“Bojkoti”, reagon DPSHTRR: “Nuk ka rritje tarifash, por indeksim. Nuk ishin ndryshuar që prej 23 vitesh”

Autoshkollat kanë bojkotuar për 1 ditë aktivitetin e tyre, duke mos kryer asnjë shërbim pranë drejtorive rajonale të degëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Shkak për këtë vendim, sipas tyre, është bërë mosinformimi i tyre, si grupe interesi mbi ndryshimin e tarifave të shërbimit nga DPSHTRR-ja apo moszbatimi i udhëzimeve për ndihmën mjekësore dhe kryerjen e pagesave për shërbimin e marrë nga autoshkollat në bankë.
Ndërkaq, në një reagim Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka hedhur poshtë bojkotin e plotë nga ana e autoshkollave, pasi sipas saj në bazë të të dhënave statistikore dhe monitorimit të ecurisë së shërbimeve në të gjitha Drejtoritë Rajonale, shërbimet për lejet e drejtimit kanë vijuar normalisht dhe se pjesëmarrja për regjistrime, testime teorike dhe praktike, ritestime, rinovim leje drejtimi si dhe për çdo shërbim tjetër që ofrohet pranë sporteleve, është e njëjtë me çdo ditë tjetër pune.
Lidhur me ndryshimin e tarifave, DPSHTRR thotë se nuk kemi të bëjmë me rritje të çmimit por për rishikim dhe indeksim të tarifave të shërbimeve të lejedrejtimit, të cilat nuk ishin ndryshuar prej 23 vitesh.
“Ky rishikim tarifash vjen si rrjedhojë e ndryshimeve ligjore të miratuara në dakordësim me grupet e interesit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe të standarteve të përcaktuara nga direktivat e bashkimit europian, për ofrimin e shërbimeve për lejet e drejtimit. Për arritjen e këtyre standarteve, DPSHTRR ka investuar në infrastukturë, modernizimin e proceseve të shërbimit që lidhen me autoshkollat dhe kursantët për leje drejtimi, në thjeshtëzimin dhe harmonizimin e këtyre procedurave si dhe shtimin e zyrave të shërbimit për të qenë sa më pranë qytetarëve”, - thuhet në reagimin e e DPSHTRR-së, duke shtuar se tarifat e indeksuara dhe të miratuara janë të pasqyruara në faqen zyrtare të këtij dikasteri.
Sondazh

Devijohet qarkullimi në rrugën e vjetër të Durrësit/ ARRSH: Punime për linjën hekurudhore të Rinasit
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në vijim të punimeve që po kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i......

Pse Gjermania po përballet me mungesë kronike mjekësh?!
Gjermania konsiderohet nga shumë njerëz si një vend efikasiteti. Njerëzit në vende të tjera shpesh supozojnë se trenat gjermanë nisen në kohë, interneti......

Pse mosha e pensionit shtetëror në Britani duhet të rritet për hir të ekonomisë?!
Çdokush i lindur pas prillit 1970 në MB mund të duhet të punojë deri në moshën 71 vjeç, sipas një raporti të ri nga Qendra e Jetëgjatësisë. Pragu aktual i......

Çmimet e arit do të arrijnë në 2200 dollarë dhe një performancë 'dramatike' pret argjendin në 2024!
Ari dhe argjendi pritet të rriten më tej në vitin 2024 me pritshmëritë që Rezerva Federale e SHBA do të fillojë të ulë normat e interesit, parashikon UBS. “Ne......

Si do e frenojë agroturizmi shpopullimin e fshatrave? - Civici: Fonde dhe reduktim taksash për gratë dhe të rinjtë
Zhvillimi i agroturizimit në vend do të jetë një mjet edhe për të frenuar emigracionin dhe shpopullimin të fshatrave. Në një intervistë për SCAN TV,......

Afati i kompensimit të pronave, drejt përfundimit - Juristi Edmond Lala: Të aplikohen ekzekutime të pjeshme të vendimeve
Në kushtet kur kanë mbetur edhe dy vite nga përfundimi i afatit ligjor për ekzekutimin e vendimeve, për të përshpejtuar procesin duhet që Qeveria të aplikojë......

Kredia për ekonominë rimëkëmbet në dhjetor, rritje 4.2% - Biznesi, situatë të mirë financiare në 2023. Ul nevojën për huamarrje
Kredia për ekonominë ka shënuar rritje të fortë gjatë dhjetorit që sapo lamë pas duke kompensuar disi ritmet e ulëta të kreditimit që u vërejtën në përgjithësi......

Linjë kabllore nënujore direkte mes Shqipërisë dhe Egjiptit – Balluku njofton nënshkrimin e marrëveshjes!
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëkohësisht zv-kryministre e vendit, Belinda Balluku ka njoftuar sot nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit me......