Sa shqiptarë kanë kërkuar azil në 4 vitet e fundit? - Humbet interesi për Francën e Gjermaninë. Rriten kërkesat për Britaninë

Në katër vitet e fundi vihet re një trend rënës i shtesave shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet anëtare të BE-së dhe ato të Schengen-it. Referuar dokumentit të profilit të Zgjeruar Kombëtar të Migracionit për vitet 2019–2022, bazuar në të dhënat e Eurostat vihet re se nga 17 065 kërkesa të regjistruara në vitin 2019 për në vendet e BE, në vitin 2022 ky numër ka rënë në 10 645.
Në 4 vite vetëm për në BE, regjistrohen 41.540 kërkesa dhe 27.500 në shtete të tjera, duke e çuar numrin total në 69.040 shqiptarë që kanë tentuar të strehohen në shtete të ndryshme të botës.
Vendet kryesore ku shtetasit shqiptarë kanë kërkuar azil janë: Franca, Gjermania, Greqia, Suedia dhe Belgjika. Arsyet kryesore të kërkesës për azil janë kryesisht ekonomike, çka, për rrjedhojë, ka çuar në një numër të madh refuzimesh të kërkesave për azil nga vendet pritëse
Kërkesat për azil kanë pësuar ulje edhe në Francë, e cila është vendi kryesor pritës për azilkërkuesit shqiptarë, më 33 % në 2022 krahasuar me 4 vite më parë. Në Gjermani, numri i azilkërkuesve është ulur me 31%.
Ndërkaq, pavarësisht rënies së numrit të shqiptarëve që kanë kërkuar azil në vendet e BE, është parë një trend rritës i shqiptarëve që kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar, duke shënuar një numër prej 14 223 në vitin 2022. Nga viti 2019, numri i shqiptarëve që kanë kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar është rritur me 24.2%, ndërsa numri i azilërkuesve në BE ka rënë me 37.6 %.Lidhur me azilkërkimin në SHBA Kanada dhe Australi, trendi ka qenë rënës për azilkërkuesit në SHBA, ndërkohë që në Kanada numri është rritur lehtë.
Shqetësues mbetet emigrimi i të miturve kryesisht drejt vendeve të BE-së. Pavarësisht një trendi rënës përgjatë 2020-s dhe 2021-shit, në 2022-shin, numri i të miturve që kanë kërkuar azil është rritur dhe ka kaluar numrin e regjistruar 2019-n me 6.2%
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Çfarë do të thotë të jesh i pasur në Amerikë dhe si mund ta arrini atë?!
Përkufizimi se çfarë do të thotë të jesh i pasur në Shtetet e Bashkuara po ndryshon. Të qenit milioner konsiderohej si pika në të cilën një person ia dilte......

Banka Evropiane e Investimeve, 1.2 Mld euro për Ballkanin - Projekt për furnizimin me ujë të Tiranës, priten 6 miliardë euro Investime në rajon
Banka Evropiane e Investimeve ka investuar një vlerë rekord prej 1,2 miliardë eurosh në Ballkanin Perëndimor në 2023. 365 milionë euro më shumë se në 2022.......

Udhëtimi në stacionin hapësinor privat - Astronautët europianë kthehen në Tokë pas 3 javësh!
Astronautët nga Turqia, Italia dhe Suedia u kthyen në Tokë të premten, duke i dhënë fund një misioni privat tre-javor në Stacionin Ndërkombëtar të......

Kjo linjë ajrore europiane po peshon pasagjerët: A keni të drejtë të thoni jo?
Të hënën, një linjë ajrore europiane filloi të "peshojë" pasagjerët përpara fluturimeve. Linja ajrore finlandeze Finnair po u kërkon udhëtarëve në aeroportin e......

Polonia nënshkruan "Shengen Ushtarak" së bashku me Gjermaninë dhe Holandën!
Polonia i është bashkuar të ashtuquajturës marrëveshje "Shengen ushtarak", një iniciativë europiane që synon të përmirësojë lëvizshmërinë e trupave midis......

Hidrogjeni, “bazë” për ndryshimet klimatike - Zëvendëson burimet fosile, sikurse është nafta apo qymyri
Përdorimi i hidrogjenit si burim i pastër energjie për makinat, shtëpitë apo centralet elektrike është një nga alternativat që vendet e Bashkimit Evropian po......

Balluku dhe Balla inspektojnë godinë e re të DVP Dibër: Kushte dinjitoze pune dhe standarde sipas kritereve të BE!
Në Dibër ka përfunduar investimi për ndërtimin e godinës së re të Drejtorisë Vendore të Policisë, si dhe rikonstruksionin e Komisariatit të Policisë Peshkopi.......

Detajet/ SCAN zbardh studimin për depozitën më të madhe të hidrogjenit - Ekipi drejtohej nga 8 profesorë, mes tyre dhe 3 shqiptarë.
Revista e njohur “New Scientist” ka publikuar një artikull për një zbulim të jashtëzakonshëm në Bulqizë, të një depozitë hidrogjeni që mendohet që të jetë më e......