Stresi financiar më i forti dhe më i dëmshmi - Studimi, dëmton më shumë shëndetin biologjik

Një sondazh me 5.000 të rritur të moshës 50 vjeç e lart tregoi se ndër faktorët stresues të studiuar, si humbja e rëndë, paaftësia, sëmundja dhe divorci, stresi financiar spikat si më i dëmshmi. Shkencëtarët nga Kolegji i Londrës dhe Universiteti King analizuan lidhjen midis stresit kronik dhe treguesve të shëndetit në grupet e popullsisë më të moshuar.
Duke ekzaminuar katër biomarkues: kortizolin, proteinën C-reaktive, fibrinogjenin dhe faktorin e rritjes së insulinës-1, studimi zbuloi se problemet financiare i bënë shumicën e subjekteve 60 % më shumë gjasa të kenë ‘profile shëndetësore me rrezik të lartë’ brenda katër viteve. Rezultatet u publikuan në revistën "Brain, Behavior, and Immunity".
Stresi financiar dëmton më shumë shëndetin biologjik, theksojnë ekspertët. Ndikimi i tij pushtues në aspekte të ndryshme të jetës potencialisht çon në konflikte familjare, përjashtim social, uri ose mungesë strehimi. Pra stresi financiar mund të ndikojë shumë më tepër sesa thjesht në shëndetin mendor të një personi. Studimi ka gjetur prova se stresi mbi paratë lidhet me ndryshimet afatgjata në shënuesit kryesorë të shëndetit, duke përfshirë ato që lidhen me sistemin imunitar, sistemin nervor dhe sistemin hormonal.
Pjesëmarrësit në studim që raportuan se ishin përgjithësisht të stresuar kishin 61% më shumë gjasa t'i përkisnin kategorisë me rrezik të lartë sesa kategoritë me rrezik të moderuar ose të ulët në një ndjekje katërvjeçare. Njerëzit të cilët ishin të stresuar vetëm nga financat, megjithatë, kishin gati 60 % më shumë gjasa të shfaqnin një profil me rrezik të lartë katër vjet më vonë. Për çdo stres të shtuar, si divorci, kjo mundësi u rrit me 19 për qind. Këto lidhje mbetën të rëndësishme pavarësisht nga gjenetika, socio-ekonomia, mosha, gjinia ose faktorët e stilit të jetesës.
Rezultatet nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se stresi po shkakton drejtpërdrejt probleme shëndetësore afatgjata, por sugjeron që stresi ka një ndikim të rëndësishëm në plakjen e trupit dhe disa forma të stresit mund të kenë efekte fizike më të mëdha se të tjerat.
Stresi akut dihet se shkakton një kaskadë ndryshimesh hormonale në trup, të cilat rrisin frymëmarrjen, presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës. Sistemi imunitar gjithashtu përgjigjet duke prodhuar më shumë molekula pro-inflamatore. Kjo është arsyeja pse qëndrimi në një gjendje të lartë stresi mund të çojë në aktivizimin kronik të imunitetit, i cili mund të përkeqësojë sëmundjet fizike dhe mendore.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Sa kushtojnë protestat e fermerëve? - Ekonomia e Eurozonës do të vijojë të jetë e dobët
Protestat e fermerëve vazhdojnë në shumë vende të Europës si Greqi, Gjermani, Itali, Francë, Rumani, Holandë dhe Belgjikë. Por sa mund të kushtojë situata e......

Zyrtarizohet Inteligjenca Financiare për paratë e “pista” - Si do të funksionojë? Bashkëpunim me institucionet e reja të drejtësisë
Agjencia e Inteligjencës Financiare do të jetë tashmë institucioni që do të marrë përsipër parandalimin e pastrimit e parave e të produkteve që burojnë nga......

Stadiumi i ri olimpik i Tiranës, 800 mln euro – Zona ku do të ndërtohet, gati shpronësimet
Do të kushtojë 500 deri në 800 milionë euro dhe do të financohet nga Fondi Publik i Investimeve i Arabisë Saudite (PIF). Parku i ri Olimpik i Kryeqytetit është......

“Bojkoti”, reagon DPSHTRR: “Nuk ka rritje tarifash, por indeksim. Nuk ishin ndryshuar që prej 23 vitesh”
Autoshkollat kanë bojkotuar për 1 ditë aktivitetin e tyre, duke mos kryer asnjë shërbim pranë drejtorive rajonale të degëve të Drejtorisë së Përgjithshme të......

Devijohet qarkullimi në rrugën e vjetër të Durrësit/ ARRSH: Punime për linjën hekurudhore të Rinasit
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në vijim të punimeve që po kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i......

Pse Gjermania po përballet me mungesë kronike mjekësh?!
Gjermania konsiderohet nga shumë njerëz si një vend efikasiteti. Njerëzit në vende të tjera shpesh supozojnë se trenat gjermanë nisen në kohë, interneti......

Pse mosha e pensionit shtetëror në Britani duhet të rritet për hir të ekonomisë?!
Çdokush i lindur pas prillit 1970 në MB mund të duhet të punojë deri në moshën 71 vjeç, sipas një raporti të ri nga Qendra e Jetëgjatësisë. Pragu aktual i......

Çmimet e arit do të arrijnë në 2200 dollarë dhe një performancë 'dramatike' pret argjendin në 2024!
Ari dhe argjendi pritet të rriten më tej në vitin 2024 me pritshmëritë që Rezerva Federale e SHBA do të fillojë të ulë normat e interesit, parashikon UBS. “Ne......