Skemat lehtësuese për dritat, 2150 aplikime pranë OSHEE - Administratori i FSHU, Luzi: Gjysma prej tyre abonentë familjarë. Borxhi është reduktuar me 3%

Më shumë se 2 mijë aplikime ka pasur nga qytetarët dhe bizneset për të përfituar nga skemat lehtësuese, sa i takon shlyerjes së borxhit të krijuar nga mospagesa e faturave të energjisë elektrike. Thuajse gjysma prej tyre janë abonentë familjarë, të cilët kanë zgjedhur që të paguajnë detyrimet e mbartuara me një këst të vetëm, duke përfituar nga reduktimi i kamatëvonesave në masën 70 për qind. Detajet u përcollën nga Administratori i Furnizuesit të Shërbimit Universal Algert Luzi.
Nga studio e emisionit “Box to Box” Luzi bëri me dije se borxhi ndaj OSHEE është reduktuar me rreth 3 për qind, ose rreth 2 miliardë lekë. Për këtë, tha ai kanë ndikuar jo vetëm ofrimi i skemave lehtësuese për shlyerjen e debive, por edhe puna insistuese e drejtorisë, thirrjet për respektimin të afateve të pagesës së faturës, për të evituar penalitetet, si edhe ndërgjegjësimi i vetë abonentëve.
Përmes skemave lehtësuese, që kanë nisur të aplikohen prej muajit prill të këtij viti qytetarët, institucionet dhe bizneset mund të shlyejnë detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike me një pagesë të vetme, duke përfituar reduktim të kamatëvonesave deri në 100 për qind (rasti i binzesit të vogël). Sa i takon pagesës me këste, për abonentët familjar, pavarësisht sa është vlera e tyre e detyrimit, kësti mujor është 2800 lekë.
Ndërsa për kategori të caktuara, siç janë pensionistët apo familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, pagesa mujore apo kësti mujor është 1200 lekë. Veç kësaj, prej muajit maj ka nisur të aplikohet sistemi i ri i faturimit të energjisë elektrike për furrat e bukës. Administratori i FSHU-së, tha se ky sistem i diferencuar faturimi, pra bazuar mbi tipologjinë e subjekteve ka gjetur mbështetjen e shoqatave.
Konkretisht 7.6 lekë/kwh paguajnë subjektet që operojnë si furra buke, 9.5 lekë/kwh subjektet që operojne si furra buke, por tregtojnë dhe produkte pastiçerie dhe 12 lekë/kwh subjektet që funksionojnë si furra buke, pastiçeri dhe bar/kafe. Gjithsej janë rreth 2500 subjekte që preken, ndërkohë verifikimet deri më tani janë përmbyllur në rreth 1300 prej tyre.
Ada Hazizolli /SCAN
Sondazh

Bora Muzhaqi: Nisim rishikimin e Ligjit “Për Rininë” bashkë me të rinjtë dhe shoqërinë civile
Bora Muzhaqi, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, njoftoi ditën e sotme fillimin e procesit të rishikimit të Ligjit 75/2019 “Për Rininë”, në një takim......

84% e mjeteve në Shqipëri janë të përdorura - Por, cilat marka preferojnë shqiptarët ti blejnë të reja?
Gjatë periudhës janar- maj 2024, janë regjistruar për herë të pare 41,595 mjete gjithsej, nga të cilat 84% janë mjete të përdorura dhe vetëm 16% janë mjete të......

Në cilët sektorë paguhen më tepër punonjësit? Teknologjia, financa dhe sigurimet, me rritje të lartë në 5 vitet e fundit
Personat e punësuar në ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet financiar apo në kompanitë e sigurimit, paguhen më tepër, ndjekur menjëherë më pas nga sektori i......

Balluku inspekton masat për vendosjen e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotur: Deti aseti më i madh, asnjë tolerance për ndotësit!
Task Forca për zbatimin e aktit normative për trajnimin e ujërave të ndotur nga subjektet që operojnë pranë ujërave larës vijon me kontrollet në të gjithë......

Në 4 muaj, të huajt dhe emigrantët, “derdhin” 86 mln euro në prona - Bregdeti “shënjestra” kryesore/ Cilat janë zonat më të preferuara?
Të huajt dhe emigrantët shqiptarë me nënshtetësi të huaj kanë investuar afro 86 milionë euro për blerjen e pasurive të paluajtshme vetëm në 4 muajt e parë të......

Ditë historike për sistemin financiar shqiptar - Sejko firmos aplikimin zyrtar për anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA
Shqipëria ka firmosur aplikimin zyrtar për anëtarësim në ‘Single Euro Payments Area” ose siç njihet ndryshe SEPA. Kjo konsiderohet si një ditë historike për......

Rritet energjia e tregtuar në bursën shqiptare - Volumet e shtuara nga bashkimi i tregjeve me Kosovën
Bashkimi i tregjeve energjetike Shqiqëri – Kosovë ka rritur volumet e tregtuara në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX. Sipas të dhënave të......

GJED gjobit Hungarinë me 200 milionë euro për shkelje "jashtëzakonisht të rëndë" të ligjit të BE-së për azilin!
Gjykata Europiane e Drejtësisë (GJED) ka urdhëruar Hungarinë të paguajë një shumë prej 200 milionë eurosh për kufizimet e vjetra të vendit për ligjin e......