Hidrogjeni, “bazë” për ndryshimet klimatike - Zëvendëson burimet fosile, sikurse është nafta apo qymyri

Përdorimi i hidrogjenit si burim i pastër energjie për makinat, shtëpitë apo centralet elektrike është një nga alternativat që vendet e Bashkimit Evropian po promovojnë në drejtim të energjisë së pastër dhe industrisë së qendrueshme, duke zëvendësuar burimet fosile, sikurse është nafta apo qymyri.
Në këtë kuadër Marrëveshja e Gjelbër Europiane, që ka si objektiv kryesor që Evropa të bëhet kontinenti i parë neutral ndaj klimës deri në vitin 2050, paraqet një udhërrëfyes për t’i bërë ekonomitë të qëndrueshme, duke i kthyer sfidat klimatike dhe mjedisore në mundësi në të gjitha fushat e politikave.
Po ashtu, Strategjia e Energjisë së Rinovueshme promovon inovacionin e hidrogjenit të pastër dhe instalimin e elektrolizuesve të hidrogjenit. Strategjia përfshin një synim për të instaluar të paktën 6 GW elektrolizues të gjelbër të hidrogjenit brenda BE-së, duke prodhuar deri në 1 milion ton hidrogjen deri në vitin 2024.
Sa i takon Shqipërisë, aktualisht vendi ynë e bazon prodhimin e energjisë në burime tërësisht të rinovueshme sikurse është uji dhe dielli, ndërsa nuk ka shpalosur plane për përdorimin ekëtij burimi si gjenerues energjie. Gjithsesi përdorimi i hidrogjenit po shikohet si mundësi në industrinë e gazit.
Draftplani 10- vjeçar i investimeve të kompanisë shtetërore të gazit, ALBGAZ merr në konsideratë që tubacionet e reja të gazit do të ndërtohen të tilla për të pranuar hidrogjen dhe për të ndryshuar minimalisht ose për të punuar në minimum në rast të një përmbajtje më të lartë hidrogjeni. Ndërkaq, përdorimi i hidrogjenit shikohet me prioritet edhe në drejtim të zhvillimit të një industrie të qëndrueshme.
Aktualisht, industria përbën 20 për qind të emetimeve të gazeve serrë të BE-së. Prandaj, Marrëveshja e Gjelbër e BE-së përfshin veprime për të forcuar përpjekjet e dekarbonizimit, duke filluar nga qëndrueshmëria e produktit deri te furnizimi i lëndëve të para.
Ola Mitre/SCAN
Sondazh

Balluku dhe Balla inspektojnë godinë e re të DVP Dibër: Kushte dinjitoze pune dhe standarde sipas kritereve të BE!
Në Dibër ka përfunduar investimi për ndërtimin e godinës së re të Drejtorisë Vendore të Policisë, si dhe rikonstruksionin e Komisariatit të Policisë Peshkopi.......

Detajet/ SCAN zbardh studimin për depozitën më të madhe të hidrogjenit - Ekipi drejtohej nga 8 profesorë, mes tyre dhe 3 shqiptarë.
Revista e njohur “New Scientist” ka publikuar një artikull për një zbulim të jashtëzakonshëm në Bulqizë, të një depozitë hidrogjeni që mendohet që të jetë më e......

Shpikja e re kineze: Pajisja që mund të lëvizë objektet nga larg!
Arma ose forca e kësaj pajisjeje mund të ndërveprojë me një shumëllojshmëri të gjerë mbeturinash hapësinore pasi nuk kërkon pika për t'u ngjitur në mbeturina......

Investimi në tregun e kriptomonedhave në Shqipëri - Dokuzi: Mining nuk është më i leverdisshëm
Ndonëse gjatë viteve të fundit në tregun e kriptomonedhave njerëzit kanë investuar shuma të konsiderueshme paraje duke përfituar sadopak nga nga kjo fushë,......

Misteri i pasurisë së Putin – Zbulohen shifrat zyrtare pas regjistrimit të tij në zgjedhjet e ardhshme!
Por shifrat nuk duket se kanë ndonjë kuptim... Më 29 janar, Vladimir Putin u regjistrua zyrtarisht si kandidat në zgjedhjet e ardhshme ruse, një lëvizje që......

Nga Musk, Bezos dhe deri tek Buffett: Kush është personi më i pasur në çdo shtet të SHBA-së?!
Sipas faqes së internetit World Population Review, Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të miliarderëve, me 756 që nga viti 2023. Nuk ka miliarderë në......

BSH dhe BB bashkëpunim për modernizimin e pagesave - Zv.Guvernatorja: Dy projekte madhore të BSH, anëtarësimi në SEPA dhe pagesat e shpejta
Banka e Shqipërrise në Bashkëpunim me Bankën Botërore po organizojnë një workshop me fokus modernizimin e sistemeve të pagesave. Zëvendës guvernatorja e BSH......

Mbi 34 mijë cigare elektronike “ngecin” në doganë - Bllokohen në Portin e Durrësit. Kontrabandë drejt Kosovës
Doganat shqiptare kanë bllokuar një sasi prej mbi 34 mijë cigare elektronike. Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në Portin e......