SOS nga industria europiane e fotovoltaikëve - Kërcënimi kryesor nga vala e importeve të lira nga Kina

Tranzicioni energjetik i Europës është në një udhëkryq kritik: falë një ‘vale’ të importeve të lira të paneleve diellore kineze, parqet po ndërtohen me një ritëm rekord. Megjithatë, në të njëjtën kohë, të njëjtat importe kërcënojnë prodhuesit vendas, disa prej të cilëve janë në prag të kolapsit.
Paralajmërimet për një kolaps të prodhimit brenda kufijve europianë po shtohen dhe industria po flet për falimentime nëse nuk bëhen ndërhyrjet e duhura sa më shpejt.
Në veçanti, Këshilli Europian i Prodhimit Fotovoltaik - ESMC në një letër drejtuar presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, deklaroi pak ditë më parë se brenda pak javësh mund të humbasë më shumë se 50% e kapacitetit prodhues europian. ESMC propozoi ndër të tjera miratimin e masave të reja mbështetëse, të cilat do të favorizojnë prodhuesit vendas. Por nëse vendime të tilla nuk mund të merren shpejt, vuri në dukje këshilli, atëherë BE mund të marrë në konsideratë masat e jashtëzakonshme tregtare si tarifat dhe kufizimet.
Ministri gjerman i Ekonomisë, në një letër drejtuar Komisionit pak muaj më parë, shprehu kundërshtimin e tij ndaj rregullave që kufizojnë importet kineze. Ai theksoi se nëse vendosen kushte të tilla, rritja europiane në sektorin e energjisë së gjelbër do të ngadalësohet dhe 90% e tregut diellor do të bëhet më i shtrenjtë. Ai paralajmëroi gjithashtu falimentimin e kompanive europiane që montojnë dhe instalojnë panele duke përdorur materialet e importuara.
Brenda industrisë, mendimet ndryshojnë. Prodhuesit po kërkojnë nga qeveritë që të blejnë materialet e tepërta që mbushin magazinat në mënyrë që të dekompresojnë tregun dhe të marrin në konsideratë skenarin e kufizimeve tregtare. Megjithatë, industria e gjerë e energjisë kundërshton rregullat e tregtisë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Shqipëria u hap dyert fondeve të mëdha të investimeve nga BE - Hidhet për konsultim projektrregullorja për mënyrën si do regjistrohen dhe si do operojnë
Shqipëria po i hap zyrtarisht dritën jeshile fondeve të mëdha të investimeve evropiane, ndërkohë që prej kohësh së paku dy prej tyre kanë shprehur interes për......

Sa shqiptarë kanë kërkuar azil në 4 vitet e fundit? - Humbet interesi për Francën e Gjermaninë. Rriten kërkesat për Britaninë
Në katër vitet e fundi vihet re një trend rënës i shtesave shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet anëtare të BE-së dhe ato të Schengen-it. Referuar......

Çfarë do të thotë të jesh i pasur në Amerikë dhe si mund ta arrini atë?!
Përkufizimi se çfarë do të thotë të jesh i pasur në Shtetet e Bashkuara po ndryshon. Të qenit milioner konsiderohej si pika në të cilën një person ia dilte......

Banka Evropiane e Investimeve, 1.2 Mld euro për Ballkanin - Projekt për furnizimin me ujë të Tiranës, priten 6 miliardë euro Investime në rajon
Banka Evropiane e Investimeve ka investuar një vlerë rekord prej 1,2 miliardë eurosh në Ballkanin Perëndimor në 2023. 365 milionë euro më shumë se në 2022.......

Udhëtimi në stacionin hapësinor privat - Astronautët europianë kthehen në Tokë pas 3 javësh!
Astronautët nga Turqia, Italia dhe Suedia u kthyen në Tokë të premten, duke i dhënë fund një misioni privat tre-javor në Stacionin Ndërkombëtar të......

Kjo linjë ajrore europiane po peshon pasagjerët: A keni të drejtë të thoni jo?
Të hënën, një linjë ajrore europiane filloi të "peshojë" pasagjerët përpara fluturimeve. Linja ajrore finlandeze Finnair po u kërkon udhëtarëve në aeroportin e......

Polonia nënshkruan "Shengen Ushtarak" së bashku me Gjermaninë dhe Holandën!
Polonia i është bashkuar të ashtuquajturës marrëveshje "Shengen ushtarak", një iniciativë europiane që synon të përmirësojë lëvizshmërinë e trupave midis......

Hidrogjeni, “bazë” për ndryshimet klimatike - Zëvendëson burimet fosile, sikurse është nafta apo qymyri
Përdorimi i hidrogjenit si burim i pastër energjie për makinat, shtëpitë apo centralet elektrike është një nga alternativat që vendet e Bashkimit Evropian po......