Zyrtarizohet Inteligjenca Financiare për paratë e “pista” - Si do të funksionojë? Bashkëpunim me institucionet e reja të drejtësisë

Agjencia e Inteligjencës Financiare do të jetë tashmë institucioni që do të marrë përsipër parandalimin e pastrimit e parave e të produkteve që burojnë nga veprat penale, si dhe parandalimin e financimit të terrorizmit, duke bashkëpunuar me institucionet dhe organet kompetente kombëtare e ndërkombëtare për këtë qëllim.
Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave që i hap rrugë ristrukturimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë zyrtarisht në fuqi.
Kjo agjenci do të funksionojë si qendër kombëtare e ngarkuar me mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen tek agjencitë e zbatimit të ligjit të të dhënave për veprimtaritë e mundshme të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Ndërkohë që, një ndër funksionet e saj do të jetë shkëmbimi i informacionit me prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, Prokurorinë e Posaçme, Policinë e Shtetit, Byronë Kombëtare të Hetimit, Shërbimin Informativ të Shtetit dhe autoritetet e tjera kompetente të zbatimit të ligjit apo të inteligjencës për çështjet e pastrimit të produkteve të veprës penale, veprat penale ose veprimtaritë kriminale që gjenerojnë produkte të veprës penale dhe financimit të terrorizmit.
Ndërveprimi dhe bashkëpunimi i të gjithë aktorëve, bënë që Shqipëria të dalë nga lista gri e pastrimit të parave”. Lufta kundër krimit ekonomik u konsiderua si prioritet i qeverisë Gjatë mbledhjes vjetore të Komitetit Bashkërendues të luftës kundër pastrimit të parave, të zhvilluar në dhjetor të vitit që shkoi.
Ndërkohë që, në qershor të vitit 2023, Moneyval, mekanizmi i Këshillit të Europës që bën vlerësimin e rrezikut të pastrimit të parave, i dha notë pozitive Shqipërisë për masat që ka marrë në përmbushjen e angazhimeve në këtë drejtim. Në raportin e publikuar nga Këshilli i Europës u evidentua përmbushja e dy rekomandimeve kryesore, 25 dhe 28 të dhëna nga Task Forca e Veprimit Financiar e Moneyval, që lidhen me transparencën dhe pronësisë përfituese si dhe me mbikëqyrjen e bizneseve dhe profesioneve të caktuara jofinanciare.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Stadiumi i ri olimpik i Tiranës, 800 mln euro – Zona ku do të ndërtohet, gati shpronësimet
Do të kushtojë 500 deri në 800 milionë euro dhe do të financohet nga Fondi Publik i Investimeve i Arabisë Saudite (PIF). Parku i ri Olimpik i Kryeqytetit është......

“Bojkoti”, reagon DPSHTRR: “Nuk ka rritje tarifash, por indeksim. Nuk ishin ndryshuar që prej 23 vitesh”
Autoshkollat kanë bojkotuar për 1 ditë aktivitetin e tyre, duke mos kryer asnjë shërbim pranë drejtorive rajonale të degëve të Drejtorisë së Përgjithshme të......

Devijohet qarkullimi në rrugën e vjetër të Durrësit/ ARRSH: Punime për linjën hekurudhore të Rinasit
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në vijim të punimeve që po kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i......

Pse Gjermania po përballet me mungesë kronike mjekësh?!
Gjermania konsiderohet nga shumë njerëz si një vend efikasiteti. Njerëzit në vende të tjera shpesh supozojnë se trenat gjermanë nisen në kohë, interneti......

Pse mosha e pensionit shtetëror në Britani duhet të rritet për hir të ekonomisë?!
Çdokush i lindur pas prillit 1970 në MB mund të duhet të punojë deri në moshën 71 vjeç, sipas një raporti të ri nga Qendra e Jetëgjatësisë. Pragu aktual i......

Çmimet e arit do të arrijnë në 2200 dollarë dhe një performancë 'dramatike' pret argjendin në 2024!
Ari dhe argjendi pritet të rriten më tej në vitin 2024 me pritshmëritë që Rezerva Federale e SHBA do të fillojë të ulë normat e interesit, parashikon UBS. “Ne......

Si do e frenojë agroturizmi shpopullimin e fshatrave? - Civici: Fonde dhe reduktim taksash për gratë dhe të rinjtë
Zhvillimi i agroturizimit në vend do të jetë një mjet edhe për të frenuar emigracionin dhe shpopullimin të fshatrave. Në një intervistë për SCAN TV,......

Afati i kompensimit të pronave, drejt përfundimit - Juristi Edmond Lala: Të aplikohen ekzekutime të pjeshme të vendimeve
Në kushtet kur kanë mbetur edhe dy vite nga përfundimi i afatit ligjor për ekzekutimin e vendimeve, për të përshpejtuar procesin duhet që Qeveria të aplikojë......