim me Bashkimin Evropian, si një nga parakushtet themelore të avancimit me negociatat drejt BE-së, negociata në të cilat kemi pasur vlerësime shumë pozitive nga Komisioni,” shtoi ai.
Objektiv mbetet arritja e një rritjeje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, por tashmë edhe të gjelbër, vijoi ai, pasi Shqipëria dhe rajoni janë në një pozicion të favorshëm për të realizuar veçanërisht këtë të fundit. “Ne kemi vendosur objektivin e transformimit të Shqipërisë në eksportues neto të energjisë, bazuar në zgjerimin e burimeve të rinovueshme dhe synojmë të zgjerojmë investimet e qëndrueshme në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke adoptuar një kuadër efektiv të taksonomisë së gjelbër,” shtoi ai.
Mete tha gjithashtu se aktualisht qeveria ka vendosur si objektiv inovacionin, digjitalizimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale, që është edhe një nga temat e diskutimit sot dhe do të jetë një nga elementët që e ardhmja dikton ta vëmë në funksion të rritjes së produktivitetit dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike.
“Sfidat për të cilat diskutojmë nuk janë të reja, as të veçuara, madje janë shumë të ndërlidhura mes vendeve, pavarësisht madhësisë së tyre. Në këtë frymë, mendoj se ndarja e mendimeve sot dhe shkëmbimi i eksperiencave do t’i vlejë adresimit sa më efektiv të këtyre sfidave”, tha ai.
E . S / SCAN
Sondazh

Mbledhja e Konstituencës së FMN-së dhe BB-së mbahet për herë të parë në Shqipëri!
Në datë 16 shkurt 2024, në ambientet e Bankës së Shqipërisë u mirëprit Mbledhja e Konstituencës* të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës......

Vizita e sekretarit Blinken në Tiranë, mesazhi për ekonominë - Blinken vlerësoi kryeministrin Edi Rama për partneritetin me SHBA
Siguria globale, bashkëpunimi SHBA-Shqipëri në fushën e ekonomisë e specifikisht në energjetikë e turizëm, reforma në drejtësi dhe cështja e Kosovës ishin......

Pas pak javësh inaugurohet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë. Blinken: Po diskutojmë për vendosjen e aseteve të tjera
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në NATO, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në......

Tregtia në Eurozonë: Pse ranë importet dhe eksportet?!
Shifrat e para të vlerësimit për eksportet e mallrave të eurozonës në pjesën tjetër të botës në dhjetor 2023 ishin 218.7 miliardë euro, një rënie prej 8.8%......

‘Kërcen’ inflacioni spanjoll ndërsa vendet e tjera të BE-së shohin rënie!
Inflacioni në Spanjë u rrit pasi çmimet e konsumit u rritën me 3.4% nga viti në vit mes pasigurive ekonomike. Kjo ishte në kontrast me disa vende të tjera të......

Lagarde: Eurozona do të përballet me aktivitet 'të zymtë' në muajt e ardhshëm!
Eurozonës do t'i duhet ende të luftojë me aktivitetin e zymtë ekonomik në afatin e afërt, pas një viti të dobët të vitit 2023, i cili pa rritjen e PBB-së në......

Bota e çuditshme e kompanive guaskë në Europë!
Miliona struktura ligjore të regjistruara në mënyrë të dyshimtë paraqesin rrezikun e pastrimit të parave ose evazionit të taksave dhe sanksioneve. Europa është......

Kuvendi i hap “dritën jeshile” basteve on line - Votohet mes kaosit projektligji për lojërat e fatit
Me 72 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë, i ka hapur dritën jeshile formalizmit të basteve on line. Pavarësisht tensioneve të krijuara në seancë plenare,......